Drafti i ri/ Ja si do të kryhet kompensimi për ish-pronarët

0
121

dosja e pronaveSi do të funksionojë kompensimi alternativ. Llogaritja për të gjitha dosjet e pronarëve

Agjencia për kthimin dhe Kompensimin e Pronave është duke hartuar një draft të ri, i cili pritet të ndryshojë procesin e kompensimit të pronave, duke shkurtuar afatet. Në draft/projektligjin “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, është parashikuar që procesi i shqyrtimit të dosjeve që janë pa vendim pranë Agjencisë do të përfundojë brenda një afati minimum prej 3 vitesh nga hyrja në fuqi e ligjit, ndërsa procesi i kompensimit është llogaritur të përfundojë brenda një periudhe prej 10 vitesh. Përfundimi i procesit të legalizimit është kompetencë e ALUIZNI-t dhe ai i vlerësimit të titujve të pronësisë është kompetencë e Prefekturës së Qarkut. Në draft/projektligjin “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, është parashikuar që procesi i shqyrtimit të dosjeve që janë pa vendim pranë Agjencisë do të përfundojë brenda një afati minimum prej 3 vitesh nga hyrja në fuqi e ligjit, ndërsa procesi i kompensimit është llogaritur të përfundojë brenda një periudhe prej 10 vitesh. Përfundimi i procesit të legalizimit është kompetencë e ALUIZNI-t dhe ai i vlerësimit të titujve të pronësisë është kompetencë e Prefekturës së Qarkut. Ngritja e komisioneve të veçanta dhe nxjerrja e akteve ligjore dhe nënligjore për zgjidhjen përfundimtare të pronësisë së tokës bujqësore, të marrë në përdorim nga subjektet përfituese si ish punonjës të Kooperativave dhe Ndërmarrjeve Bujqësore, është pjesë e procedurave të përcaktuara në ligjin nr. 57/2012 për “Përfundimin e procesit të kalimit në pronësi përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore”. Skema e kompensimit e paraqitur në draft/projektligj është hartuar në përputhje me udhëzimet e dhëna nga GJEDNJ. Ky draft/projektligj parashikon një formulë realiste dhe rendit procedura konkrete për realizimin e kompensimit duke i dhënë zgjidhje efiçente dhe përfundimtare çështjes të kompensimit të pronave.

 

Llogaritja

Llogaritja e numrit të përgjithshëm të vendimeve administrative që njohin të drejtën e pronësisë, me të drejtë kompensimi është një hap i cili është përfunduar nga agjencia me publikimin e regjistrit të vendimmarrjes, nga ku rezultojnë rreth 26000 vendime kompensimi (1993-2014). Në përfundim, gjejmë rastin t’ju falënderojmë për sugjerimet dhe kontributin tuaj shumë të vlefshëm gjatë këtij procesi reformues, duke i vlerësuar ato si një kontribut thelbësor në realizimin e draft projekt/ligjit “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”. Në lidhje me procesin e regjistrimit fillestar të pronave në ato zona kadastrale ku është vendosur për njohje dhe kthim/kompensimin e pasurive të paluajtshme, sqarojmë se kjo nuk është kompetencë e jona por është detyrim i ZRPP-së. Lidhur me sugjerimin tuaj për marrjen e informacionit të nevojshëm pranë gjykatave lidhur me vendimmarrjet e kryera prej saj, lidhur me anulimin, ndryshimin e vendimeve të AKKP-së, pasqyrimi në regjistrin elektronik të AKKP-së i të gjithë vendimeve të marra nga gjykata sipas objektit të lart përmendur me qëllim përllogaritjen e kostove të nevojshme në përfundimin e këtyre proceseve, sqarojmë që është një sugjerim shumë i drejtë dhe i nevojshëm. Nga informacioni që disponojmë deri më tani, është pothuajse i pamundur realizimi 100% i këtij sugjerimi për shkak të periudhës së gjate të këtij procesi. Aktualisht, jemi duke bashkëpunuar me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për identifikimin dhe regjistrimin e kësaj problematike, një proces i cili nëse rezulton i suksesshëm do të shtrihet si projekt edhe ne gjykatat e tjera te vendit. Gjithsesi, si rrjedhoje në lidhje me këtë çështje në draft është parashikuar si zgjidhje bashkëpunimi me subjektet për paraqitjen nga ana e tyre e këtij informacioni, si më poshtë: Agjencia brenda një afati 6-mujor nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të publikoje një regjistër me të gjitha vendimet përfundimtare që njohin të drejtën e kompensimit të pronës së subjekteve të shpronësuar. Regjistri duhet të përmbajë informacion mbi dokumentacionin që mungon në dosjen e vendimit. Subjektet e interesuara mund të plotësojnë dokumentacionin e paraqitur si të munguar nga agjencia, i nevojshëm për vlerësimin financiar të vendimit të kompensimit, brenda një afati prej 6 muajsh nga data e publikimit të regjistrit duke përfshire dorëzimin e vendimeve gjyqësorë të formës së prerë. korrektësi i ligjit dhe të rritet eficenca në punë. Sa i përket rritjes së transparencës në administratë, në përputhje me nenin 7 të ligjit nr. 1 19/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr. 1 19/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI). Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës AKKP ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale. Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së AKKP-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.akkp.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut.

 

Draft/projektligji i propozuar parashikon këto forma kompensimi:

  1. a) Me kompensim Financiar b) Me kompensim Fizik c) Alternative Kompensimi Progresiv Në këtë draft projekt-ligj gjithashtu është dhënë garancia për përfundimin e këtij procesi duke përcaktuar një shume minimale që buxheti i shtetit do të akordoje çdo vit fondit të kompensim Për herë të parë është përshkruar proceduralisht realizimi i ankandit të pronës pjesë e fondit të tokës, si një burim i ri për krijimin e të ardhurave për fondin e kompensimit dhe si një mënyrë alternative e kompensimit.

 

Qytetarët nuk i përballojnë shpenzimet

Paga mesatare në administratën shtetërore në Kosovë arrin në 429 euro, në sektorin privat 349 euro, derisa konsumi për ekonomi familjare në vit llogaritet të jetë 7.611 euro, kurse për kokë banori 1,386 euro ose 115 euro në muaj.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2014 , tregojnë se ka rënie të konsumit për kokë banori dhe ekonomive familjare, përderisa ka rritje të konsumit të përgjithshëm.

Sa i përket konsumit të ekonomive familjare, pesë kategoritë kryesore i përbëjnë: ushqimi dhe pijet joalkoolike me 3,366 euro ose 44 për qind në vit, pasuar nga banimi, transporti, veshmbathja, si dhe alkooli e duhani.

Se konsumatorët po përballen me çmime të larta të konsumit dhe me ulje të standardit jetësor, e thonë edhe disa qytetarë në Prishtinë.

Sipas tyre, çmimet janë të papërballueshme krahasuar me pagën mujore në Kosovë.

Megjithatë, pagat nga sektori publik dhe privat paraqiten burim kryesor dhe i rëndësishëm i të hyrave në vend.

Blerta, një qytetare nga Prishtina, e cila ka përfunduar Fakultetin Ekonomik dhe është e papunë, thotë se çmimet janë jashtëzakonisht të larta, kurse shporta e konsumit nuk i ka të gjitha produktet e nevojshme për jetë.

“Në përgjithësi, ushqimi është jashtëzakonisht i shtrenjtë krahasuar me vendet tjera dhe krahasuar me pagat që janë në Kosovë, si në sektorin publik, po ashtu edhe në atë privat. Çmimet janë të ndryshme në treg dhe shumë herë duhet të hulumtohet tregu, në mënyrë që të gjenden artikuj më të lirë”, – thotë Blerta.

Ndryshe, në raport thuhet se pak më shumë se gjysma e ekonomive familjare në Kosovë gjatë vitit 2014 kanë deklaruar se nuk kanë qenë në gjendje të përballojnë një shpenzim të papritur prej 500 eurosh përmes burimeve vetanake.

Gjatë vitit 2014, rreth 64 për qind ekonomive familjare nuk kanë mundur të mbajnë shtëpinë apo banesën të ngrohtë në mënyrë adekuate.

Një qytetar tjetër mbi të 50-at, Shaqir Demiri, më profesion inxhinier, thotë se paga që merr nuk mjafton për përmbushjen e nevojave elementare për jetë.

Demiri thotë se çmimet e produkteve ushqimore janë të shumë të shtrenjta.

“Çmimet e konsumit janë jashtëzakonisht të shtrenjta. Dyqanet e ndryshme vazhdimisht promovojnë ulje të çmimeve, por kur i sheh në vitrina për një artikull ulin çmimet, kurse për të tjerët i ngritin. E, të mos flasim për produktet e mishit”, – thekson Demiri.

Më shumë se gjysma e ekonomive familjare në Kosovë në vitin 2014, nuk kanë qenë në gjendje të përballojnë të ushqyerit çdo të dytën ditë një shujtë me mish, pulë, peshk apo ushqim vegjetarian. Në sistemin e arsimit punon Bexhet Ibrahimi, i cili thotë se me pagën që merr, nuk arrin të paguajë për çdo muaj faturat e shërbimeve komunale.

“Pagat janë të ulëta. Për një familje mesatare 6-anëtarëshe, paga nuk mjafton vetëm për ushqim, pasi çmimet janë shumë të larta. Ku mbesin tani faturat e shërbimeve komunale, të cilat po ashtu kanë vlerë të lartë”, shprehet Ibrahimi.

Se ekonomitë familjare shpesh nuk janë në gjendje të paguajnë me kohë pagesat siç janë qiraja, kreditë, tatimet, shpenzimet komunale – faturat, mirëmbajtje të rregullta , thuhet edhe në raportin e ASK-së. Gjatë vitit 2013, rreth 44 për qind e ekonomive familjare dy herë ose më shumë nuk kanë mundur të përballojnë pagesat, ndërsa në vitin 2014 është vërejtur një rënie prej 2 për qind.

Po ashtu, në vitin 2014, 72 për qind e ekonomive familjare nuk kanë qenë në gjendje të përballojnë një pushim vjetor njëjavor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here