Bolivi/ Presidenti komunist “provokon” Papën. I dhuron “kryqëzimin e komunistëve”

0
132

Papa- Evo Morales“Kërkoj përunjësisht ndjesë, jo vetëm për shkak të ofezave nga kisha, por edhe për krimet kundër njerëzimit ndaj popujve origjinarë, përgjatë së ashtuquajturës, ‘konkuistë e Amerikës’”. Ishin këto fjalët e Papa Franciskos në një takim me lëvizjet popullore nga të gjitha vendet e botës, që u mbajt dje në Santa Kruz de la Sierra të Bolivisë, shkruan sot e përditshmja spanjolle “El Pais”. Përgjatë një ore, Papa ka dëgjuar me vëmendje dëshmitë e grupeve të përjashtuara (indigjenëve dhe punëtorëve të pasigurtë për vendet e punës, kryesisht nga zonat rurale). Më pas ka qenë Presidenti i Bolivisë, Evo Morales, ai që i është shprehur Papa Franciskos kundër kolonializmit të së shkuarës. “Në vitin 1942 kemi vuajtur shumë nga kolonializmi i evropianëve dhe spanjollëve, si dhe bashkëpunëtorëve të tyre” dhe më pas i ka dhuruar statujën “Kryqëzimi i komunistëve”.

Brenda pak minutash, fotoja e dhuratës së presidentit të Bolivisë, Evo Morales, për Papa Franciskon ka bërë xhiron e botës. Me dhuratën “Kryqëzimi i komunistëve” në simbolikën e përditësuar me drapër e çekan, ka qenë një mënyrë që presidenti bolivian ai që ka dashur të vërë në lojë kreun e Vatikanit, janë shprehur mjaft bolivianë. Fillimisht reagimet kanë qene të vrullshme në rrjetin social “Facebook” në Bolivi, pastaj edhe më gjerë.

Deputetja e opozitës në Bolivi, Jimena Costa, e komenton këtë foto duke i vendosur diçiturën: “Më ka lënë një shije mjaft të hidhur”. Në një gjatësi vale me mendimin e saj, edhe një grup i deputetëve opozitarë kanë reaguar në mënyrë të menjëhershme ndaj këtij incidenti të pakëndshme, duke përfituar nga rasti për të akuzuar presidentin e vendit si “injorant” e “harbut” dhe si një shprehje e megalomanisë dhe dalldisë së tij.

Megjithatë, reagim zyrtar pati edhe nga qeveria boliviane. Ministrja e Komunikacionit të Bolivisë, Marianela Paco, kundërshtoi reagimet dhe cilësimet e opozitës boliviane. “Kryqëzimi” për të ishte simbol i punëtorëve dhe bujqve , që edhe ata janë “njerëz të Zotit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here