Mungon vullneti?

0
149

Nga Dagmar Engel

Nga Dagmar EngelAty ku ka vullnet, ka dhe një rrugë – këtë fjali kaq të sprovuar për krizën greke, Kancelarja Merkel e ka zëvendësuar me një fjali tjetër të njohur: Dështon euroja, dështon Evropa.

Ku është gruaja më e fuqishme e Evropës në fillim të kësaj jave vendimtare? Në titujt kryesorë të gazetave greke sidoqoftë ajo nuk shihet. Angela Merkel nuk shihet më si e keqja, e karikaturizuar si naziste, ashtu si paraqitej para disa vitesh, në njërën nga pikat e nxehta të krizës së pafundme greke. Sinjalet që lëshon Kancelarja Merkel janë të qarta: Ne, gjermanët, unë, kryetarja e qeverisë nuk jemi ata që vendosim për mirëqenie apo varfëri. Gjermania është njëra nga 28 shtetet anëtare të BE-së, njëra nga 19 vendet e eurozonës. Në BE nuk vendosin shtete më vete, por të gjithë bashkë.

Angela Merkel feston këtë javë kaq të rëndësishme 70-vjetorin e partisë së saj konservatore, CDU. “Evropa jeton nga aftësia për të gjetur kompromisin”, – tha Kancelarja në fjalimin me rastin e ceremonisë festive. Dhe nga ajo që rregullat respektohen, rregulla si “solidariteti dhe përgjegjësia e gjithsecilit”. Nëse ne i tradhtojmë këto parime, atëherë ne tradhtojmë vlerat tonë – kjo është bindja bazë e Kancelares gjermane.

Për kujdesin me të cilin Merkel e ushtroi rolin e saj si lidere në krizën e Greqisë, Kancelarja mori lëvdata edhe nga ku pritej – pikërisht nga ish-kancelari socialdemokrat gjerman, Helmut Schmidt. Javën e kaluar, Schmidt tha se është i impresionuar: Në momentin që Gjermania drejton, të gjithë kujtojnë kohën e nazizmit, si pasojë qeveritë evropiane do të renditeshin kundër Gjermanisë.

Ish-kancelari Helmut Schmidt është 97 vjeç dhe i lejohet të përdorë përvojën e mençurinë e moshës. Por disa gjëra kanë ndryshuar. Po ashtu edhe pritshmëritë ndaj Gjermanisë. Kush shikon mediat apo hedh vështrimin në arenën ndërkombëtare, ndeshet gjithmonë me pyetjen: Ku është Angela Merkel? Presidenti federal, ministrja e Mbrojtjes, dhe ministri i Jashtëm flasin prej një viti e gjysmë që Gjermania duhet të marrë përsipër më shumë përgjegjësi. Kjo nuk është popullore – me këtë përkon edhe qëndrimi i Merkelit: Angela Merkel nuk ishte prezente kur diskutohej për rolin gjerman në botë dhe alternativat për këtë.

Por në fillimin e kësaj jave vendimtare, Angela Merkel nxjerr sërish në sipërfaqe një fjali, që ajo nuk donte t’ia kujtonin për një kohë të gjatë: Dështon euro, dështon Evropa. Me këtë ajo nuk fikson qartë si kohë se kur e sheh ajo të dështuar euron, apo nëse Greqia mund të ketë ndonjë ndikim në këtë. Por kjo është një fjali me peshë, për të cilin do t’ia vlente të dilje më shumë në skenë: Këtu qëndron Angela Merkel, këtu është kryetarja e qeverisë së shtetit më të fuqishëm dhe popullsisë më të madhe të bE-së, ajo do të bëjë çdo gjë që Evropa të mos dështojë – së bashku me partnerët, por në rast nevoje edhe nëse duhet të marrë rolin jo edhe aq të këndshëm të drejtimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here