Do të flasë dikush në PD?!

0
127

 

Nga Nebil Çika

Nga Nebil ÇikaPD-ja, partia më e madhe e opozitës, duket se po kalon momente të vështira pas tronditjes së madhe që solli humbja drastike në zgjedhjet e 21 qershorit. Më shumë se humbja gjendjen po e rëndon heshtja, një situatë e pakuptimtë e stimuluar nga një lloj frike e ankthi se si do të shkojnë pas kësaj punët në PD. Heshtja zyrtare mbizotëron kudo. Humbës dhe fitimtarë brenda llojit janë në pritje që dikush nga lart të flasë për atë që ndodhi dhe për më tepër për atë që pritet të ndodhë në partinë më të madhe të opozitës. Në heshtje janë edhe aleatët që sigurisht ndihen pjesë e humbjes, edhe pse nuk ishin pjesë e qenësishme e vendimmarrjes politike para zgjedhjeve. Askush nga zyrtarët e lartë politikë nuk guxon të flasë për zgjedhjet dhe veçanërisht për rolin, analizën dhe përgjegjësinë e opozitës në këtë humbje. Lidershipi Basha ka qenë i suksesshëm në sqarimin e shkaqeve të jashtme të humbjes, manipulimin e tyre nga qeveria, por kjo nuk e justifikon rezultatin e arritur nga PD-ja në këto zgjedhje. Ka diçka më shumë sesa manipulimi, dhuna apo blerja e votës. Por edhe për këto opozita ka përgjegjësinë e saj, pasi në kushtet kur këto gjëra diheshin para zgjedhjeve, edhe mundësitë e bllokimit të tyre me mjete politike ekzistonin. Bojkoti i zgjedhjeve ishte një i tillë.

 

Por le të rrimë tek fenomeni!

Nëse fjala e urtë “heshtja është flori” nuk ka pikë kuptimi, është pikërisht ky moment tek opozita. Në fakt, nuk është se nuk flitet fare, por po flasin ata që nuk e kanë detyrim politik e statutor për ta bërë një gjë të tillë. Flasin politikanë e militantë të opozitës që ose kanë qenë, ose janë lënë jashtë zgjedhjeve. Flasin edhe spekulantë politikë që për një arsye apo tjetrën mezi e kanë pritur këtë humbje të PD-së e që po përpiqen të përfitojnë nga momenti i vështirë i saj, duke përdorur çdo mjet, madje edhe të vdekurit. Të vetmit që nuk flasin janë ata që duhet të falsin, që e kanë detyrim politik e statutor një gjë të tillë, drejtuesit e lartë politikë në qendër e degë, të cilët morën përsipër përfaqësimin politik, fushatën dhe rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Ka pasur në fillim dy-tre zëra nga këta, reagime kryesisht emocionale, por vetëm kaq. Zërat më të fuqishëm kanë qenë ish-nënkryetarët e PD-së, Topalli e Patozi, të favorizuar edhe nga fitoret e kandidatëve në zonat të cilat mbulonin, që të paktën e kanë pranuar humbjen ose nuk kanë pretenduar një fitore apo hap para të opozitës në këto zgjedhje. Ndaj tyre pati edhe reagime kryesisht në rrjete sociale, gjë që krijoi idenë se debati po hapej, por shpejt zërat u shuan si me magji. Ndërkohë, në ambientet pranë PD-se në mënyrë private flitet, madje fort. Por përtej analizave të kafeneve, emocioneve, akuzave dhe kundërakuzave, të gjithë kërkojnë një gjë: Do të flasë dikush në PD?! Është fjala për zyrtarët e lartë të saj, ata që projektuan e drejtuan opozitën në këto zgjedhje e që nuk ia dolën dot mbanë. Çfarë ka që nuk flasin?! Çfarë po ndodh?! Presion leje?! Nga kush?! Pse nuk e jep lejen ky kushi?

Heshtja apo më mirë të themi frika për të folur nuk më duket normale në një forcë politike demokratike, siç pretendon se është PD. Por mendoj gjithashtu se personalitete të tilla si Berisha, Topalli, Ristani, Paloka etj. nuk kanë nevojë për lejen. Ç’është ky kod i heshtjes?! Kanë akuzuar e vazhdojnë te akuzojnë Ramën për një gjë të tillë. Sigurisht që analiza dhe debati është i vështirë, sidomos në kushtet e humbjes drastike të PD-së në këto zgjedhje, por heshtja dhe mbulimi i gjërave e bën edhe më të vështirë e të pashpresë situatën. Opozita është e paralizuar! Qenia e saj në Parlament nuk ka kuptim, pasi edhe arsyeja e vetme apo justifikimi i vetëm i besueshëm për të qëndruar atje dekriminalizimi ka rënë tërësisht me kandidimin në këto zgjedhje të dhjetëra të inkriminuarave. Aktualisht, opozita nuk ka gjë tjetër në dorë për të bërë, përveçse të merret me vetveten si e vetmja mundësi për një përballje më dinjitoze në zgjedhjet e 2017-ës. Por shëndoshja vjen duke kuruar të keqen brenda trupit. Por po nuk foli pacienti, nuk ka “doktor” në botë që të bën derman. Këtë të paktën Berisha e di mirë si mjek që është. Por edhe si lider historik ai mund të bëjë shumë që PD-së t’i vijë goja, ndoshta duke folur vetë i pari. Zoti Basha dhe të tjerë kanë thënë disa herë që do të bëjnë analize kuti më kuti, por duket qartë se PD ka nevojë shumë më shumë se analizë për të rimarrë veten politikisht dhe elektoralisht. “Ka nevojë për dializë”, – më tha pak ditë më parë drejtuesi i Grupimit “Dhjetor 90”, anëtari i KKPD-së, Bislim Ahmetaj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here