Vezuvit në Kuçovë/ Legjenda e panjohur

0

Fatri Kadilli

Në përpjekjet e mia të vonuara për të plotësuar një dëshirë të hershme, për të rënë në kontakt me gjeologë, specialistë italianë,që kanë punuar në Shqipëri, në zonën e Kuçovës dhe të Patosit, përpara vitit 1944, me Shoqëritë Koncesionare Italiane, nuk munda të gjeja asnjërin prej tyre. Natyrisht një gjë e tillë pritej, sepse kanë kaluar shumë vjet dhe nga të dhëna indirekte, përgjithësisht, ata ishin në moshë madhore, kishin ardhur ne Shqipëri pasi kishin përfunduar studimet universitare,si dhe kishin punuar edhe në vendin e tyre. Gjeologët italianë, si dhe mjaft gjeologë të huaj, që kanë punuar dhe kanë dhënë një kontribut të shquar për Gjeologjinë e Shqipërisë, janë përmendur në disa referate, të mbajtura në një Sesionin Shkencor në Shkodër me 15 Maj të këtij viti, por spikat kontributi i profesorit të shquar polak, Prof. Stanisllav Zuberi, i cili ka punuar e drejtuar aktivitetin e kërkimeve gjeologjike të Shoqërisë AIPA, në Shqipëri. Kolegu e miku im i vjetër, Prof. Arqile Teta, i ka kushtuar një punë mjaft të madhe kontributetit të Prof. S. Zuberit,dhe ka botuar një libër me mjaft vlera për gjeologët e naftës e mineraleve të dobishme. Në përpjekjet e mia, munda të bie në kontakt me Prof.Francesco De Sia Lazzari, i laureuar në shkencat filozofike, profesor në disa Universitete të Napolit në Itali etj, i cili ka qenë katër vjet, kur është larguar nga Kuçova. Aktualisht, është rreth 75 vjet. Ai është djali i Prof. Antonio Lazzarit, gjeologut të njohur Italian, bashkëpunëtor i ngushtë i Prof. S. Zuberit, dhe kryetar i Shërbimit gjeologjik të Shoqërisë AIPA, në Kuçovë (Devoll) (shif foto 1,2

Prof. Francesco De Sio Lazzari, ka shkruar një libër për jetën e babait të tij dhe natyrisht për aktivitetin e tij në fushën e gjeologjisë në Shqipëri e Itali,dhe mendoj së është me mjaft vlerë.

Ai sjell aty disa informacione të rëndësishme, disa foto të panjohura më parë të stafit drejtues të Shoqërisë AIPA, të Prof. S. Zuberit dhe të Kuçovës. Një libër me kujtime për Shqipërinë e Kuçovën dhe me mjaft interes, ka shkruar një specialist Italian, i quajtur Arnaldo Canciani, i cili ka jetuar rreth 20 vjet (1930-1950) në Shqipëri dhe është ndarë vetëm 3 vjet më parë nga jeta dhe s’munda të kontaktoj..Libri ka shumë kujtime, shumë ngjarje të jetuara e shumë foto të Kuçovës e bashkëkombësve të tij. Mbasi lexova librin, munda të kontaktoj me vajzën e tij, Laura Canciani,e cila natyrisht flet me shumë dashuri për babanë e saj dhe mbresat e tij për Kuçovën dhe Shqipërinë, si dhe dëshirën e fundit të tij, që të shikonte edhe një herë Shqipërinë e Kuçovën.   Prof Antoni Lazzari, lindi më 5 Gusht, 1905 në Castro në Itali. U laureua në Universitetin e Pizës,për “Fizikë” dhe mandej për “Shkencat e Natyres” nw 1938, në Napoli. Profesor i “gjeologjise dhe gjeografisë fizike” i mireenjohuri Giuseppe De Lorenzo, e quante Antonion,“djali shpirtëror”. Nga 1938-1944 ai punoi në Shqipëri, kryesisht në Kuçovë e ne Patos, dhe nga 1940-1944, me detyrën e Kryetarit të Shërbimit Gjeologjik të Shoqërisë AIPA. Ai ka kryer gjithashtu disa udhëtime (eskursione gjeologjike) në Greqi, në zonën e Dragopsës, ku arriti një konkluzion mjaft të rëndësishëm, mbi fenomenin e emigrimit të naftës nga shkëmbinjtë karbonatike të Mesozoit në ato ranore të Miocenit të mesëm, ide e cila është konkretizuar vite më von në zbulimin e disa vendburime të naftës në Shqipëri.

Njohuritë e Prof. A. Lazzarit,u rritën me tej në Shqipëri në sajë të eksperiencës të gjërë të kolegëve të tij, e veçanërisht të Prof. S. Zuberit që ishte një shok I ngushtë e mik i përhershëm i tij. Mbas kapitullimit të Italisë AIPA vazhdoj edhe njëfarë kohe, e në gusht të 1944 personeli i Shoqërisë AIPA, midis tyre dhe prof. LazzarI,u detyruar nga gjermanët për t’u larguar sa më parë nga Shqipëria, nëpërmjet një rrugë tokësore dhe mbas mjaft peripecive, mbërritën në Itali.

Para se të largohej nga Shqipëria ai nuk mundi të marrë me vete shumë gjëra të nevojshme, por për çudi, nuk harroi të marrë një zarf me hirin e vullkanit të Vezuvit të mbledhur në Kuçovë, gjatë natës midis datës 23 dhe 24 Mars të 1944. Për shpërthimin e Vezuvit, ai ishte vëne në dijeni nëpërmjet radios. Vullkani i Vezuvit ka shpërthyer për herë të parë në v. 79 pas Krishtit që solli rrafshimin e Pompeit, si dhe disa herë te tjera. Shpërthimi i fundit ka ndodhur në orën 12 të datës 22 Mars 1944.

 

Në Itali, Prof. A. Lazzari,ka punuar dhe ka dhënë kontributin e tij për kërkimin e naftës e gazit në Sicili, për zbulimin e gazit metan ne Catania (11948-1953. Ai ka kryer një studim të rëndësishëm për “Perspektivën naftëgazmbajtëse të Italisë së Jugut”. Mbeten mjaft të rëndësishme e fondamentale studimet e tij për praninë e kërkimet e naftës e gazit në rajonin e Alta Valle dell’Agri (v. 1956-1957), zonë e cila aktualisht siguron nxjerrjen e 70% të prodhimit të përgjithshëm të naftës në Itali. Në arkivin e gjeologjisë në Tiranë dhe në atë të ish Institutit të Naftës e Gazit në Fier, jane gjetur disa studime e punime të Prof. A. Lazzari. Ai u nda nga jeta në v. 1979 në Napoli.

Zarfin me hirin vullkanik te Vezuvit, te mbledhur ne v.1994 ne Kuccove (shif foto 6) prof. A. Lazzari ne v. 1975, ja dorëzoi prof.Ludovico Brancaccio, ish studenti i tij, i cili e ruajti ate me shume kujdes dhe me rastin e 60 vjetorit te shperthimit te Vezuvit, e dorezoi zarfin punonjësve shkencore te “Instituto Nacionale di Geofizica e Vulcanologia” ne Napoli, te cilët merreshin me studimin e këtij fenomeni, dhe për te kryer studime e analiza te tjera me te thelluara.

Nga studimet e kryera ne Itali, rezulton se vullkani i Vezuvit, shpertheu ne oren 12 te datës 22 te mars te v.1944 dhe u nderpre pas 24 ore. Sikurse permendëm hiri vullkanik është mbledhur në Kuçovë gjatë natës midis datës 23 dh24 Mars 1944.

Sipas të dhënave të Arkivit të Stacioneve Meteorologjike të Institutit te Fizikës Tokësore, të Universitetit të Napolit, u përcaktua kuota e kolonës eruptive, që arrinte në 10 km, u përcaktua distanca në vijë ajrore nga Vezuvi ne Kuçovë (Devoll), që ishte 450 km (foto 7), si dhe u përcaktua shpejtësia e erës në kuotat e sipërme, që i rezultonte 50-70 km/ore, dhe në përfundim, u arrit në konkluzion, që transportit të hirit vullkanik nga Vezuvi në Shqipëri (Kuçovë) i nevojitet një kohë prej 7-9 orë. Këto të dhëna dhe përfundime, argumentuan edhe shkencërisht vërtetësinë e kampionit të hirit vullkanik të marrë në Kuçovë nga Prof. A. Lazzari dhe të studiuar nga shkencëtarët italiane të vullkanologjisë.

Personalisht, jam dëshmitar okular i fenomenit të rënies të hirit vullkanik të Vezuvit në qytetin e Tiranës, kur në ato ditë, rrugët, u mbuluan nga një shtresë e hollë e hirit vullkanik. Ky fenomen sipas mjaft dëshmitarëve është vërejtur edhe në qytetin e Korccës, ku hiri vullkanik, krijoje një shtresë të hollë ngjyrë të zezë mbi shtresën e dëborës ende te pa shkrire,si dhe ne disa qytete te tjera te Shqiperise.

Të dhënat për fenomenin e shpërthimit të Vezuvit, me rastin e 60 vjetorit të shpërthimit të tij u plotësuan me argumente dhe dëshmi të reja të mbledhura nga mjaft njerëz në Itali, por padyshim, studimet e analizat që u kryen, për hirin vullkanik të mbledhur në Kuçovë, krijuan një tablo më të plotë, për faktin se Kuçova ishte 450 km larg, dhe njëkohësisht ishte pika më e largët nga Vezuvi që është marrë një kampion i hirit vullkanik.

Këto fakte të reja, bënë të mundur, që në Itali të krijohet një jehone në rrethet shkencore si dhe në faqet e botimeve, revistave e periodikëve shkencore në Itali. Më këtë rast, Kuçova, u bë një pikë e rëndësishme referimi e njohje. Në mënyrë të detajuar rezultatet e analizave e studimeve të hirit vullkanik të Vezuvit që u mblodh në Kuçovë janë publikuar hollësisht në Nr 113 të Revistës Shkencore “Quaderni di Geofisica” të shkruar nga studiuesit e INGV pranë Observatorit Vesuvian të Napolit, nga Elena Caubellis, Aldo Marturano e Lucia Pappalardo.

*Ing. Gjeolog

Lini nje pergjigje