Rrëfimi i vrasësit me pagesë/ Sinanaj: Gjyqtari Konomi u vra nga deputetë e njerëz me pushtet

0
125

Sianaj VrasesVrasësi me pagesë Julian Sinanaj ka bërë sot një rrëfim tronditës lidhur me ekzekutimin makabër me eksploziv të gjyqtarit Skedrilad Konomi në Vlorë. Sinanaj ka thënë se gjyqtari Konomi u vra nga deputetë dhe njerëz me pushtet që dalin përditë në ekrane.

Sipas tij Policia dhe Prokuroria po fshehin provat dhe faktet në ngarkim të biznesmenit të hidrokarbureve, Ilir Karçini, i cili është i arrestuar për porositjen e vrasjes së rivalit të tij Pirro Bare, ngjarje kjo e mbetur në tentativë. Ndër të tjera Sinanaj ka thënë se ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi, e ka kërcënuar që të mos flasë për Ilir Karçinin.

“Po fshihen provat për Ilir Karçinin nga Prokuroria dhe Policia. Kam 7 muaj që jam në qeli dhe nuk kam avokat . Artan Didi ka ardhur personalisht dhe më ka kërcënuar. Në kohën kur Didi ka qenë drejtor i përgjithshëm ka ardhur në qelinë time më ka presion që të mos flas asgjë për Ilir Karçinin. Kërcënime kam marrë dhe për Skerdilajt Konomin. Gjyqtari Konomi u vra nga deputetë e njerëz me pushtet, u vra nga njerëz që dalin përditë në ekrane. Ai u vra nga një person që u arrestua në Shkodër kohë më parë nën shoqërinë e kreut të një bande kriminale” tha Sinani gjatë një telefonate për “News24”.

Sinanaj ka telefonuar nga numri 04 42 07 041 nga Spitali i Burgut në Tiranë, vend në të cilin mbahen një pjesë e personave që gëzojnë statusin e të penduarit të drejtësisë dhe që ruhen nga Drejtoria e mbrojtës së Dëshmitarëve. 32-vjecari i dyshuar për një sërë vrasjesh me pagesë ka dashur të vijojë më tej rrëfimin e tij, por biseda i është ndërprerë nga gardianët e Spitalit të Burgut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here