KQZ pranon ankimimin e kandidatit të pavarur Fezga, në Këlcyrë

0
132

Bujar FezgaKomisioni  Qendror i Zgjedhjeve ka marrë në shqyrtim kërkesën e kandidatit të pavarur për bashkinë e Këlcyrës, Bujar Fezga, i cili përmes ankimimit pretendon se në Këlcyrë kanë ndodhur shkelje të ligjit, të cilat kanë cënuar rëndë procesin zgjedhor.

Kërkesa për Këlcyrën shoqërohet edhe me një kallëzim penal që kandidati i pavarur, Bujar Fezga, ka bërë në Prokurorinë e rrethit gjyqësor, Përmet.

Sakaq, numri i kërkesave ankimore në KQZ ka arritur në 52, ku mbizotërojnë ankimimet që kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve në disa bashki prej disa partive të vogla. Ndër to, edhe kërkesa e ngritur nga FRD-ja, që kundërshton rezultatin në tabelën përmbledhëse në bashkinë Gjirokastër, si dhe në Himarë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here