Kriza greke, PE/ Weber Ciprasit: Ju kanë duartrokitur ekstremi i majtë dhe i djathtë

0
158

Cipras PEKryeministri grek, Aleksis Cipas, ka mbajtur sot një fjalim 12-minutësh në Parlamentin Europian, ku ka theksuar se pavarësisht krizës, qeveria e kryesuar prej tij “do të vazhdojë reformat”, në kërkim të një marrëveshjeje që orvatet të “sheh dritë në fund të tunelit”. Ciparas i tha këto fjalë pasi kishte përmbyllur një takim në Bruksel, me liderët e e urozonës

Kryeministri grek foli menjëherë pas ish kryeministrit polak, Donald Tusk, i cili theksoi në fjalën e tij se pavarësisht bisedimeve tepër të vështira për marrëveshje, është e rëndësishme që t’i mëshohet fakti se kemi vetëm 4 ditë kohë, e se nuk ka më marrëveshje pas fundit të javës.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri 40-vjeçar është ndërprerë disa herë nga duartorokitje që vinin si nga ekstremi i majtë ashtu edhe nga ai i djathtë, e që mbanin në duar pankarta “OXI-NO”.

Manfred Weber, kreu i grupit më të madh në Parlament, atij të Partive Popullore Europiane(PPE), lëshoi kritika ndaj kryeministrit grek për këtë dështim, qysh kur mori pushtetin katër muaj më parë. Ai e akuzoi si politikan që keqpërdori votuesit, duke shkatërruar besimin te BE-ja dhe duke fyer liderët e tjerë europianë.

“Nga e majta ekstreme e deri tek e djathta ekstreme, ju keni korrur sot mjaft duartrokitje. Ekstremistët e Europës ju kanë duartrokitur”, tha Veber duke iu drejtuar Ciprasit, raporton Reuters”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here