Bolivi/ Presidenti Morales i dhuron Papës “Kryqëzimin” me drapër-çekan

0
158

Papa- Evo MoralesPapa Francesku mbajti dje një takim me lëvizjet popullore nga të gjitha vendet e botës, takim i cili u zhvillua në Santa Cruz de la Sierra, të Bolivisë, shkruan sot “El Pais”.

Me dhuratën “Kryqëzimi i komunistëve” në simbolikën e përditësuar me drapër e çekan, ka qenë një mënyrë që presidenti bolivian të vërë në lojë kreun e Vatikanit, Papa Francisko Bergoljon, janë shprehur mjaft bolivianë. Filimish reagimet kanë qenë të vrullshme në rrjetin social “Facebook” në Bolivi, pastaj edhe më gjerë.

Deputetja e opozitës, në Bolivi, Jimena Costa, e komenton këtë foto duke i vendosur diçiturën: “Më ka lënë një shije mjaft të hidhur”.

Reagim zyrtar pati edhe nga qeveria boliviane. Ministrja e Komunikacionit të Bolivisë, Marianela Paco, kundërshtoi reagimet dhe cilësimet e opozitës boliviane. “Kryqëzimi” është simbol i punëtorëve dhe bujqve, edhe ata janë “njerëz të Zotit”, tha Paco.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here