Ç’pamje kishte Vlora në vitet 1940-44?

0
208

Gezim LlojdiaNga  Gëzim Llojdia

Ç’pamje kishin qytetet shqiptare në vitet 1940-44? Afërmendsh më duhet të them se në dimensionet e kohës është një periudhë historike, por e mbetur ende nën tisin e harresës, mbuluar mjerisht nga një mjegullnajë e çuditshme. Në thelb, ky ishte gjëmimi i shekullit XX, kumbimi i të cilit të copëtonte shpirtin. Kurrsesi, ky gjëmim, kjo rrapëllimë nuk mundej të kalonte pa i vrarë edhe veshin dhe syrin një krijuesi si Luan Çipi me profesion ekonomist, autor i 9 librave, “Mirënjohje e qytetit të Vlorës”, ky autor sjell një histori të shkurtër të disa qyteteve jugore në periudhën e viteve 40-44, në një këndvështrim krejt ndryshe. Hija e qyteteve shqiptare në vitet” 40 përthyhej me tisin e errtë të kohës.

Ndërtimet dhe arkitektura e Vlorës në vitet ’40.

Luan Çipi në botimin “Rrëfenja dhe tregime” sjell nga kujtesa e një fëmije 6-7-vjeçar pasqyrën e Qytetit të Flamurit në kohën e luftës së përbotshme. Nga Lagjja Karabash, thotë L. Çipi ku banonim fillimisht me qira, në Muradie ku u mbartem me vonë, apo ne Vrenez, Varosh, Topana, kur shkonim në të afërt e miq, apo kur shëtisnim me araba me kuaj gjate rruge se Skelës, apo kur me shëtiste babai me veturën e tij “Fiat” 22 me 7 vende, për deri në Ujë të Ftohtë, nga Qafa e Topit, Pusi i Mezinit, në Nartë apo Kaninë. Një rrugë e shkurtër hekurudhore, me platforma të tërhiqeshin me kuaj, ca kohë, qarkullonte nga Vlora në Skelë dhe zgjatime të tjera kalonin deri në kripore të Nartës, ndërsa një tjetër hekurudhë me vagonë dhe lokomotivë lidhte Vlorën me Selenicën, nga sillej bitum për deri në Portin e Skelës…

Qyteti i përshkruar nga L. Çipi edhe në foto historike të ruajtur nga dëshmitarë të kësaj periudhe tregojnë fytyrën e qytetit, pak të njohur, të errtë të historisë. Urbanistika e katër lagjeve të hershme tregon përfund katër kodrave (Qafës së Koçiut, Mesovunit, Budakut dhe Kuzbabasë) shtrirje e banesave qytetare dhe ka një arsye që shqyrton këtë shtrirje të qytetit detarë. Deti ka qenë sundimtar i mjaftë ha tokë. Një gravurë e hershme paraqet kalanë e Skelës në Vlorë, kur deti atëherë kishte nën sundimin e tij, sipërfaqe të tëra toke. Dallgët e detit arrinin deri pranë, ndërkaq anijet nëpërmjet një kanali lundronin për të shkuar drejt ngrehinës, me një formë piramide. Nga kalaja e Vlorës, sot nuk ruhet asnjë gjurmë mbi tokë, pasi më 1905, gurët e saj u përdorën për të shtruar rrugën Vlorë-Skelë. Urbanistika e një qytetet detar sigurisht që do të pranonte si zgjidhje shtrirje të qytetit larg kërcënimit të detit kështu konstrukti i qytetit do të gjente vend dhe bazë për të qëndruar larg dihatje dhe zemërimit të detit.

Ndërkaq, ata që kanë jetuar pranë detit ia njohin huqet atij. Ligësia e vetëtimave shpaloste egërsinë e moteve të luftës. Autori tregon urbanistikën e qytetit, përbëhej nga banesa qytetare: “I mbaj mend shtëpitë 2-3 katesh, thotë autori, të qytetit të Vlorës, të vendosura si në një gropë, në pllajën përfund kodrave të Qafës së Koçiut, Mesovunit, Budakut dhe Kuzbabasë nga njëra anë dhe detit, nga ana tjetër. Duke qenë nën nivelin e detit dhe pa sisteme kanalizimesh dhe derdhje shtytëse ujerash, që me rënien e shirave të parë, qyteti përmbytej dhe gjithë pjesa jugore e perëndimore e tij kthehej në një liqen të madh e të pafund të lidhur me kënetën e Nartës dhe me detin… përmbytjet e qytetit nuk janë ndaluar ndonëse një rrjet inxhinierik kanalesh ka përshkruar qytetin. Treguesi i një urbanistike jo shumë funksionale. Të dhëna të tilla u vijnë në ndihmë, edhe arkitektëve dhe urbanistëve të sotëm.

Si mund të shfaqej ndryshe një qytet shqiptar në vitet ‘40?

Po madhështia e kulteve në qytet, çfarë shprehte? Me një kthjelltësi gati të habitshme, moshë minore ai shquan në horizont, kambanat dhe minaret, katër xhami dhe dy kisha ortodokse e një katolike si dhe një duzine godinash komode, të ngritura vitet e fundit kryesisht nga pasanike çifute, thotë autori. Nëse rilindasit kishin një arsye më shumë, që të kërkonin, që në ditët e Lidhjes së Prizrenit, të luftohej ndarja fetare, ku propaganda e këtyre institucioneve, kishte krijuar një tis të hollë me kufij religjioz. Por, që në një farë mënyre u shërbenin atyre shteteve, nga ku drejtoheshin selitë e tyre. Kisha ortodokse e Greqisë. Kisha katolike, Italisë, xhamia, turqve, xhonturqve. Kjo në një farë mënyre kishte krijuar tek shqiptaret një dëshpërim. Përse Zoti nuk ishte me fatin e tyre? Përse i kishte dënuar? Braktisur, po përse? Prej kohësh, zemra, që tundeshin pa energjinë e shpirtit. Aso kohe duke mos gjetur dot, ndonjë formulë, u kërkua nga rilindësit, të kishin një besim. Ky përputhej me interesat e shqiptarëve. Të kundërmonte erë nga parfumosja hyjnore. Sidoqoftë, të posedonte frymën mistike. Por të ishte i tëri shqiptar, i prirë nga shenjtorë shqiptare. Por tharmi i tij ishte:të flisnin gjuhën e mëmësisë së tyre. Është një fakt që në pavarësi klerikët kontribuuan për mëvetësinë. Në ato pozicione, njëqind mote më larg në vendstrehimet e dikurshme janë sot, ngrehinat religjioze të qytetit historik. Këto pamje i kemi parë nëpër foto të kohës, por ende nuk dimë mirë kontributin e tyre në dobi të qytetarëve në vitet ‘40. Të ngulitura në kujtesë shquajnë një pjesë reale një fotografim të shpejtë nga pamja e qytetit të hirtë. Autori më tej si në një film pa zë, shfaqe banesat e tjera qytetare Shtëpitë e tjera ishin me dy dhe e shumta me tre kate, te ndërtuara me mur guri te gjere, lidhur me balte e traversa druri dhe te mbuluara me tjegulla vendi. Rrugët ishin te ngushta dhe me kalldrëm. Rruga Vlorë – Skelë ishte gjithashtu me gur dhe çakëll e kufizuar me kanale të hapura, ndërsa paralel me te kalonte një hekurudhe e ngushte, qe përshkohej nga 2-3 vagonë të tërhequr me kuaj. Për distanca të gjata përdoreshin karroca me kuaj dhe shumë pak autovetura e autobusë… Një album i arkitektit P. Stefa për Vlorën e vjetër kanë ato imazhe, që ne kemi imagjinuar për banesat karakteristike qytetare të kohës. Për banesat qytetare vlonjate, studiuesi i fotografisë Qerim Vrioni aty nga viti 2007, në një nga sarajet e vjetra të Vlorajve, hapi një ekspozitë. Shumë prej atyre banesave janë sot monument kulture. Këto banesa ende i rezistojnë kohës. Ndonëse në shumë prej tyre karakatinë, fishkëllen era. Vargmali Shashicës, që përsëritet vazhdimisht çuditshëm. Qafa që çdo stinë, ripërtërijnë mbulesën gjelbëroje. Erëra jugore, që çdo stine përcjellin mërzinë. Mjegullat e dendura “sinoptika”e motit, çdo kohë varen përmbi pikëllimin e detit. Pamjet mëngjesore, me mbrëmje të freskëta. Një këndvështrim për qytetin është si një dritare. Pas qelqeve ndjehet, aroma e detit. Në listën e trashëgimisë Grand hotel “Korça”nuk figuron dhe as si godinë nuk gjendet më në këtë qytet. Ku ishte grand hoteli, cili e ndërtoi, sa shtretër dispononte ai? Autori L. K. Çipi thotë se hoteli u ndërtua në lagjen Muradie, afër xhamisë së madhe dhe bashkisë në fillimin e rrugës kryesore të qytetit, që nga lindja të çonte drejt Qafës së Koçiut, hotel “Korça” u hap në vitin 1914 kishte 25 shtretër, tre kate, sallë dhe restorant, ishte pronë e I. Çipit ku emrin e mori për shkakun e përpjekjeje patriotike të korçarëve në mbrojtje të Republikës së Korçës, kundër aneksimit. Në këtë hotel u strehuan patriotë e luftëtarë, burra shteti si Fan Noli dhe kishin selitë e tyre shumë shoqëri patriotike, si: “Djalëria e Vlorës”, “Bashkimi”, “Opinga”, “Mësuesit e Labërisë”, “Labëria” etj. Luan Çipi sjell në kujtesë një histori që zgjati 33 vjet, por që u shua me shtetëzimin e tij në vitin ‘47 dhe iu hoq emri i miratuar nga Bashkia Vlorë në vitin 1914.

 

Zënia e luftërave të përbotshme, lufta e parë, lufta e dytë, pra ishte më tepër se llahtari. Flamuj shtetesh pollën motet. Regjistrohen malazezët, francezët, austro-hungarezi, greku, serbi, italiani, gjermani. Pasqyra e pushtimeve: përveçse sulme e pushtime varre të hapura, morte të rënduar, arkëmorte të rëndë. Fytyra e tyre, pasqyronte:ushtri që infektonin vdekjen. Në këtë Babiloni pushtuesish, pushtimet do të klasifikoheshin, përveçse të egra, të përbindshme pushtime. Ata, që janë të pushtuar e dinë se çfarë ngjyre ka në të vërtetë, pushtimi. Sillen për këtë kohë shumë faktorë përcaktues, por lihet në hije, vet tharmi i saj, vullneti i krijuesit tonë. Rrjedhat, që do të shoqërojnë zhvillimet shqiptare kanë edhe dorën e Perëndisë. Ndërkaq kjo nuk predispononte se kombi ynë ishte i zgjedhuri i Perëndisë. Por urën e mbarësisë e qëroi vetë Perëndia. Po përse Zoti i dha këtë dorë mirësie kombit tonë?Ishim një popull i vuajtur në mes fqinjëve tinëzarë-pushtues. Nëse ky bekim nuk do të kishte ardhur asnjëherë, a do të kishte jetuar kombi ynë? Nëse, jetuam është edhe fryma shpirtërore dhe qëndresa e kahershme e jona. Kanë ardhur shumë kombe. Jetuan një pjesë, tek të tjerët zbriti nata. “Shumë kombe janë shuar, por shqiptarët kanë patur uratën e Zotit, që mbenë e kombi ynë, s`ka rënë poshtë”, – thotë N. Frashëri. Në fytyrën e tokës shqiptare, shfaqet fryma e një bukurie ballkanase, por me fytyrë mesdhetare, brenda suazës së Evropës. Ka parametra gjeografik të mrekullueshëm vendi ynë, por si shfaqen ato në vitet e trishta.

Autori L. Çipi përshkruan Vlorën, qytetin e pushtuar nga italianët. Qyteti i militarizuar, qendër e flotës dhe e aviacionit ushtarak italian, u bë i pasigurt. Fillimi i luftës italo-greke është koha kur aviacioni anglez filloi të mitraloj qytetin. Në bregdetin e sotëm të gjirit të Vlorës ende janë gjurmët e një anije spitaliera, që gjendet e fundosur nga bombardimet e aviacionit anglez. Qyteti detar njëkohësisht historik filloi të boshatisej, thotë autori nga popullata. Informatat, që sjell autori L. K. Çipi, shprehin interes. Bombardimet angleze janë përmendur pak si faktorë, që ndikuan për pakësimin e rezistencës pushtuese përmbi popullatën vendase. Autori Luan. K. Çipi si një historian i vërtetë, por dhe një krijuesi i këndshëm sjell bindshëm duke pikturuar historinë e disa qyteteve të tjera, fqinje të afrim dhe të largët me qytetin e Flamurit në vitet ‘40-‘44 si Fieri, Gjirokastra. Këndvështrimi është i thjeshtë. Një fëmijë i vogël i endur në tollovit e viteve ‘40 mes epidemisë së luftës dhe ngjarjeve, që koha sjell pandërprerë. Ndryshe nga fëmijët e tjerë bashkëmoshatarë të tij, autori ka një sy të mprehtë për të vëzhguar ngjarjet dhe për ti rrëfyer, 70 mote më vonë në formën artistike. Ndoshta detaje më të habitshme në lidhje me ngjarjet dhe ky angazhim i sinqertë në librin tij, është për tu vlerësuar. Kadare është njësuar me Gjirokastrën, pikërisht nga një roman, si “Kronikë në gurë” stili dhe sjella e jetës qytetare në vitet e luftës. Nëse themi: Gjirokastra, na shfaqen përshkrimet e qytetit të gurtë nga dora e një shkrimtarit, tëhuajt që nuk e kanë parë kurrë e përfytyrojnë qytetin e gurtë, sterrat e tij, banesat e ndërtuara ndryshe, urbanistikën e tij të çuditshme, përshtatur me terrenin. Luan. K. Çipi ndjek këtë drejtim për të mbërritur në destinacion. Ai rrëfen, çfarë ka parë, por në të vërtetë ato janë fotografime historike, dëshmi autentike, ato tregojnë jetën e një qyteti në kohët e pa rrëfyera, ende të panjohura, siç janë vitet ‘40 të shekullit të shkuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here