Kotzias në Tiranë/ Negociatat për detin, Shqipëria merr 300 km katrorë më shumë se marrëveshja e parë?!

0
130

Gëzim Saliu

kotziasA do të tërhiqet Athina nga marrëveshja e parë e rrëzuar nga Kushtetuesja apo palët do të shkojnë drejt Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

Javën e ardhshme, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, do të vizitojë Ballkanin Perëndimor, ku pjesë e këtij turi do të jetë edhe vizita dyditore në Tiranë. Në qendër të vizitës së kryediplomatit grek do të jetë marrëveshja detare mes dy vendeve, pas qëndrimeve të kundërta nga Athina dhe Tirana lidhur me këtë çështje. Misioni i Kotzias në Shqipëri do të jetë mundësia e arritjes së një marrëveshjeje me palën shqiptare apo minimalisht e gjetjes së pikave të takimit mes dy vendeve për të mos e çuar çështjen në një përballje në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

 

Mundësitë e marrëveshjes

Edhe pse palët janë ende larg zgjidhjes së çështjes së detit, duket se vizita e kryediplomatit grek do të sjellë zhvillime të reja lidhur me këtë konflikt prej vitesh mes palëve që nga vendimi Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi marrëveshjen e parë të lidhur mes dy vendeve. Duke iu referuar burimeve në Athinë “TCH” bëri të ditur dje se pritet që pala greke të pranojë një tërheqje në marrëveshjen në terren, e cila nuk ndryshon në terma marrëveshjen e anuluar nga Gjykata Kushtetuese shqiptare, por i kthen Shqipërisë 250-300 km katrorë nga sipërfaqja detare e marrë pa të drejtë nga marrëveshja e parë. .Për këtë duket se pala greke do të pranojë heqjen e referimeve nga shkëmbinjtë detarë dhe lënien në fuqi të referimeve në territorin ishullor të saj. Në terren kjo parashikon ndarjen në vijën e mesit në ngushticën e Sarandës dhe vendosjen e kufirit në 12 milje detare në veri të ishullit Othonos. Një tjetër detaj që pritet t’i shtohet marrëveshjes është edhe kërkesa jozyrtare e Athinës për përfshirjen në konsorciumet e kërkimit të naftës dhe gazit në zonën e Jonit 5, të kompanive greke. Ndërkaq krahas diskutimit për marrëveshjen e detit, pritet që vizita e Kotzias në Tiranë të shërbejë për të shqyrtuar edhe disa çështje të tjera që kanë mbetur pezull mes Shqipërisë dhe Greqisë si ligji i luftës që Athina ende e mban në fuqi. Po ashtu pjesë e bisedimeve do jenë edhe projektet e përbashkëta energjetike, ku gazsjellësi TAP dhe ndërtimi i rrjetit të gazifikimit të Shqipërisë do të jenë ndër çështjet që do të bisedohen mes Kotzias dhe politikanëve shqiptarë. Nga ana tjetër pritet që Athina të rikonfirmojë mbështetjen e saj për integrimin evropian të Shqipërisë, edhe pse në këtë kontekst në korridoret e qeverisë greke u përfol edhe varianti i presionit me mos mbështetjen ndaj BE-së nëse nuk zgjidhet deti. Ndërkohë nuk dihet nëse Kotzias do të përfshijë në bisedime me krerët e shtetit në vend zgjedhjen e kreut të PDIU-së Shpëtim Idrizi si nënkryetar Kuvend, kur qëndrimi i prerë i kryeministrit se Athina nuk duhet të përfshihet në punët e brendshme të Shqipërisë nuk u prit mirë nga pala greke. Turin e tij ballkanik, kryediplomati grek do ta nisë nga Prishtina duke dhënë ndoshta mesazhin se tashmë ka ardhur koha për një njohje të mundshme të Kosovës nga ana e Greqisë.

 

Meta: Reforma e drejtësisë ka nisur, presim përgjigje nga opozita

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, foli dje gjatë një daljeje ku uroi për vendimin për kombëtaren e futbollit, edhe për reformën në drejtësi. Sipas Kryeparlamentarit, reforma ka filluar dhe tashmë theksoi pritet përfshirja e opozitës. “Kjo reformë ka filluar, puna ka filluar, ju jeni në dijeni. Jeni të informuar në mënyrë të vazhdueshme. Ajo që pritet është një përfshirje e drejtpërdrejtë dhe marrjesh përgjegjësish edhe nga ana e opozitës, që shpresojmë që të ndodhë shumë shpejt në kuptim dhe në sens kompromisi dhe përgjegjësie të përbashkët, pasi e shohim të gjithë kur drejtësia funksionon të gjithë ndihen të lehtësuar, të gjithë ndihen të fituar dhe kjo nuk duhet të ndodhi vetëm në sport, por duhet të ndodh në jetën e përditshme të shoqërisë tonë dhe qytetarëve tanë. Kemi nevojë për një drejtësi evropiane siç ishte edhe vendimi më i fundit, gëzimin për të cilin po e ndajmë edhe së bashku”, – theksoi Meta. I pyetur nga mediat nëse do ta pranojë mazhoranca kërkesën e opozitën për të krijuar paritetin e anëtarëve të këtij komisioni, kreu i Kuvendit iu përgjigj duke pohuar: “Unë besoj dhe uroj që të vazhdohet puna e nisur dhe kjo punë do të vazhdojë më tej me një gjithëpërfshirje të plotë dhe efektive, pasi në fund të fundit kjo reformë nuk është çështje numrash, por është çështje standardesh dhe askush nuk duhet të synojë bllokimin apo zvarritjen e saj qoftë edhe një minutë më tepër”. Ndërsa pyetjes se cila do të jetë formula që ta çojë përpara reformën pa u bllokuar përmes një vetoje, ai tha: “Nuk dëshiroj të kthehem pas në arsyetimin dhe në mesazhin që unë dhashë. Nuk dua të ushqej paragjykime edhe për paragjykimet e kolegëve tanë opozitar. Një gjë duhet të jetë e qartë që reforma do të synojë realizimin e standardeve më të larta evropiane në sistemin e drejtësisë dhe në radhë të parë do të certifikohet nga partnerët tanë ndërkombëtar”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here