Qeveria zbythet nga arbitrazhi/ Dështon gruaja e Toni Bler. Kuvendi u rikthen koncesionin amerikanëve të “Rapiscan”

0
124

 

Gëzim Saliu

cim cani ne komisionPër përballjen me kompaninë që ka marrë koncesionin e skanimit të kontejnerëve në dogana, qeveria zgjodhi avokaturën e znj. Blair, e cila duket se dështoi në këtë përballje, duke detyruar palën shqiptare të nënshkruajë marrëveshjen

Qeveria shqiptare tërhiqet nga përballja në arbitrazh me kompaninë amerikane “Rapiskan System Inc”, duke rikthyer marrëveshjen e nënshkruar më parë në 2013-ën nga mazhoranca e kaluar për dhënien me koncesion të shërbimit të skanimit të kontejnerëve në dogana. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, bëri të ditur dje në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve se marrëveshja u nënshkrua me disa ndryshime ku theksoi se vendi përfitoi 100-180 milionë euro më pak shpenzime sipas llogaritjeve konservatore. Por edhe pse përmes ministrit qeveria u përpoq ta përcillte këtë marrëveshje si një përfitim për palën shqiptare, ku sa i përket të ardhurave të paktën nga fjalët e Canit në Komision duket se ka përfitime, nuk mund të mohohet nga ana tjetër dështimi i qeverisë dhe avokaturës së përzgjedhur prej saj. Socialistët e kishin kundërshtuar fort këtë marrëveshje kur ishin në opozitë dhe me ardhjen në qeveri e çuan çështjen në arbitrazh, duke u përballur direkt me kompaninë amerikane. Qeveria zgjodhi në këtë përballje studion ligjore ndërkombëtare të bashkëshortes së ish-kryeministrit Tony Blair, kur ky i fundit njihet si një ndër këshilltarët dhe bashkëpunëtorët e kryeministrit Rama. Por duket se kjo studio nuk mund ti japë avantazh të dukshëm palës shqiptare në arbitrazh, gjë e cila detyroi qeverinë të tërhiqet dhe të vendosë të nënshkruajë marrëveshjen e re me kompaninë amerikane.

 

Debati në Komision

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, theksoi se negociatat me kompaninë nuk shkuan mirë por çështja u zgjidh para se Gjykata e Arbitrazhit të shprehej. “U ra dakord për një çmim fiks, ku pala amerikane në krye të 15 viteve do të marrë një shumë të caktuar dhe u fiksua që në vitin e parë të punës pala amerikane të marrë 11.3 milionë dollarë në vit. Në fund, të afatit të koncesionit kompania do të marrë një shumë prej 200 milionë euro”, – u shpreh ai. Po ashtu ai shtoi se pagesat për arbitrazhin nuk do mbahen nga pa shqiptare por do të paguhen nga pala amerikane. “Në fund të kësaj kontrate biznesi paguan vetëm 22 euro për një deklaratë doganore dhe jo 39 sa ishte më parë”, – theksoi Cani. Ndërkaq përfaqësuesit e opozitës në komision deklaruan se qeveria ka dështuar në këtë përballje me palën amerikane, duke theksuar se iu rikthyen sërish marrëveshje me kompaninë të cilën e cilësuan si korruptive. “Kjo është e turpshme se ju vetë e pranoni që thyen një marrëveshje, rrezikuat që Shqipëria të paguaj 360 milionë euro në arbitrazh dhe këtë ta paguaj pa marrë asnjë lloj shërbimi. Ju ose do na linit para një kontrabande galopante ose do negocionit me dikë tjetër që u interesonte juve”, – tha Bylykbashi.

 

Në Kuvend plas gallata/ Nga pirja e verës tek Tony Blair si “çun xhaje” i ministrit të Financave. Ristani: Çim Cani filozof

Bylykbashi: Kur ju vendosët ta bënit nul kontratën a bëtë një vlerësim të rrezikut? Pse nuk patë mundësinë e negocimit që në fillim?

Cani: Ne ishim në një pozitë të disfavorshme.

Halimi: Sa para keni harxhuar ju për të arritur në këtë pikë?

Cani: Kemi vetëm një kosto që është kostoja e Avokaturës së Shtetit diku 500 mijë euro.

Ristani: Thatë se dy probleme kishte kontrata, vlera dhe jetëgjatësia? Thatë se ishte me rëndësi se opinioni publik ishte i ndjeshëm, si e matët ju opinion publik?

Cani: Gjithë organizmat e biznesit kanë artikuluar këtë çështje.

Ristani: Mund të na tregoni mendimet me shkrim të biznesit?

Cani: Po.

Ristani: Unë e kuptoj, por nuk është e hijshme të vish dhe të gënjesh në parlament.

Cani: Më fyet, detyra ime është të sqaroj.

Ristani: Thatë Avokatura e Shtetit është paguar 500 mijë euro por në dijeninë time është paguar kompania e Blerit 500 mijë euro. A mund ta rinegocionit këtë pa i dhënë Blerit 500 mijë euro?

Majko pa mikrofon: E ke shok Blerin ti?

Ristani: Po çfarë rëndësie ka, gruaja e Toni Bler. A nuk do ishte më mirë të kursenit

Cani: Ju e keni të lehtë të fyeni?

Ristani: Pse çfarë e keni Toni Blerin ju që u fyet?

Fino pa mikrofon: Çun xhaje.

Xhafaj: Ju lutem shumë Toni Bler është një personalitet…

Cani: Ju e kishit të lehtë kur më thatë gënjen, unë e kam shumë të vështirë që t’u them që ju po gënjeni tani. Jeni të shqetësuar për 500 mijë euro, thoni faleminderit për 100-180 milionë euro dhe publiku ta gjykojë.

Fino: Nëse ne deputetët e vjetër kemi bërë gabim që kjo kontratë nuk kishte kohë përfundimi, mund ta abrogojmë? Pse shqetësohet opozita që mos kursehen këto 100-180 milionë euro po le ti marrin ata që e kanë këtë biznes. Në diskutim do ta bëj se kush e ka këtë biznes, pse e mbron opozita këtë biznes.

Vasili pa mikrofon: Si shoku Enver në OKB ke folur.

Ndoka pa mikrofon: Veprimtari armiqësore…

Cani: Që ishte gabim kontrata e hapur është e sigurt që ishte gabim, por që të abrogohet nuk është e lehtë. Por po, e keni bërë gabim. I është bërë dëm qytetarëve shqiptarë.

Fino: Pse nuk e çoni në prokurori?

Cani: E kemi çuar, mjaft dosje kemi çuar… Në këtë rast bie dakord me deputetin Nard Ndoka që duhet të jetë veprimtari armiqësore e deputetëve që mbrojnë kontratën e vjetër.

Ristani pa mikrofon– Çim Cani filozof

Xhafaj: Ju lutem tani me batuta, po unë kot jam këtu?

Halimi: Po që je kot as mos e diskuto fare ti… Pastaj është faji juaj që lini mbledhje pasdite se plas gallata.

Hysi pa mikrofon: Mos pini verë ju në drekë dhe të vini në rregull pasdite

Qeshin deputetët në sallë

Xhafaj: Vazhdo sipas cilësisë së verës atëherë. Iu zuri euro më duket.

Halimi: Kontrata ka qenë e ligjshme. Kontrata ka qenë e ligjshme por kjo tregon se sa të pafytyrë jeni ju dhe sa broçkulla i thoni popullit kur janë zgjedhjet dhe kur vini këtu thoni të tjera brroçkulla.

Majko, Xhafaj qeshin

Lutaj pa mikrofon Halimit: Mendova se ty nuk të kishte zënë vera…

Fino: Do kthej monedhën e këtyre të pafytyrëve që po flasin këtu me një gjë shumë të thjeshtë. Unë jam shumë radikal më mirë të prishej kontrata e të paguhej gjoba 360 milionë euro. Kush fshihet pas kontratës amerikane? Cilët janë? Janë familjarët e tyre, të udhëheqësve të tyre që po fitojnë, fituan këto dy vjet dhe po bëjnë zhurmë të madhe se duan të fitojnë akoma. Kemi kohë akoma për të bërë shumë nga gjërat mbase deri tani nuk i kemi bërë, nuk e kemi mbyllur akoma mandatin, por mjerë ju.

Ristani, Halimi, Bylykbashi qeshin.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here