Arratisja e Arben Frrokut/ PD: Iku me bekimin e Ramës. Bogdani: Frroku në “drejtimin e duhur”

0
105

Jetmir Olldashi

Gerti-Bogdani-30-qershor-847x477Ky ishte standardi i Edi Ramës në këto zgjedhje elektorale; blerja masive e votës; përdorimi dhe presioni i administratës; kandidimi i personave të inkriminuar

Selia blu akuzon Kryeministrin Rama se ka lejuar dhe ka ndihmuar largimin në arrati të Mark Frrokut, të dënuarit për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Nëpërmjet një deklarate për media, nga selia blu deputeti demokrat Gerti Bogdani luajti me fjalët, duke thënë se Frroku iku në drejtim të paditur apo në “drejtimin e duhur”. “Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit, i cili ktheu në vend drejtësinë për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, Arben Frroku nuk është pas hekurave, por është larguar në drejtim të paditur apo më saktë në drejtimin e duhur”. Bogdani ngre një sërë akuzash dhe i ka drejtuar pyetje Kryeministrit Rama nëse liria e Frrokut ka lidhje me fushatën elektorale të 21 qershorit. “Arben Frroku nuk do të ishte sot i lirë, edhe pse i dënuar nga Gjykata e Apelit: po të mos kishte udhëhequr fushatën e Partisë Socialiste në Pukë prej dy muajsh; po te mos kish mbështetjen dhe aksesin e Kryeministrit të vendit, i cili kaloi më shumë se 1 orë me të, tek turizmi i Pukës, në mes të qytetit, vetëm 1 javë para ditës se zgjedhjeve; po të mos kish kaluar lirshëm dhe pa pengesë pikën kufitare me Malin e Zi; dhe po të mos kishte marrë ‘OK’ e zyrës së Interpol Tiranës në momentin që u ndalua nga autoritetet në piken kufitare mes Malit të Zi dhe Kroacisë”. Ligjvënësi demokrat i ka kujtuar Kryeministrit Rama përgjegjësitë që ka për këtë arrati të të dënuarit për vrasjen e kryekomisar Lamajt. “Kryeministri i vendit ka dhe duhet të ketë përgjegjësinë dhe detyrim ligjor t’i japë përgjigje para qytetarëve shqiptarë për këto fakte tronditëse”. Zoti Gerti Bogdani e përgjithësoi arratinë e Arben Frrokut, duke iu referuar standardeve të zgjedhjeve të 21 qershorit. Sipas tij, të dënuarit dhe botën e nëndheshme të krimit Rama e përdori në të gjithë vendin për të manipuluar votën e shqiptarëve. “Ky ishte standardi i Edi Ramës në këto zgjedhje elektorale; blerja masive e votës; përdorimi dhe presioni i administratës; kandidimi i personave të inkriminuar dhe përfshirja e elementëve të inkriminuar për të mbështetur ata dhe për të shantazhuar shqiptarët. Këto tashmë janë fakte evidente jo vetëm për shqiptarët, por edhe për ndërkombëtarët, të cilët e kanë denoncuar qartazi këtë realitet në politikën shqiptare”, – tha deputeti i PD-së, Gerti Bogdani.

 

Berisha: Rama ekzekutoi për së dyti komisarin Dritan Lamaj

Akuza të forta ka drejtuar për Kryeministrin Rama edhe lideri historik i së djathtës, Sali Berisha. Në një prononcim në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” ish-kryeministri ka shprehur indinjatën e tij dhe ka akuzuar drejtpërdrejt pasardhësin e tij, Edi Rama. “I dhane pafajesine per vota vrasesit te komisarit Lame. Arben Frroku, pas permbushjes se misionit, arratiset per ne Kube! Apeli sot e denoi me burg perjete!” Berisha hodhi akuza për kapjen e sistemit të drejtësisë si dhe akuzoi Ramën për ndërhyrje në vendimin e parë pro Arben Frrokut dhe arratinë e tij. “Edi Rama me gjykatesit e Partise i dha pafajesine vrasesit te komisarit Lame, Arben Frrokut dhe i ngarkoi blerjen e votave me parate e krimit ne rrethin e Pukes. Dy dite para zgjedhjeve, pasi kreu misionin, Rama e nisi ate per ne Kube. Ne arrati e siper Arben Frroku u ndalua nga policia ne kufirin midis Malit te Zi dhe Kroacise, por pasi Sajmir Shullazi i konfirmoi pafajesine, Frroku vazhdoi i qete rrugen per ne ishullin e Karaibeve”. Ish-kryeministri tha se kjo ishte e paracaktuar dhe e luajtur nga Edi Rama, i cili përdori kriminelë për të intimiduar zgjedhësit kudo në Shqipëri. “Kjo ishte nje loje e Edi Rames me kriminele, vrases si Arben Frroku duke ekzekutuar per se dyti ne detyre komisarin Dritan Lame”, – ka përfunduar postimin e tij ish-kryeministri Berisha.

 

Zgjedhjet mbaruan, Mziu vazhdon punën…

Edhe pse zgjedhjet lokale mbaruan dhe fushata e dha verdiktin e saj, kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, vazhdon punën dhe investimet në Bashkinë e Kamzës. Vijon puna për realizimin e investimeve të parashikuara për vitin 2015 në Kamëz. Kështu, Bashkia, me fondet e veta të parashikuara në buxhetin e vitit 2015, ka bërë të mundur ndërtimin e një tjetër segmenti rrugor, siç është rruga “Melan”, e cila është mjaft e rëndësishme për banorët e lagjes 4 Bathore. Rruga “Melan” kufizohet me rrugën “Ostreni” dhe me rrugën “Besëlidhja”. Ndërtimi i kësaj rruge nga në atë lagje ka një rëndësi të madhe, si ekonomike ashtu edhe sociale, për shkak se ajo ndikon në qarkullimin e lirë të automjeteve e të njerëzve, si të komunitetit të asaj zone, por edhe të zonave të tjera.

 

Partia Demokratike publikon një video se si janë manipuluar zgjedhjet në Shkodër

Një video se si janë mbushur kutitë me vota nga komisionarët e majtë, në Pult të Shkodrës, është publikuar nga Partia Demokratike. Nëpërmjet një deklarate për media, deputeti demokrat, Eduard Halimi, ka dhënë detaje mbi atë se çfarë ka ndodhur. “Në Komunën Pult të Bashkisë së re të Shkodrës, kutia e votimit nr. 0092 të fshatit Bruçaj është tejmbushur me vota nga komisionerët e PS-së dhe LSI-së. Në video duket qartë që komisionerët e majtë kanë mbushur duart me fletë votimi dhe votojnë në masë dhe me qetësi të plotë. Dy komisionerët e Partisë Demokratike janë nxjerrë forcërisht jashtë komisionit të votimit”. Zoti Halimi më tej ka ofruar të tjera të dhëna lidhur me numrin e votuesve, fletëve të votimit të gjetura në kuti dhe sigurisht rezultati pas numërimit të votave që ka qenë dukshëm në favor të së majtës. “Në kutinë e votimit u gjetën 388 fletë votimi, kur në votim kishin firmosur 377 persona. Në zgjedhjet e vitit 2013, në këtë qendër votimi morën pjesë 125 votues. Rezultati për këtë qendër votimi me fletë të hedhura në kuti flet qartë për shkallën e madhe të manipulimit të zgjedhjeve nga pushteti. Për kandidaten e majtë Keti Bazhdari janë 331 vota ose rreth 88%, 2 vota për kandidatin e pavarur, ndërsa për kandidaten fituese Voltana Ademi vetëm 44 vota”. Deputeti demokrat i ka bërë thirrje Prokurorisë, organeve ligjzbatuese dhe faktorit ndërkombëtar të analizojë me kujdes këtë provë, sipas tij, ku duket qartë shkatërrimi i zgjedhjeve. “Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë procedimin penal ndaj komisionerëve që me urdhër mbushën kutinë e votimit për kandidaten e pushtetit. I bëjmë thirrje misionit të OSBE/ODIHR-it të marrë në ngarkim këtë provë të shkatërrimit të standardit të zgjedhjeve të lira në Shqipëri”, – ka përfunduar deklaratën e tij zoti Eduard Halimi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here