Schultz në Kuvend/ Presidenti i PE-së kërkon falje për Borovën. Mungon Donald Lu

0
107

Gëzim Saliu

 schultz ne parlament...Konflikti politik rrezikon reformat e integrimit, institucionet e pavarura janë çelësi

 

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schultz, deklaroi dje se konflikti politik mes palëve rrezikon kryerjen e reformave të domosdoshme për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Në fjalën e mbajtur në seancën speciale në ndër tij në Parlamentin e Shqipërisë, ku krahas deputetëve merrnin pjesë të gjithë ambasadorët e akredituar në vend përveç atij të SHBA-së, Schultz i bëri thirrje klasës politike që të veprojë në përputhje me 13 pikat e arritura në dialogun e nivelit të lartë mes Shqipërisë dhe BE-së. “Në mars u mbajt u zhvillua dialogu i pestë i nivelit të lartë lidhur me prioritetet kyçe të integrimit në BE të Shqipërisë. Një dialog i mbajtur në kujdesin e Kryeministrit Rama dhe komisionerit Hahn. Gjatë këtij takimi komisioneri Hahn shprehu shqetësimin për klimën politike konfliktuale, shprehu shqetësimin se tensionet politike në vendin tuaj përbëjnë një rrezik të madh për procesin e reformave. Ndaj të njëjtat shqetësime me komisionerin dhe në shumë biseda pata mundësinë të krijojë një përshtypje rreth vështirësive edhe këtu në Parlament. I bëj thirrje klasës politike që të veprojë në përputhje me 13 përfundimet e dialogut të nivelit të lartë, veçanërisht për sa i përket reformave në sistemin e drejtësisë. Për sa i përket forcimit të një gjyqësori të pavarur dhe efikas dhe që mban përgjegjësi për vendimet e marra”, – tha ai duke shtuar se institucionet e pavarura janë çelësi i suksesit.

 

Fjala në Kuvend

Si një zyrtar e BE-së nga Gjermania, Martin Schultz, e nisi fjalën e tij përpara Parlamentit shqiptar me një ndjesë të thellë për masakrën e Borovës nga ushtarët gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Megjithëse kanë kaluar 72 vjet, Presidenti i Parlamentit Evropian, nuk pati asnjë ngurrim të deklaronte se kjo i bënte përjetë me turp bashkëqytetarët e tij, duke rikujtuar nga ana tjetër humanizmin e popullit shqiptar që hapi dyert për hebrenjtë, duke rrezikuar edhe vetë jetën gjatë luftës. “Para një shekulli lufta e parë botërorë filloi në Sarajevë. Kjo ishte një shfaqje e shëmtuar. miliona burra të rinj në besimin e tyre si nderi, fisnikëria dhe vdekja në fushën, miliona njerëz vuajtën pasojat e luftës edhe vendi juaj, i cili vetëm pak kohë para L. I B. kishte fituar pavarësinë. kjo luftë ka pas një vend të shkatërruar, fuqitë ranë, perandoritë ranë, kufijtë u vendosën. Shqipëria u pushtua sërish në L. II B., masakra në Borovë ishte një akt ku ushtarët gjermanë në shenjë hakmarrje ndaj partizanëve vranë gra e fëmijë. Ky akt do të na mbushë me turp. Një popull i cili udhëhiqet nga parimi se është e vetëkuptueshëm që ti hapësh portën, një parim që ju e quani besa, një populli të tillë mund ti shpreh vetëm respektin tim të thellë. Në 1944 ju u çliruat, por perdja e hekurt e ndau vendin në dysh, edhe Gjermania u nda në dysh”, – tha ai. Ndërkaq, Schultz shprehur vlerësim për bashkëpunimin e Shqipërisë me Serbinë, duke theksuar se pavarësisht diferencave gjërat zgjidhen me konsensus. “Vendi juaj dhe Serbia po afrohen në kohët e fundit që përputhen me frymën evropiane. Rama hodhi një hap të rëndësishëm me vizitën në nëntor. Vizita e Vuçiçit në Tiranë pasoi vizitën e Ramës dhe ju përgëzoj për këtë. Mes fqinjëve mund të ketë dallime në mendim, diferencat janë pjesë e jetës, e rëndësishme është si zgjidhen ato. Ne në Evropë i zgjidhim me konsensus. Ne evropianët bisedojmë gjatë derisa të gjejmë një zgjidhje. Nëse mendojmë për luftërat e së shkuarës kur konfliktet u zgjidhen me konflikte ushtarake, duhet it marrim me gëzim negociatat që mund të zgjatin me net të tëra”, – deklaroi Presidenti i PE-së, i cili vlerësoi po ashtu edhe angazhimin e Shqipërisë në rajon. “Unë vetë jam rritur në një zonë kufitare, unë sot jetoj në kufirin mes Belgjikës dhe Holandës. Mënyra më e mirë është ti hapësh kufijtë, për ti zbehur ato dhe për të zgjidhur çështjen. Angazhimi juaj për çështjet e rajonit është shembullor. mos lejoni të na ndajnë”, – tha Schultz.

 

Kush mungoi në seancën e veçantë për Schultz-in

-Ambasadori amerikan Donald Lu

-Ministri Blendi Klosi – vizitë në Prishtinë

-Ministri Ilir Beqaj

 

Ambasadori amerikan/ Donald Lu: Personazhe të krimit dhe zyrtarë të dënohen dhe të shkojnë në burg

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, deklaroi dje se reforma gjithëpërfshirëse është një nga mënyrat që e kthen besimin e publikut tek drejtësia. Duke vlerësuar përfshirjen e opozitës në këtë reformë, kryediplomati amerikan theksoi se “Qytetarët shqiptarë të kuptojnë se cilët gjyqtarë e prokurorë janë të korruptuar dhe cilët janë të ndershëm që bëjnë punën e tyre. Si mund ta fitojnë qytetarët besimin tek gjyqësori, që ai të marrë një vendim të drejtë pa marrë në këmbim një thes me para? Përmes reformës gjithëpërfshirëse. Ekspertë nga SHBA, BE dhe KiE kanë investuar në mbështetje të kësaj reforme. Deputeti Eduard Halimi bëri të ditur se opozita do të marrë pjesë në komisionin e reformës. Qytetarët duhet të ndihen të sigurt që ky proces të ecë përpara”, – deklaroi Lu. Ndërkaq ambasadori amerikan tha se mënyra tjetër është përsosja e teknologjisë me anë të të cilës drejtësia do të mund të shënojë edhe zyrtarë të lartë përballë drejtësisë. “Neve jo vetëm që na intereson që qytetarët e zakonshëm të marrin drejtësinë prej gjykatësve të tyre, por shpresojmë që përmes reformës në drejtësi dhe teknologjive të reja më shumë kriminelë të dhunshëm, personazhe të krimit të organizuar dhe zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë të dënohen dhe të shkojnë në burg. Shqipëria do të ishte më mirë me më pak kriminelë që lëvizin në rrugët e saj”, – theksoi Lu.

 

Ambasadorja e BE-së/ Vlahutin: Lufta kundër korrupsionit në drejtësi do ndryshime kushtetuese. Reformim të KLD-së

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin, deklaroi dje se lufta kundër korrupsionit në drejtësi kërkon ndryshime kushtetuese. Gjatë një dëgjese publike të zhvilluar në Universitetin e Shkodrës, Vlahutin theksoi nga ana tjetër se nuk mjaftojnë vetëm ndryshimet e ligjit themeltar të vendit, pasi sipas ambasadores së BE-së është i domosdoshëm reformimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. “Reforma në drejtësi është kyçe për integrimin, ndaj dhe ajo kërkon një shumicë të cilësuar në Kuvend. Duhen të bëhen ndryshime në nivel kushtetues sa i takon korrupsionit. Gjyqtarët të jenë sa më transparentë. Mendoj se duhet reformuar edhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Vetëm kështu mund të rikthehet besimi te qytetarët”, – u shpreh ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here