“Rikthehet” ish-kryeministri/ Nano pushime në ishullin grek, zyrtarët e Kefalonisë: U bëfsh president

0
100

Nano PresidentGëzim Saliu

Pas shumë kohësh i “zhdukur” si personazh publik, ish-kryeministri shqiptar dhe lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano, u shfaq  në shoqërinë e bashkëshortes së tij Xhoana në ishullin grek të Kefalonisë.

Ish-kreu i qeverisë shqiptare ka zgjedhur të kalojë pushimet këtë vit në ishullin grek, por ndërkohë vizitën e ka shfrytëzuar edhe për të zhvilluar disa takime me zyrtarë të bashkisë së Kefalonisë.

Me ftesë të nënkryetarit të kësaj Bashkie, Dionysis Lykoudi, Nano zhvilloi takime me zv/kryetarin e turizmit Evangelos Kekato dhe Presidentin i DEYAK-os, Nikos Anousaki.

“Një tjetër figurë e rëndësishme është këto ditë në Kefalonia. Ish-kryeministri shqiptar Fatos Nano ka zgjedhur ishullin tonë për pushimet në këtë verë”, shkruanin mediat greke. Ndërkohë, në diskutimet me zyrtarët e Kefalonisë ishte kryesisht situata…

Për më shumë lexoni nesër në gazetën “standard” në print.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here