Rizgjidhet Ramush Haradinaj

0
153

Ramush HaradinajAleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë përsëri si kryetar të saj Ramush Haradinajn.

Me 527 vota pro, 3 kundër e 2 të pavlefshme, Ramush Haradinaj është rizgjedhur kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në këtë mandatim, ai nuk kishte kandidat rival. Haradinaj ka fituar besimin e delegatëve në Kuvendin e VII zgjedhor të AAK-së, që të jetë edhe për katër vjet të tjera kryetar i tyre.

Në fjalën përshëndetëse Haradinaj ka premtuar se do të angazhohet fuqimisht për një Kosovë me ekonomi më të zhvilluar, për një shtet ku të sundojë rendi dhe ligji. “Zgjedhja ime pa kundërkandidat, nuk e bën jodemokratike AAK-në”, tha Haradinaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here