Schulz: Dorëheqje e Sirizës pas ‘Po’-së në referendum. Qeveri teknike deri në zgjedhje të parakohshme

0
134

Martin SchultzPresidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz, tha sot se besimi i tij për qeverinë greke ka prekur fundin dhe ai shpreson që Tsipras të japë dorëheqjen pas referendumit të së dielës, shkruan “Kathimerini”.

Schulz tha sot për gazetën gjermane “Handelsblatt” se zgjedhjet e reja do të ishin të nevojshme nëse populli grek do të votonte ‘pro’ programit të reformave, e për rrjedhojë, qendrimin në eurozonë. “Rrjedhimisht e logjikisht, qeveria jep dorëheqjen. Periudha pas rënies së qeverisë të së majtës ekstreme dhe zgjedhjeve të reja duhet të administrohet nga një qeveri teknike. Nëse qeveria teknike arrin një marrëveshje të aryeshme me kreditorët, atëherë për Sirizën gjithçka merr fund”, tha Martin Schultz.

Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka kërkuar me ngulm që qytetarët e vendit të tij të votojnë ‘kundër’ kushteve të Bashkimit Europian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në referendumin e së dielës. Tsipras e shpalli referendumin menjëherë pasi dështuan bisedimet e tij më kreditorët ndërkombëtarë, çka pamundësoi pagesën e këstit të borxhit ndaj ‘trojkës’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here