Pushteti politik i mediave sociale

0
128

Nga Clay ShirkyMediat Sociale

 Më 17 janar të vitit 2001, gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor ndaj presidentit filipinas Joseph Estrada, besnikët e tij në kuvend votuan për të lënë mënjanë disa të dhëna kyçe që dëshmonin kundër tij. Në më pak se dy orë pasi u mor vendimi, mijëra filipinas, të zemëruar për shkak se presidenti i vendit mund të dilte palagur, u mblodhën në bulevardin kryesor të vendit(Epifanio de los Santos Avenu-EDSA), në kryqëzimin kryesor të Manilës.

Protesta e tyre ishte konceptuar kryesisht mesazheve të dërguara me postë elektronike apo edhe përmes celularëve: “Mblidhuni në EDSA. Vishuni trashë”. Sakaq, numri i protestuesve u rrit sa hap e mbyll sytë, dhe në ditët pasuese, mbi 1 milion njerëz mbushën bulevardin, duke bllokuar tërësisht trafikun rrugor në qendër të Manilës.

Aftësia e publikut për të bashkërenduar një kundërpërgjigje sa të çastit aq edhe masive – asaj jave u dërguan afro 7 milion mesazhe elektronike – vuri në gjendje alarmi parlamentarët filipinas që ndryshuan qendrim dhe lejuan bërjen publike të të dhënave të fshehura. Fati i Joseph Estradës u vulos në çast: Më 20 janar ai dha dorëheqjen. Ngjarja shënoi rastin e parë që media sociale dha kontributin e saj për të larguar një udhëheqës të vendit. Më pas, vetë Joseph Estrada akuzoi “brezin e përdoruesve të mjeteve elektronike” për rënien e tij nga pushteti.

Qysh kur Interneti doli në pah në fillimet e vitit 1990, numri i përdoruesve të rrjetit elektronik është rritur nga disa milionë, në disa bilionë, Gjatë kësaj periudhe, media sociale është shndërruar në një faktor jetik të shoqërisë civile anembanë botës, duke përfshirë në të shumë aktorë – qytetar të thjeshtë, veprimtarë, organizata jo-qeveritare, kompani telekomunikacioni, furnizues softuerësh, qeveri të ndryshme, etj.

Kjo dukuri ka bërë që qeveria amerikane ta vrasë mendjen se si mund të ndikojë gjithëprania e mediave sociale tek interesat e SHBA-së, dhe për më tepër, në çfarë mënyre dhe me çfarë mjetesh  do t’i përgjigjet politika amerikane këtij zhvillimi?

Ndërkohë që panorama e komunikimit elektronik bëhet sot edhe më e gjerë, më komplekse dhe më pjesëmarrëse, përdoruesit e rrjetit elektronik po gëzojnë gjithnjë e më shumë mundësi të qasjes me botën e informacionit, më shumë mundësi për të marrë pjesë aktive në debate dhe diskutime publike, duke shtuar aftësinë për të ndërmarrë veprime të përbashkëta.

Në rrafshin politik, ashtu siç e dëshmoi edhe protesta e organizuar në kryeqytetin e Filipineve, Manila, kjo rritje e ndjeshme e shkallës së lirisë së mjeteve të komunikimit elektronik mund të ndihmojë pa kurrfarë pengese që të bashkërendohen kërkesat e publikut të gjerë për ndryshime.

Marrë nga “Foreign Affairs”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here