Greqi, referendumi/ Theodorakis: Cipras duhet të largohet

0
132

TheodorakisTeksa kanë mbetur edhe pak orë deri sa të mbyllen kutitë e votimit për referendumin, e në një kohë kur partitë politike të majta e të djathta e kanë bërë tashmë publike qëndrimin e tyre për PO-në apo JO-në e referendumit të sotëm, lideri i Qendrës, Stavros Theodorakis, ka deklaruar për revistën gjermane “Fokus” se kryeministri në detyrë, Aleksis Cipras, duhet të japë dorëheqjen.

Udhëheqësi i Qendrës greke, edhe pse është një figurë relativisht e re në spektrin e politikës , ai është goxha i njohur në ekranet televizive, si moderator dhe intervistues, si dhe një figurë që mbështetet kryesisht nga votuesit në moshë rinore.

Theodorakis mbetet shpresëplotë se rinia greke do të votojë në favor të Europës dhe kundra, siç e quan ai, “Ballkanizimit” të vendit.

“Aleksis Cipras vuri karierën e tij politike mbi ardhmërinë e vendit. Ky është problemi, prandaj duhet të largohet tani”, u shpreh lideri i Qendrës për revistën gjermane, shkruan “Protothema”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here