Te dashuria vihet duke ikur…

0
156

 Alban BalaAlban Bala

Lirika e poetit Alban Bala vazhdon të jetë idealizuese e shpirtit, romantike dhe njëkohësisht një strukturë inspirimi të lirë. Më poshtë sjellim një tufë nga krijimtaria më e re

 

ENDRRAT

 

Endrrat jane si fluturat: e kane trupin e vogel.

Botes i flasin me ngjyrat e zemres, ku ulen.

Jane nje pranvere e ngrohte qe zgjat pak, nje lot

Ne forme deshire, nje prekje hyjnore.

 

Endrrat s’kane duar.

Kane vetem sy qe i falin bute

Jane heshtje qe flasin me heshtur se gjumi,

Ecin me hapa te drojtur, nganjehere kendojne.

Vegime te lumtura qe shfaqen dhe humbin

 

Ne kujtesen e tyre: nje stine e plote.

Vjen sa here ato kthehen per t’u zbukuruar

Me ngjyrat e zemres ku ulen.

 

Endrrat e kane trupin e vogel, me te vogel se loti

Endrrat jane si fluturat…

 

 

NJERIU ESHTE SI LUMI

 

A te kujtohet bota si perthyhej mbi lume

E gjelber, e pafryme, plot zera?

Gjithcka ekzistonte fale syve: e shihnim

Pemen prej uji dhe zemren si shtjelle

Te embel

 

Nje pasqyre prej ku shihej vetja, nje bote tjeter

Ne lekuren e saj prej drite, nje enderr…

 

Po te mos ishe aty, si do ta mbaja une mend

Kohen qe mbushte hapesiren mes gjetheve

Ne rrugen qe ikte pjerret drejt detit?

 

Te jesh do te thote te mbetesh

Si nje pamje qe rrjedh paprere

Kur syte e tu mbi lume shohin veten…

 

Njeriu eshte si lumi. Nuk vdes.

Por jeta

Eshte vec nje refleks

Qe jeton ne nje kujtese tjeter…

 

NETET NUMEROHEN MBRAPSHT

Netet numerohen mprapsht!

Me gishtat e plepave qe fikin bute yjet

Me vesen qe mban gjalle te perjetshmen ne ajer

Me lulet si hapa te mbetur syhapur

Ne pritje te drites se agut.

 

Netet numerohen mbrapsht!

 

Jane nje kohe qe vjen per te matur mungesat

Duke munguar dhe vete. Netet

Jane hapesira qe dine te heshtin

Dhe kohe qe ka mesuar te vdese

Por jo te mos jete

 

Netet jane si ditet, vec jane te perjetshme

Shkelqime te errta te nje jete tjeter

Qe flet me heshtje

 

PORTRET FEMIJE

Sy te gjelber

Floke ngjyre gruri

Dhe bota qe flet me ze zogjsh

 

Femijet jane diej fluturues

Mbi udhen ku shkojne ditet e se ardhmes

Perpara se te perqafojne kohen

 

Sy ngjyre toke

Koke e rrumbullaket

Ne orbita te permbytura gezimi

 

Rruga e Qumeshtit eshte shkela e nje femije

Perpara prindit, hije lumturie

 

Ata zgjohen dhe ne qiej

Zoti fik yjet dhe ndez pyetjet…

 

Sy ngjyre guximi

Floke te pakrehur

Krejt jeta mban emrin e tyre.

 

 

DASHURIA ESHTE E MARRE

Dashuria eshte e marre! Mbreme isha njezet vjec

Dhe bota vallezonte si jaseminet nen shi.

Shpesh mendoj se koha matet me akrepa shikimesh

Ne oren e vogel qe ti fsheh brenda syve.

Kam nisur te kendoj perseri.

Nganjehere te merzis si dielli qe s’di

Te fiket.

Por gjithnje e me shume ngjaj me ty,

Me heshtjet e tua ritmike ku vrapojne stinet

Ne fytyren tende jetojne buzet e mia.

 

Kam zbuluar si te kthehem femije

Vetem duke te thirrur.

Kur ti mungon jetoj vec ne hapesire.

Kam rishpikur gjithe ata tinguj.

Jeta eshte nje jehone deshirash ne fuqine

Per te pritur.

Dashuria ka zerin tim

Dhe qeshjen tende te mire.

 

Kur me merr malli behem dhe me i ri!

Atehere nisem dhe rruget jane si kujtimet:

Gishta te nje dore qe me perkedhel syte

Derisa te arrij

Te dashuria

Te dashuria vihet duke ikur…

 

NATURE MORT

Po digjet mali mbi det. Silueta pishash

Hedhin vallen e fundit veshur me te kuqe.

Shege te egra kafshojne henen me flake

Dhe naten me hi te bute.

Ne mes te fushes se zbardhur befas

Plepat jane heshtje te mbetura ne kembe.

Anija e zbatices iku prape pa sirene

Dhe deti ngjan i trembur.

Eshte nate, nate e nxehte. Vec kujtesa fryn

Pa freskuar askend. Livadhet rrine shtrire

Mbi gjoksin e thare te tokes; luledelet si prekje

Dridhen…

Korrik i cuditshem. Stine e mpire

Udhet jane mbushur me balle te djersitur

Shikimet kane humbur rruget dhe njerezit

Fshihen.

Vec ne endrra bie pak shi

Une lutem; im bir sheh qiellin

Dhe mali mbi det vazhdon te digjet.

Zoti im, me ruaj nga zjarri yt!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here