“Teorema” e Euklidit nuk e shpëtoi Greqinë

0
173

Greqia MinervaPavarësisht përpjekjeve të pareshtura të kryeministrit grek, Aleksis Cipras, dhe ministrit te financave, Euklid Cakalotos , për të rimodeluar kërkesat për ndihmë financiare dhe marrjes jo pa kosto politike të mandatit për të rënë në ujdi me krerët e lartë europianë, samiti i anëtarëve të BE-së që ishte planifikuar të mbahej ditën e sotme është shtyrë për javën e ardhshme, pa u dhënë një datë fikse.

Lajmin e bën me dije presidenti i KE-së, Donald Tusk.

“Kam anuluar samitin e liderëve të BE-së. Takim vetëm me liderët e eurozonës. Presim rifillimin pas marrëveshjes së Eurozonës”, lajmëron Tusk.

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga pala greke.

“Gjermania po përpiqet të poshtërojë Greqinë dhe grekët, apo edhe rrëzimin e qeverisë Cipras, duke sjellë kërkesa shtesë për marrëveshjen”, tha sot për “Mega TV”, Dimitrios Papadimoulis, Zëvendës-president i Parlamentit Europian dhe anëtar i Partisë Siriza, shkruan “Kathimerini”.

Më herët, ka qenë ministri i financave gjermane, Volfgang Shojble, i cili ka shprehur mosbesim ndaj ofertës së kryeministrit grek Aleksis Cipras.

“Për shkak se 17 parlamentarë grekë të koalicionit qeverisës nuk e mbështetën planin e masave të ndërmara nga kryeministri Cipras, për kreditorët ndërkombëtarë ka vend që të dyshojnë zbatimin e tyre”. “Në vendin e tij, kryeministrit Cipras i duhet të shuajë kundërshtitë e rebelëve majtistë brenda partisë së tij, qoftë dhe duke riformatuar kabinetin apo edhe me thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme”, raporton “Reuters”.

Ndërkohë, ministri i ri i financave greke Cakalotos po përpiqet me të gjitha mënyrat të bindë kolegët e tij europianë se qeveria greke e kryesuar nga Aleksis Cipras, është e besueshme për të çuar përpara planin e tyre të reformave ekonomike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here