Vendimi i CAS për Shqipërinë/ Debat në Twitter, Vuçiç: Do të fitojmë pa dron në Shqipëri. Rama: S’ke gjë në dorë, fiton më i miri

0
110

Gëzim Saliu

Premijer Srbije Aleksandar Vučić ocjenio je provokacijom izjavu premijera Albanije Edija Rame koji je u zajedničkom obraćanju novinarima u Beogradu rekao da je "stvar Kosova gotova i da je ono nezavisno" (Samir Yordamoviç - Anadolu Ajansı)

Batutat në Kuvend, Halimi, Xhafës: Me kafe po na qeras? Socialisti: Shampanjë do hapim kur të jeni pjesë e reformës në drejtësi

Vendimi i CAS për t’i dhënë tri pikë Shqipërisë përplasi dje në rrjetet sociale Kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe homologun e tij serb Aleksandër Vuçiç. Fillimisht ishte kreu i qeverisë shqiptare që shprehu gëzimin e tij në rrjetin social “Twitter” për vendimin e marrë nga CAS duke e cilësuar atë si një fitore të drejtësisë. “Supeeeer! Ja ç’dmth drejtësi evropiane! 3 pike për Kombëtaren Kuqezi ne Beograd!!! ‪#‎ForcaShqipëria”, – shkruante Rama. I revoltuar nga vendimi, Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç e ka cilësuar atë një turp. “Drejtësia evropiane për të satën herë është rikthyer në një padrejtësi globale. Ata që e shkaktuan incidentin u shpërblyen, kurse viktima u dënua. Vendimi i gjyqit në Lozanë është turp për të drejtat, drejtësinë dhe paraqet fyerje për të gjithë njerëzit normal”, – shkruante ai. Ndërkaq, në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj Kryeministrit Rama, Vuçiç edhe pse nuk dinte ku do zhvillohej ndeshja, tha se kombëtarja serbe do fitonte ndeshjen pa dron. “Mos u shqetëso Edi Rama, ne do të fitojmë ndeshjen e radhës, pa dron dhe pa ndihmën e askujt, në stadiumin në mes të Tiranës. Shihemi së shpejti”, – shkruan Vuçiç. Por ndaj deklaratave të Kryeministrit serb nuk mungoi reagimi i kreut të qeverisë shqiptare, i cili i kujtoi Vuçiçit se nuk ishte ai që e përcaktonte fituesin, por fusha e lojës. “SerbianPM mik i dashur ne Shqipëri do fitoje kush do luaje me mire futboll ate dite ndaj mos thuaj “Ne do fitojmë” se s’ke asgjë ne dore”. Më pas Rama i tregoi homologut serb se ndeshja do të zhvillohet në Shkodër dhe se do të jetë i ftuari i nderit, ku bashkë me të të duartrokasin fituesin. Në përgjigje Vuçiç pranon ftesën duke pohuar: “Do jetë kënaqësia ime”.

 

Batutat në Kuvend

Marrja e lajmit për vendimin e CAS për t’i dhënë fitoren në tavolinë Shqipërisë solli entuziazëm në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve. Në nisje të mbledhjes, kreu i Komisionit, Fatmir Xhafaj, ka lexuar para deputetëve lajmin, që është shoqëruar me duartrokitje e sigurisht edhe me batuta. “Kafe për të gjithë, sigurisht edhe ujë”, – u është drejtuar Xhafaj deputetëve të pranishëm. Ndërkaq, nuk ka munguar edhe batuta e demokratit Halimi, i cili i tha Xhafajt: “Po me kafe dhe ujë po qeras?” “Sigurisht që kur të jeni ju në komisionin e reformës do të hapim edhe shampanjën”, – iu përgjigj Xhafaj. Ndërkaq, vendimi i CAS u përshëndet dje edhe nga Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i cili e krahasoi atë me golin e Sokol Kushtës 30 vite më parë. “Dhe pa dyshim që ky vendim jo vetëm që na jep një gëzim të jashtëzakonshëm, por në radhë të parë na lehtëson nga dhimbja që shkakton padrejtësia, e vetmja gjë që shkakton edhe politika dhe urrejtja kur ndërhyn në sport, ndërhyn në futboll, ndërhyn në fushën e futbollit, ashtu sikurse ndodhi në ndeshjen në Beograd të kombëtares sonë”, – tha ai. Më tej falënderoi ekipin kombëtar dhe në mënyrë të veçantë familjarët e futbollistëve që “kanë përjetuar me shqetësime e dhimbje provokimin e dhunën ndaj tyre, sikurse të ishin pjesëtarë të familjes së çdo shqiptari, por absolutisht jam i bindur se familjarët e tyre kanë fituar edhe më shumë. Padyshim, trajnerin tonë shqiptaro-italianin De Biazi, i cili besoj se ndihet edhe më shqiptar pas këtyre tre pikëve të fituara dhe një urim të veçantë e kam për Federatën Shqiptare të Futbollit, të cilën një pjesë e jona edhe mund ta kenë paragjykuar, këtu kam parasysh edhe një pjesë të medias, që me shumë qetësi, me shumë këmbëngulje, me shumë vendosmëri dhe me shumë profesionalizëm, nuk humbi asnjëherë besimin te drejtësia, pavarësisht nga vendimi i padrejtë më parë”, – theksoi Meta.

 

A ishte false adresa e Twitter-it e Vuçiçit?

Pas replikave të shkëmbyera mes Kryeministrit Rama dhe atij serb, Aleksandër Vuçiç, nuk munguan dje shkrimet në mediat online sipas së cilave faqja e “Twitter”-it e kreut të qeverisë serbe ishte false dhe jo ajo e vërteta. Por pavarësisht kësaj mësohet se profili, me të cilin Rama komunikoi ditën e djeshme në “Twitter” ishte edhe në faqen zyrtare të qeverisë serbe, pavarësisht se si Kryeministër Vuçiç ka një adresë tjetër.

 

Rama: Ligji i ri i arsimit s’bën kompromis me dijen e cilësinë

Kryeministri Edi Rama, duke folur dje për reformën në arsimin e lartë gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të një universiteti privat në Tiranë tha se ligji i trajton të gjithë universitetet si publike. “Ligji i ri i Arsimit të Lartë ka në të gjithë boshtin e tij vullnetin për të mos bërë kompromis me dijen dhe cilësinë e arsimit të lartë. Dhe sfida që kjo reformë rrënjësore merr përsipër është të mobilizojë të gjitha burimet e shoqërisë dhe të mobilizojnë financat publike. Është koha që të mundësojmë që asnjë qindarkë nga këto para të mos shkojë dëm dhe çka është më e rëndësishëm, këto para të investohen në atë mënyrë që të na kthejnë mbrapsht maksimumin e mundshëm të vlerës. Këtë reforma e bën në mënyrë financim për universitet publike do të jepen në bazë të treguesve të performancës. Kjo do të thotë se universitet që tërheq studentë më të mirë, që i përgatitin më mirë, që kanë nivel të lartë punësimi dhe që marrin pjesë në projekte ndërkombëtare do të marrin më shumë nga fondet publike”, – u shpreh Rama. Më tej Kryeministri nënvizoi se ligji i ri rrit autonominë e universiteteve si dhe lirinë ekonomike brenda tyre. “Kjo i shtyn universitetet që të jenë më cilësorë dhe t’i përgatisin studentët sa më mirë. Kjo është një skemë rregulluese shumë më efikase sesa një kontroll nga lart. Ligji e bën më të drejtë financimin publik për arsimin e lartë. Ndarja e universitet në të nënës shtet dhe në të njerkës privat është një nga arsyet që ka çuar në dështimin e sistemit dhe në grabitjen e prindërve. Ligji rrit ndjeshëm autonominë universitare”, – përfundoi Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here