“Tirana Biznes Park” në Vorë/ Rama mban premtimin, izolon kryebashkiakët e PD. Fton Veliajn, injoron Ismailin

0
133

perurohet “Tirana Biznes Park” në VorëRama përkrah Veliajt, por “harron” të ftojë kryebashkiakun Ismaili: Biznesi, qendër e dijes

Përurohet faza e parë e “Tirana Business Park”në Vorë, një investim i biznesit gjerman me vlerë totale 100 milionë euro . Në ceremoninë ku merrnin pjesë Kryeministri Rama, kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës Erion Veliaj, ambasadori gjerman Hoffman nuk mund të mos vihej re mungesa e kryebashkiakut të Vorës Fiqiri Ismaili. Edhe pse aktiviteti u zhvillua pikërisht në këtë Bashki, kryebashkiaku Ismaili nuk ishte i ftuar dhe duket se në këtë rast Kryeministri ka mbajtur anën e aleatit kryesor LSI, forcë e cila ka kundërshtuar zgjedhjet në Vorë dhe ka kërkuar ripërsëritjen e tyre. “Ne do të zbulojmë potenciale të tjera bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, Bashkisë së Tiranës dhe kësaj qendre, që për ne është qendër e dijes për të bërë biznes, e dijes për të zgjeruar hapësirat e mundësive në fushën e sipërmarrjes dhe e dijes që duhet t’u transferojmë më të rinjve”, – deklaroi Rama.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here