Strazimiri: Kanabisi po lëshon rrënjë në të gjithë vendin, politikë narko-enveriste e Ramës

0
140

Gent StrazimiriPartia Demokratike denoncoi, përmes deputetit Gent Strazimiri, atë që e cilësoi si përhapjen e pakufishme në të gjithë vendin të fenomenit të kultivitimit të kanabisit. Sipas opozitës, asnjëherë më parë nuk ka ndodhur pushtimi masiv i vendit nga kanabisi dhe kjo gjë po ndodh, sipas të djathtëve, pasi mbrapa kultivuesve qëndron mbështetja e strukturave më të larta të shtetit, përkatësisht ministri i Brendshëm dhe kryeministri Rama.

“Është fakt tronditës përhapja masive e kultivimit të drogës në Shqipëri. Muajt e fundit kanabisi ka lëshuar rrënjë në gjithë territorin e vendit. Nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, harta e Shqipërisë po merr ngjyrën e drogës. Kjo është një fatkeqësi për shqiptarët, burim krimi e rrënimi, por është një biznes që po sjell fitime marramendëse për trafikantët e lidhur me qeverinë. Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur pushtimi masiv i vendit nga kanabisi siç po ndodh nën këtë qeverisje, me mbikqyrjen e Ministrit të Brendshëm. Është e qartë se njerëzit …

Për më shumë lexoni nesër në gazetën “standard” në print.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here