Shuhet Abdulla Tafa, i vetmi “elitar evropian” shqiptar

0
372

V.M

abdulla me e sakteËshtë ndarë dje nga jeta poeti dhe studiuesi Abdulla Tafa. Pakkush e di se qëndronte “i mbyllur” në kullën e tij të dijes, në Muzeun Etnografik të Kavajës, ku gjithmonë mund ta gjeje me tufë shënimesh, poezi dhe skica studimore. Një burrë i heshtur, në fisnikëri të skajshme, një dijetar i rrallë i botës së etnosit dhe antropologjisë shqiptare, Tafa nuk bënte zhurmën e kryeqytetit. I lindur në Kavajë, 1947, një karrierë e pasur, shkrimtar, estet, kritik arti, ligjërues në auditorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë mbi personalitete të artit dhe kulturës dhe dukuri të artit modern e pasmodern.

Diplomuar në Fakultetin e Filologjisë tek Universiteti i Tiranës si dhe ka drejtuar gazetën “Studenti” në rolin e zëvendëskryeredaktorit. Drejtues në vite i Muzeut Etnografik të Kavajës dhe aktualisht përfaqësues i Shqipërisë për Akademinë Evropiane të Arteve (A.E.A), dega e Kosovës.

Si kritik arti ka realizuar edhe disa vlerësime për katalogë prestigjiozë të grave piktore të njohura në vendet gjermanike; si dhe studime vlerësues mbi artistët pamorë si piktori Jetullah Haliti, kandidati për “Nobelin” e Paqes nga Kosova dhe Shkëlqim Meçaj nga Fieri. I specializuar në Euro-Kulturologji dhe Euro-Art, studiuesi i arteve Abdulla Tafa është autor i një kolane veprash studimore për personalitete të rëndësishme si piktori shqiptar i njohur ndërkombëtarisht Ibrahim Kodra – Një Univers dhe dirigjenti Mustafa Krantja – Ave Musicus. Esetë, poezitë dhe lektrimet akademike janë përmbledhur në veprën e tij antologjike “La Place de la Concorde”, 2002.

Në vitin 2005, në sallonin e 35-të të konkursit ndërkombëtar, ndryshe nga herë të tjera, kur juria nderonte me medaljen e artë të nivelit kombëtar, medalja e sallonit të këtij viti, më e larta në skedën e hierarkisë së medaljeve të A.E.A., ka kuotëzuar poezinë dhe eseistikën e Abdulla Tafës në zonën më elitare të vlerësimit artistik ndërkombëtar. Poezitë dhe eseja mbi fenomenologjinë moderne e postmoderne në art janë përkthyer në gjuhën frënge nga prof. Ilia Lëngu dhe janë botuar nga shtëpia e librit “Ombra GVG” në Tiranë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here