Maqedoni, BDI – Kumanovë/ Përgjaket gara, ndërron jetë komandant “Shqiponja”

0

Xhemail RexhepiSot pasdite është plagosur rëndë pretendenti kryesor për kryetar dege të BDI-Kumanovë, Xhemail Rexhepi-Komandat Shqiponja, me dy shokë të tij, njofton gazeta “Lajm”, raporton RTK.

Sipas informatave të para, komandant Shqiponja ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Në këtë përgjakje ka pësuar lëndime më të rënda ish ushtari i UÇK-së, Shefki Rexhepi, i cili ka qenë bashkë me Komandant Shqiponjën. Ai është transferuar në Qendrën klinike, në Shkup.

Incidenti ka ndodhur në një lokal afër fakultetit të USHT-së në Kumanovë, ku Rexhepi është dashur të takohet me Bajram Limanin, që të koordinoheshin lidhur me zgjedhjen e kryetarit.

Burime jozyrtare në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë (MPB) kanë pohuar vrasjen e Xhemail Rexhepit-Komandant Shqiponjës.

MPB konfirmon se incidenti ka ndodhur rreth orës 16 të pasdites së sotme, para një lokali në afërsi të ish-kazermës, në Kumanovë. Policia ndodhet në terren dhe po kryen hetimet e nevojshme.

Lini nje pergjigje