Debati te Siguria/Braho:Flamur, nëse merresh me mua, ta tregoj vendin. Noka: S’ka bir nëne të më tregojë vendin mua

0
142

Braho-Noka

Gëzim Saliu

Seanca dëgjimore me ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri, lidhur me ngjarjen e Lazaratit ku mbeti i vrarë oficeri i RENEA-s, u shoqërua me debate të forta në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Sigurisë. Përplasjet ishin të shumta duke filluar nga debatet mes ministrit dhe deputetëve të PD-së, por edhe mes kreut të Komisionit, Spartak Braho, dhe deputetit demokrat, Flamur Noka.

Noka- Në 2014-ën ju i nxorët në media emrat e atyre që në atë kohe i quajtët banditë, pa pasur akoma prova. Braho- Edhe në këtë kohë bandite janë që çke me të. Noka- O Spartak, për çështje e banditëve ti ke konceptin e Enver Hoxhës, kanë evoluar konceptet. Braho- Zoti Flamur është për të ardhur keq që një ministër mbrojtje, më fal ministër i brendshëm s’ke mësuar akoma që këto që pyet janë pjesë e hetimi. Noka- S’janë pjesë e hetimit fare këto. Spartak ti vazhdon me konceptin e hetuesit të sigurimit të shtetit. Mëso Spartak, megjithëse je në moshë të madhe e s’ke ç’mëson, por mëso pak të lutem. Braho-Në qoftë se ke ardh për t’u marr me mu, unë ta tregoj vendin. Noka- Ka ik ajo kohë Spartak, s’ka bir nëne të më tregojë mua vendin, jo ti po asnjë s’ma…

Debatin e plotë mund ta lexoni nesër në gazetën “standard” në print.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here