Replikat mes mazhorancës/ Xhafaj debat me Ahmetajn: S’mund të “fshish” propozimet për ligjin

0
123

Fatmir XhafajGëzim Saliu

 

Në kohën kur ligji për turizmin ishte votuar në parim dhe po diskutohej nen për nen, kreu socialist i Komisionit të Ligjeve ka marrë fjalën duke kërkuar shpjegime se pse propozimet e këtij komisioni nuk ishin përfshirë në draft. Duke replikuar me ministrin Ahmetaj, i cili sqaroi se janë përfshirë propozimet e Komisionit përgjegjës, atij të Veprimtarive Prodhuese, Xhafaj theksoi se propozimet e Ligjeve nuk mund të fshihen. “S’dua të kundërshtoj ministrin për një gjë që është e qartë. Amendamentet e komisionit të ligjeve janë të qartë, janë ndara në amendamente që i përkasin fushës së tij dhe ato janë votuar e janë paraqitur në seancë. Ato që nuk i përkasin fushës së tij ne i kemi dhënë në formë rekomandimi. Këto amendamente nuk na i mori përsipër komisioni përkatës, edhe pse duhet të na i ishin dhënë arsyet. Për amendamentet tona ato janë të detyruar të hidhen në votim dhe të merren në konsideratë, janë debatuar për një muaj për to, është debatuar në mënyrë serioze dhe përfaqësuesit e ministrisë në Komision kanë rënë dakord me këtë amendamente”, – tha Xhafaj. Në fund pasi Meta kërkoi 5 minuta pushim për të sqaruar këtë debat mes palëve me rifillimin e seancës të gjitha vërejtjet e Komisionit të Ligjeve u miratuan nga deputetët e mazhorancës, duke sjellë kështu edhe një tërheqje të qeverisë nga qëndrimi i saj paraprak.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here