PD, pjesë e reformës në drejtësi/ Halimi: Opozita kërkon reformën në drejtësi dhe dekriminalizimin

0
101

Jetmir Olldashi

ed halimiLigjvënësi i djathtë tha se çdo ligj i kaluar nga qeveria që ka pasur të bëjë me drejtësinë, nuk ka pasur si synim luftën ndaj korrupsionit, por kapjen e institucioneve

Opozita do të marrë pjesë në komisionin për reformën në drejtësi, ndërsa do të kërkojë paralelisht dekriminalizimin e Kuvendit të Shqipërisë. Kjo ka qenë deklarata e bërë nga ligjvënësi demokrat Eduard Halimi, i cili bëri me dije se ndërkohë janë depozituar pesë emrat e opozitës për komisionin përkatës që do të jenë prezent në mbledhjet e ardhshme të komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi. “Është shumë e rëndësishme që ligjet që do të hartohen për të reformuar sistemin e drejtësisë të vijnë nga deputetë me integritet”. Halimi la të nënkuptohej se një veprim i tillë i selisë blu ka ardhur pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtar. “Gjatë javëve të fundit ka pasur takime intensive të eksponentëve të Partisë Demokratike me partnerët ndërkombëtarë të cilët ndihmojnë në çështjet e reformës në drejtësi, dhe nga sinjalet dhe mesazhet që kemi marrë, shumica ka pranuar një nga dy kërkesat e opozitës. Ka pranuar kërkesën përsa i përket barazisë në komision, një kërkesë shumë e rëndësishme në mënyrë që reformat të jenë jetëgjata dhe të mos varen nga qenia vetëm në një mandat e një qeverie”, – deklaroi për mediat deputeti demokrat Eduard Halimi. Ai shtoi se opozita do ta shohë me seriozitet dhe vëmendje përfshirjen e shumicës qeverisëse në këtë reformë, në mënyrë që ajo të bëhet duke pasur si synim luftën ndaj korrupsionin në sistemin e drejtësisë, forcimin e institucioneve, dhe jo kapjen e tyre. Ligjvënësi i djathtë, theksoi se tashmë është fakt i pranuar nga të gjithë se gjatë këtyre dy viteve, çdo ligj i kaluar nga qeveria që ka pasur të bëjë me drejtësisë nuk ka pasur si synim luftën ndaj korrupsionit, por kapjen e institucioneve të drejtësisë. “E kam fjalën këtu për ligjin e KLD-së, i cili nuk solli asnjë risi tjetër për luftën ndaj korrupsionit në sistemin e drejtësisë, për sa u përket shkallëve të para të gjykimit, por solli vetëm zëvendësimin e karrigeve, duke ndryshuar tre anëtarët e zgjedhur nga Parlamenti i mëparshëm me tre anëtarë militantë të Partisë Socialiste në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Pra ka qenë një ligj që nuk ka pasur në fokus luftën ndaj korrupsionit në sistemin e drejtësisë, por kapjen e sistemit të drejtësisë, ashtu si ligjet e tjera që janë miratuar nga qeveria gjatë këtyre dy viteve”, – tha Halimi. Ky reagim i opozitës vjen pas deklaratave të forta të ambasadorit amerikan Donald Lu. Në një fjalë përshëndetëse për tryezën e reformës në drejtësi diplomati amerikan tha se ka gjyqtarë që duhen pushuar, por edhe gjyqtarë të cilët duheshin futur në burg. Ndërsa për opozitën ai u shpreh i bindur se pjesëmarrja e saj do e bënte më të plotë reformën në drejtësi, dhe se ekspertët e saj janë shumë të mirë për këtë çështje.

 

 

Ngjarja e rëndë/ Albana Vokshi: Të inspektohen të gjitha jetimoret e vendit

Një inspektim në mbarë vendin ka kërkuar ligjvënësja demokrate Albana Vokshi në Komisionin parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë pas ngjarjes tronditëse dhe aspak e tolerueshme te dhunës ndaj fëmijëve ne jetimoren e Shkodres. Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik dhe ka sjellë një reagim të gjithë faktorëve të shoqërisë. Deputetja demokrate Albana Vokshi: “Kerkova të behet nje analize e hollesishme dhe e thelluar e faktoreve qe cuan ne kete dhune te ushtruar ne grup kujdestaresh (e jo vetem nga nje), duke filluar qe nga ekzistenca apo jo e punonjesve sociale neper keto qendra, menyra e emerimeve te drejtuesve si dhe stafit te tyre si dhe cdo faktor tjeter qe coi ne kete dhune te pashembullt… Emerimi I militanteve te partise mund te kete pasoja te tmerrshme ne shoqerine tone, nese rrisim femije mes dhunes fizike”. Kryetarja e Lidhjes së Grave të Partisë Demokratike ka shtuar më tej se dhembshuria dhe humanizmi duhet të jetë kryefjala e institucioneve që kujdesen për këto shtresa vulnerabël të shoqërisë. “Nderkohe qe kujdesi dhe vemendja duhet te jete maksimale ndaj ketyre femijeve, jetmoret kthehen ne vatra te dhunes dhe dhimbjes. Keta femije kane shume nevoje per dashuri dhe perkushtim, qe mos te rriten me urrejtje ndaj botes e ndaj njerezve te tjere”! Zonja Vokshi kërkoi ndërhyrjen e institucioneve ligjzbatuese për të dënuar këtë krim mbi fëmijët e vegjël. “Kerkova qe te nderhyhet sa me pare nga institucionet perkatese per venien para pergjegjesise penale te autoreve si dhe te monitorohet situata ne qendrat e tjera strehuese per femije, dhe jo vetem, ne menyre qe shqiptaret te mos tronditen nga ngjarje te tilla. Duhet te reagojme fort si shoqeri qe femomene te tilla mos te perseriten e mos te prodhojne mostra si ai qe vrau 2 turistet ceke” ka përfunduar deklaratën e saj në komisionin parlamentar të çështjeve sociale deputetja Albana Vokshi. Ndërsa ish kryeministri Berisha e ka quajtur të turpshme dhe kriminale ngjarjen e Shkodrës. “Zonja ne fjale, per t’u mbrojtur dhe per te bindur te tjeret per pafajesine e saj, deklaroi se Edi Rama eshte idhulli i saj. Ajo ka te drejte te adhuroj Ramen por me torturat qe u ben femijeve jetim tregon se eshte nje shpirt kazem, te ciles vogelushet nuk i duken engjej, siç jane, por shejtane per ti rrahur! Kesaj i thone idhtare”!

 

 

Dule për zgjedhjet

Kryetari i PBDNJ-së, z. Vangjel Dule, ka thënë se blerja masive e votës, retorika ekstreme nacionaliste, mospërputhja e vulave të sigurisë si dhe shkeljet të tjera flagrante që sollën diferenca të theksuara midis votave për kryetar dhe atyre për këshillë, çuan tjetërsimin e rezultatit të zgjedhjeve. Këto deklarata Dule i bëri në takimin me z. Andrew Bruce përfaqësuesin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR. Me konkretisht z. Dule u ndal në problematika të hasura gjatë procesit zgjedhor ku u konstatuan precedentë antiligjor duke patur përballë struktura qeveritare si dhe struktura shtetërore të cilat u implikuan në këtë proces.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here