Koalicion me LSI-në?! Basha: PD nuk zgjedh mes dy të këqijave atë më të voglën. Qytetarët të parët, jo kali i pushtetit

0
127

Gëzim Saliu

Basha pas takimit me schultzAnaliza e zgjedhjeve, Basha: Në PD s’do të ketë “prerje kokash”, rivendosim besimin aty ku duhet

“Rama-Meta në vend të dekriminalizimit të Parlamentit kriminalizuan edhe pushtetin vendor”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, rrëzon çdo lloj iluzioni të përhapur këto ditë në media lidhur me mundësinë e një bashkëpunimi mes forcës më të madhe të opozitës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim të kryesuar nga Ilir Meta. Diskutimi i nisur nga deklaratat e aleatit të PD-së, kryerepublikanit Fatmir Mediu, i cili theksoi se në PD ka njerëz që mendojnë se mundësia e ardhjes në pushtet lidhet me LSI-në, mori dje përgjigjen e fortë mohuese të Bashës, duke hedhur poshtë çdo mundësi për një bashkëpunim në të ardhmen me forcën e Metës. Po ashtu kreu demokrat i tha “jo” edhe idesë tjetër të Mediut sipas së cilës në raport me një bashkëpunim me LSI-në, do të ishte shumë herë më efikas një koalicion i madh mes PD-së dhe PS-së. Sipas kryedemokratit i vetmi koalicion i demokratëve do të jetë me qytetarët shqiptarë. “Partia Demokratike nuk bën zgjedhje mes dy të këqijave, të keqen më të vogël për shqiptarët, por ka zgjedhur të jetë në krah të shqiptarëve për të luftuar çdo të keqe. Partia Demokratike dhe demokratët nuk kanë interes kryesor ti hipin kalit apo gomarit të pushtetit por kanë interes kryesor të heqin zgjedhën e atyre që kanë shaluar shqiptarët duke kapur zgjedhjet, duke kapur institucionet, duke punësuar krimin”, – u shpreh Basha për mediat pas takimit që zhvilloi me Presidentin e PE-së Martin Schultz. Një tjetër çështje për të cilën u interesua media ishte edhe ajo që lidhej me analizën e zgjedhjeve, ku kreu i PD-së tha qartë se në forcën që ai drejton as ka pasur dhe as do ketë “prerje kokash”. “Spekulimet për koka turku mesa duket bëhen për tirazh sepse Partia Demokratike nuk ka qenë dhe nuk është parti që bën koka turku. Por është një parti që merr përgjegjësi, merr vendime, konfirmon besimin aty ku besimi është dhënë, rivendos besimin aty ku besimi duhet rivendosur”, – deklaroi ai.

 

Dekriminalizimi

Në takimin e zhvilluar me Presidentin e PE-së, kreu demokrat paraqiti problematikat kryesore që po kalon vendi duke vënë theksin tek kriminalizimi i politikës, zhbërja e standardeve të zgjedhjeve dhe korrupsioni qeveritar. Marrëveshja e dekriminalizimit, për të cilën siç kujtoi kreu i opozitës u investua 7 muaj më parë edhe vetë Martin Schulz, nuk ka funksionuar për shkak të mungesës së vullnetit politik nga drejtuesit e koalicionit qeveritar Rama-Meta. “Ndava këtë shqetësim me zotin Schultz, si dhe shqetësimin që në vend të dekriminalizimit, u shkua përpara me kokëfortësi drejt kriminalizimit të pushtetit vendor përmes kandidimit të personave me rekorde kriminale nga dyshja Rama-Meta. Nuk mund të ketë, nuk mund të pretendohet dhe është e pasinqertë, çdo ligjërim, çdo retorikë, çdo përbetim për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, kur e sotmja kutërbon nga akte të papërgjegjshme politike siç është kandidimi i personave me rekorde kriminale për kryetarë bashkish apo mbajtja në Parlament e personave me rekorde kriminale”, u shpreh Basha. Një tjetër problematikë e trajtuar nga kryedemokrati ishte edhe vota dhe zgjedhjet e lira e të ndershme. “Kërkova ndihmën e Presidentit të Parlamentit Evropian për të rikthyer standardet zgjedhore që u shkatërruan nga kjo dyshe, nga kjo mazhorancë në 21 qershor”. Ndërkaq, sipas Bashës, nga 150 milionë dollarë që u mungojnë doganave dhe tatimeve të shtetit, një pjesë padyshim janë përdorur për të blerë masivisht votat në procesin e 21 qershorit.

 

Ish-kryeministri paraqet të dhënat zyrtare./ Në qershor kërkuan azil 5932 mijë shqiptarë, Berisha: Qeveria, përgjegjëse për eksodin masiv

Ish-kryeministri Sali Berisha i është kthyer sërish çështjes së eksodit të shqiptarëve drejt Perëndimit. I bën një bilanc shifrave që rriten çdo ditë dhe jep arsyet përse ndodh ky fenomen që ish-kryeministri e cilëson si tronditës. Në një postim në faqen e tij në FB, Berisha shkruante: “Largimi, eksodi masiv i shqiptareve nga Shqipëria vazhdon me ritme tronditëse. Kështu, sirianet dhe shqiptaret kryesojnë listën e kërkesave për azil politik ne vendet e BE. Vetëm ne Gjermani ne muajin qershor kërkuan azil politik 5932 qytetare shqiptar apo 20% me shume sesa ne muajin maj, ne te cilin kërkuan azil politik 4922 qytetare shqiptare. Po rikujtoj këtu përsëri se ne vitet pas heqjes se vizave, 2011-2012 te marra se bashku, vetëm 430 qytetare kërkuan azil politik ne Gjermani. Shkaqet e këtij eksodi masiv dhe kërkesës për azil politik te qytetareve shqiptare qëndrojnë ne krizën e rende sociale qe shkaktoi Rama dhe qeveria e tij, duke hequr per motive politike, pa asnjë përllogaritje, 20 mije familje nga skema e ndihmës ekonomike dhe shkurtuar nga 46 ne 16 dollarë ne muaj këtë ndihme për 32 mije familje te tjera”. Më tej ish-kreu i qeverisë shqiptare theksoi se shkak i eksodit është prishja e diferencuar, ne kundërshtim te hapur me ligjin, e 9 mije objekteve, banesave, bizneseve te kundërshtareve politik, duke mos i lenë atyre alternative jetese tjetër veçse eksodin dhe kërkesën për azil politik. “Shkaku i eksodit dhe kërkesave masive për azil politik qëndron ne arrestimin, sipas statistikës zyrtare, te 38 mije qytetareve shqiptare ne tërësi per motive jo ligjore por policeske. Shqipëria sot ka ne paraburgimet e saj me shume te paraburgosur sesa Iraku apo Siria. Shkaku i largimit masiv dhe kërkesave për azil politik qëndron ne nxitjen direkt nga qeveria te largimit nga vendi te kundërshtare politik. Këtu keni një nga mesazhet e shumta ne te cilat qytetaret denoncojnë këtë nxitje: “Ju lutem jam shume e shqetësuar..pushtetin sapo e morën ne bashki, socialistet po luftojnë biznesin ne mënyra te ndryshme për ta falimentuar…Unë jam tatim paguese e rregullt..sot me vjen një fature e larte për te paguar 500 mije leke te vjetra..Ju them ne tatimet ne Korce qe e kam paguar këtë vit..Do paguash prape me thonë ose lere biznesin e ik nuk te japim shpjegime..Po vuajmë shume ju lutem cbehet kështu ne këtë vend..Me thane ik nga Shqipëria se nuk duam demokrate ne këtu..Ky është vend i komunisteve me thane..Po ku te kërkoj strehim politik? Kam 2 fëmije ne shkolle, një ne universitet për drejtësi hidhet ne vit te 3 dhe një ne gjimnaz, hidhet vit te 2”, – shkruante Berisha në rrjetin social.

 

Marrëveshja me PD-në/ Mediu “fiton” 15 administratorë, republikanët marrin nënkryetarin apo drejtorin në 10 bashki

Në bazë të marrëveshjes paraelektorale të arritur me demokratët, Partia Republikane ka të garantuar përfaqësimin në nivel drejtues në të 15 bashkitë ku e djathta ka fituar në zgjedhjet e 21 qershorit. Në bazë të marrëveshjes, Partia Republikane do të marrë nënkryetarin ose një drejtori në ato bashki që rezulton forcë e dytë e koalicionit e ku në bazë të rezultatit në 10 prej tyre rezulton e tillë ndërsa në 5 bashki, në Përmet Mallakastër, Lezhë, Dropull dhe Mat PR nuk është forcë e dytë politike e së djathtës. Në bazë të kësaj marrëveshje zgjedhore, PR do të ketë të paktën një administrator në bashkitë fituese e do të emërohet në zonën ku forca e drejtuar prej Mediut ka marrë më shumë vota. Po ashtu marrëveshja konkretizon se në rastet kur këshilli ka shumicë të djathtën, që në fakt rezulton vetëm në Shkodër, kryetari ose sekretari i këshillit propozohet nga PR. Kështu në bazë të përllogaritjeve në të paktën 10 bashki PR do të ketë nënkryetarin e bashkisë ose një drejtor apo shef sektori, e po ashtu do të ketë të paktën 15 administratorë të pushtetit lokal, si edhe sekretarin e KËshillit Bashkiak në Bashkinë e Shkodrës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here