Ligji i arsimit të lartë kundërshtohet edhe nga mazhoranca, Xhafaj: Si ndërhyn shteti kur falimenton universiteti publik i pavarur?!

0
115

Fatmir XhafaLigji i arsimit të lartë, krahas kundërshtive të opozitës, pedagogëve dhe studentëve po merr kritika edhe nga vetë mazhoranca e majtë. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve, deputetët socialistë ngritën pikëpyetje dhe paqartësi sa i takon këtij projektligji, duke vënë theksin tek pjesa e financimit dhe ajo e falimentimit.

“Risku i falimentimit cili është? Shteti është përpara dy alternativave. Alternativa e parë dhe ligji ia krijon mekanizmat thotë, ky nuk shërben për interesin publik ose kostoja për ta mbajtur është më e madhe sesa dobia publike që sjell dhe në atë rast e le të falimentojë. Në rastin që sheh që dobia publike nga institucioni është më e madhe mekanizmat janë aty që nëpërmjet financimit dhe marrjes së kontrollit në bord ta shpëtojë si institucion dhe ta ruajë në dobi të interesit publik”, – u shpreh zëvendësministri i Arsimit, Arbjan Mazniku.

Por kryetari i komisionit, socialisti Fatmir Xhafaj, ngriti shqetësimin se në këtë projektligj nuk përcaktohet qartë si ndërhyn shteti në rast falimenti të Universiteteve Publike të Pavarura.

“Ju thoni po bëj një xhiro dhe po vij këtu prapë kur ta kem në pozicion falimentimin. A mund të jetë në dispozita tranzitore të shkojmë diçka që e gradualizon këtë gjë. Në një ditë të bukur gjithë universitetet thonë, do thoni ju po nuk e ka qeveria, por kjo qeveri ka bërë dhe studentë, pra ka treguar që ka pasur dhe përvoja të kësaj natyre. Askush nuk mund të thotë që jam unë garancia, jo, jo. Garancia nuk mbeten asnjëherë individët, cilido qofshin ata, është ligji është Kushtetuta”, – tha Xhafaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here