(Mos)marrëveshja greke/ Avgi: Cipras s’duhet të mbetet peng. Skourletis: Nënshkrim si me pistoletë pas koke

0
111

CiprasPas marrëveshjes së minutës së fundit të kryeministrit Cipras me institucionet kreditore ndërkombëtare, çka i hapi mundësi teorike lëvrimit të fondit të shpëtimit, kryeministrit grek i duhet të përballet fort me rebelimin e ekstremit të Partisë së ekstremit të majtë, Sirizës.

Lëvrimi i ndihmës nuk mund të jetësohet nëse nuk do të ketë miratim nga Parlamenti grek të marrëveshjes së nënshkruar, brenda të mërkurës. Grupi i rebelëve 15-17 syresh, janë në pritje të rikthimit të kryeministrit Cipras në parlament, për të kundërshtuar me OXI-n e tyre të radhës marrëveshjen “poshtëruese” të nënshkruar me ‘terroristët”, siç i pati etiketuar pak kohë më parë një ndër krerët kryesorë të grupazhit të rebelëve brenda Sirizës, ish ministri i financave Varoufakis.

“Kryeministri Aleksis Cipras nuk duhet të mbetet ‘peng’, duhen bërë ndryshime. Kjo nxjerr në pah çështjen e riformatimit të qeverisë, të shumicës qeverisëse, që të përgatitet sa më shpejt për zgjedhje”, shkruan në editorialin e saj të së dielës gazeta e afërt me qeverinë, “Avgi”.

Sipas ministrit grek të Punës, Panos Skourletis, vendi më shumë mundësi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja brenda vitit 2015, shkruan “Kathimerini”.

“Unë nuk shoh mundësi tjetër si mund të shmangen zgjedhjet në vitin 2015….Eshtë e panatyrshme. Ne besojmë në diçka krejt tjetër nga çka u detyruam me forcë të nënshkruanim me pistoletë pas koke”, ka deklaruar ministri Skourletis, raporton “AP”.

Nga opozita aktuale, ish ministri grek i financave, Evangelos Venizellos i PASOK-ut, ka deklaruar jo pa shpoti:” Marrëveshja e nënshkruar të hënën është poshtëruese dhe e rëndë, ku e ku më e keqe sesa dy memorandumet pararendëse që kemi nënshkruar, megjithatë duhet miratuar për të shmangur Grexit”.

Mbështetja për këtë marrëveshje ka ardhur edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, që e ka quajtur të rëndësishme për ‘sigurinë’. “E mirëpres marrëveshjen, sepse mendoj që është e rëndësishme për ekonominë greke, për sigurinë, për gjithë Europën dhe NATO-n”, tha sot Stoltenberg nga Sllovenia.

Sondazhet tregojnë se Siriza mbetet deri më tani partia më e fortë, e me shumë gjasa, fituesja e zgjedhjeve të mundshme. Duke lënë të kuptohet se çdo lloj riformatimi i qeverisë do të ishte thjesht parathënie e ndryshimeve më rrenjësore në të ardhmen”, raporton “Reuters”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here