Kriza greke ndan edhe mazhorancën/ Kokëdhima: Seancë për pasojat. Braçe: Mos krijo panik

0
147

 

Komisioni EkonomiseKriza që ka përfshirë Greqinë ka ndezur debate dhe replika në mbledhjen e  Komisionit të Ekonomisë mes kreut të këtij komisioni Erion Braçe dhe deputetit Koço Kokëdhima. Ky i fundit kërkoi që të mbahet një seancë e posaçme për pasojat e krizës greke.

“Të mbahet seancë për pasojat e krizës greke. Të diskutojmë me specialistë për të ndihmuar qeverinë”, tha ai.

Ndërkohë Braçe në kundërpërgjigje ndaj Kokëdhimës tha se nuk duhet të krijohet panik i tepërt. “Të mos krijojmë panik dhe shqetësime të tepërta. Qeveria i ka marrë të gjitha masat”, u shpreh kreu i komisionit të Ekonomisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here