Financat refuzojnë të publikojnë shifrat e 6-mujorit

0
132

Ministri FinancaSi asnjë vit tjetër, ndërsa data është 29 korrik, ministria e Financave ende nuk ka publikuar treguesit fiskalë të qershorit për zërat e buxhetit të shtetit. Ndonëse në datën 20 të çdo muaji ecuria e të ardhurave buxhetore duhet të bëhet transparente për publikun – dhe kjo është e sanksionuar me akte nënligjore – ky vit ka shënuar vonesa të shumta në publikimin e këtyre treguesve të rëndësishëm për ekonominë.

Sipas burimeve nga ekspertët e financave, mësohet se arsyeja kryesore e këtyre vonesave lidhet me sistemin e ri on line të tatimeve, në funksion që nga 1 janari, që nuk ka parashikuar një rakordim të situatës përfundimtare të tatimeve (sistemi i ri bën aktualisht një kalim automatik nga tepricat kreditore të bizneseve tek ato debitore, por ka vështirësi në tregimin e gjendjes përfundimtare, çka bën që tatimet të mos e kenë të qartë situatën e të ardhurave neto).

Ndonëse Thesari në Ministrinë e Financave ka një ide të qartë të lëvizjeve të parasë nga tatimet e doganat, gjithmonë ka pasur “konflikt” mes tatimeve dhe thesarit, kur ky i fundit publikonte të dhënat paraprake, për shkak të mosrakordimit të të dhënave, çka shkaktonte gjithnjë pakënaqësi në kahun e tatimeve.

Në pesë muajt e parë të vitit (periudha e fundit kur janë publikuar të dhënat) të ardhurat totale në buxhet ishin 151.9 miliardë lekë për 5-mujorin e parë të këtij viti, duke shënuar rritje prej 5%, apo 7.3 miliardë lekë në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pavarësisht përmirësimit të ritmeve të rritjes, në raport me muajt e mëparshëm, të ardhurat në buxhet për periudhën janar-maj ishin 6.6 miliardë lekë më pak sesa plani (realizimi 96%).

Në raport me 5-mujorin 2014, efektin kryesor në rritje e kanë dhënë të ardhurat jotatimore dhe ato nga sigurimet shoqërore, që kanë ndikuar në 100% të rritjes.

Të ardhurat nga tatimet e doganat ishin 98.4 miliardë lekë, pothuajse e njëjta vlerë si janar-maj 2014 dhe 11 miliardë lekë më pak sesa financat parashikonin të mblidhnin në fillim të vitit. Sidomos doganat kanë pasur një performancë mjaft të dobët në raport me planin, duke realizuar rreth 70% të tij. Mësohet se doganat kanë vijuar me mosrealizim edhe në korrik, ndërsa tatimet kanë një ecuri më të mirë, të ndihmuara dhe nga kompanitë shtetërore, që po derdhin më shumë TVSh dhe tatim fitimi në buxhet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here