Votëbesimi/ Cipras sheh lart, humb mbështetje nga mazhoranca dhe fiton nga opozita

0
113

Cipras lartKryeministri grek Aleksis Cipras fitoi votimin falë mbështetjes së opozitës së përgjegjshme; qendrës së djathtë të “Nea Democracia”-s, qendrës së majtë të “PASOK-ut dhe qendrës së “To Potam”-it, vëren “Reuters”.

Votimi i kryer orët e vona të së mërkurës në mbrëmje ka regjistruar: 220 vota pro, 64 kundra(32 prej të cilëve parlamentarë sirizianë) dhe 6 abstenime, edhe këto prej radhëve të Sirizës.Me këto fraktura, qeveria gjendet tashmë në një pozitë mjaft të dobët. Pavarësisht hipotezave që qarkullonin deri pak përpara mbylljes së votimit se ekzistonte mundësia që kryeministri të jepte dorëheqjen, menjëherë pas votimit aq problematik të natës së mbrëmshme, Cipras e kondideroi këtë hipotezë “me mungesë etike”.

Teksa në Parlament kryhej votimi, rreth 10.000 mijë protestues kishin mbushur “Sintagmën”, duke shprehur kundërshtitë e tyre ndaj këtij plani të kreditorëve ndërkombëtarë, që ata e konsideronin si “poshtërues për Greqinë dhe grekët”. 200 prej protestuesve ishin më të dhunshmit, dhe policia raporton se janë ndaluar 50 prej tyre e arrestuar 25 të tillë, kryesisht të rinj. Ishte ky grupim që përdori shishe me molotov dhe shkopinj druri, raporton “AP”.

Editoriali i fundit i “Kathimerini”-t thekson jo vetëm hapin e fortë që hodhi mbrëmë kryeministri Cipras, por fokusohet edhe te premtimet që duhen mbajtur.

“Ai tashmë ka përgjegjësinë e madhe për të ofruar siguri që vendi do të ketë një qeveri që do të mbajë premtimet. Përndryshe, hapi i tij i fortë do të stepej, dhe bashkë me të, edhe persepektiva europiane e vendit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here