Arsim(im)i, mollë e ndaluar apo mollë e artë?

0
122

Umberto EcoTeksa pozita dhe opozita janë përfshirë në një debat të nxehtë në lidhje me të ardhmen e arsimit të lartë: publik a privat, apo të dy bashkë dora-dorës? Ndërkohë që arsimi britanik merret në një farë mënyrë si “ylli polar” i arsimimit modern, shtypi (jo vetëm) britanik nuk ka qenë aq optimist për sistemin parauniversitar, nisur nga të dhënat e përkora të arsimimit të brezit të ri qysh në zanafillë të këtij dhjetëvjeçari. Ndryshe mendon Umberto Eko, për të “gjuha e Europës është përkthimi”.

*   *    *

Non. Nein. No…JO

Për herë të parë Franca ka dalë prej renditjes së 10 subjekteve më të spikatura të GCSE-së, shenja më e qartë e shpërfaqjes së nivelit të mësimit të gjuhëve të huaja nëpër shkolla, për të cilën punëdhënësit shprehen se do të dëmtojnë seriozisht studentët britanikë në tregun ndërkombëtar të punës.

Më pak se një në katër të rinj(22.7%) është në kontakt me frëngjishten, me një numër në rënie nga 341,604 në vitin 2002, në 177.618 në këtë vit. Vetëm brenda një viti ka pasur një rënie vjetore prej 5.9%. Gjermanishtja ka pësuar rënie nga 130.976 në 70.619 studentë.

Këshilli drejtues i provim-marrësve organizoi një takim në rang ministror me qëllim shmangien e kësaj rrëshqitjeje. Të dhënat janë marrë prej listave të rezultateve të GCSE-ve që drejtohet prej Andrew Hall, shefi i “Aleancës së Kontrollit e Vlerësimeve”, i cili shprehet u se këto ditë kanë qenë “më pak të trishtueshme për gjuhët e huja”.

Në total, rezultatet e fundit të GCSE-së kanë shënuar një rritje në përqindje, si në vlerësimet A* ose A, ashtu dhe nga niveli A* në atë C.

Hendeku mes vajzave e djemve është thelluar në përmasa të papara në nivelin A* dhe A*/A(respektivisht 2.3% dhe 6% në favor të vajzave- respektivisht me 0.1 dhe 0.3%). Të dhënat tregojnë se ka qenë një numër rekord nxënësish që vitin e fundit kanë dhënë provimet në anglisht e matematikë.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se është shtuar numëri i 15-vjeçarëve që u nënshtrohen provimeve të GCSE-së( 83.000 në matematikë dhe 69.000 në anglisht).

Një nga arsyet e këtij vendimi është edhe anashkalimi i testit të kurikulave në vendet amë- në moshën 14-vjeçare – që në fakt ka vepruar si një pengesë që studentët të nisin më herët kurset e GCSE-së.

Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Drejtuesve të Shkollave e Kolegjeve, John Dunford, mendon se shkollat janë duke rritur numërin e nxënësve të aftë dhe më pas i zhvendosin ata drejt ata nivelit ‘AS’ të vitit 11(për 15 dhe 16 vjeçarët).

Disa institucione mësimdhënëse që kanë dështuar në daljen me sukses në këto lloj provimesh, po i nxisin nxënësit e tyre edhe pse me nivel të mesëm, ta japin këtë provim një vit më herët, duke qenë të mendimit se edhe nëse nxënësit nuk ia dalin mbanë të kalojnë me sukses, kjo do të shërbente si përvojë që një vit më pas të dilnin me rezultate më të larta në provimin e kërkuar.

Shifrat e dala në lidhje me rezultatet e provimeve, janë një reklamë e mirë për t’iu drejtuar lëndëve të veçanta shkencore – bazuar në kërkesat që vijnë nga sektori i industrisë.

Lënda e bilogjisë ka pësuar rritje me 28%(129,464 nxënës), kimia me 32.2%(129,464 nxënës), fizika me 32.1%(120,455 nxënës).

Kjo është arritur si pasojë e një fushate të mirëorganizuar dhe të bashkërenduar mes grupeve të interesit, drejtuesve të shkollave e biznesmenëve, me qëllim që të ndajnë dhënien e provimit të lëndëve të veçanta shkencore nga dhënia e provimit të lëndëve të grupuara shkencore. Sidoqoftë, ndihet një rënie e prekshme në provimet e gjuhëve të huaja, që njihet ndryshe edhe si “rënie e lirë” nga këshilli drejtues i provimmarrësve, të cilët shprehin shqetësimin e tyre të thellë për këtë dukuri.

Mësuesit e gjuhëve të huaja po u kerkojnë me ngut ministrive arsimore të vrasin mendjen se si ta bëjnë të detyrueshëm mësimin e gjuhës së huaj përtej moshës 14-vjeçare.”Ka një mirëkuptim të gjerë ndërmjet punëmarrësve, mësuesve e politikanëve, megjithatë ne nuk po i japim rëndësinë e duhur mësimit të gjuhës së huaj para moshës 13-14 vjeçare”, thuhej në një deklaratë të Qendrës për Informim për Mësimin e Gjuhëve të Huaja.

Drejtori i përgjithshëm i “Russel Group” për studime të thelluara universitare, Wendy Piatt, shprehet për pamjaftueshmërinë e nivelit të mësimit të gjuhëve ta huaja, duke e vlerësur si “të papërshtashëm për të përmbushur kërkesat e universiteteve tona dhe nevojat e ekonomisë e shoqërisë”.

Drejtori ekzekutiv i qendrës “Edexcel” shprehet se “është shqetësuese të shohësh se gjuhët e huaja nuk po gjejnë rëndësinë e duhur, pasi është e qartë se të zotërosh gjuhët e huaja, është shumë, madje mjaft e rëndësishme që të punosh në një treg global. Mendoj se jemi të bindur se në këtë lëmë na duhet të hyjmë në bisedime me qeveritë përkatëse, për të parë se ç’mund të bëhet në të ardhmen”.

Nga ana e saj, Franca ka hyrë në dhjetëshen e klasifikimit të studentëve që parapëlqejnë edukimin fetar, ku numëri i nxënëseve që studiojnë në këto degë arrin në 188,704 vetë. Një drejtues i lartë i qendrës kristiane të thellimit të mësimeve fetare, Nick McKemy, shprehet: “ Të rinjtë po tregohen të zellshëm të kuptojnë më thellë perspektivën e fesë në çështje të ndryshme të jetës, ashtu edhe se si morali dhe etika njihen e çmohen nga besimet kryesore fetare në botë”.

Fati në gjuhët e huaja i ka ndritur vetëm spanjishtes që po provon një rritje të numërit të nxënësve që e studiojnë këtë gjuhë(67.707), madje deri në atë pikë sa mund të zhvendosë gjermanishten nga gjuha e dytë më e përdorur në botë. Rënia e numërit të atyre që suidiojnë gjuhët e huaja u ndje që në fillim të dhjetëvjeçarit, por u thellua edhe më tej kur qeveritë vendosën që gjuha e huaj, të mësohej me “vullnet të lirë” nga moshat 14-16 vjeçare.

Laburistët u orvatën asokohe t’i jepnin terren të lirë veprimi këtij sektori, për ta bërë gjuhën e huaj të detyrueshme për nxënësit që në shkollën fillore, me qëllim që të mësohej qysh në moshën 7-vjeçare. Sidoqoftë, planifikimi për të marrë jetë kjo nisme dështoi, pasi u kërkua të bëheshin këto ndryshime nuk fitoi në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Që nga ajo kohë, nuk janë bërë me dije detajet se si do të veprohet më tej në këtë pikë. Megjithatë, zëdhënësi i ministrisë së arsimit u shpreh se, “ne po ndjekim me vëmendje vendin që do të zënë gjuhët e huaja në kurikula, si pjesë e rishikimit të të gjithë sistemit të kurikulave.

Marrë me shkurtime nga “Indipendent”; nga Richard Garner.

 

 

.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here