PDIU/ Idrizi: Dolëm të katërtit, synojmë të jemi pjesë e qeverisjes

0
133

edi rama shpetim idrizi lsa sakte mars 2015Përmes një deklaratë për shtyp, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, tha se rezultati i tyre në zgjedhje ishte një fitore e madhe, ku PDIU-ja rriti mbështetjen elektorale me 35% më shumë se në 2013, dhe se Partia që ai drejton u rikonfirmua si forca e katërt politike në vend.

“Fitorja e PDIU në Konispol e veçantë, pasi ishte në një terren të minuar”, tha Idrizi. Ai shtoi se PDIU kishte arritur rezultatin pa asnjë abuzim dhe pa qenë pjesë e administratës, si dhe vlerësoi procesin zgjedhor si të mirë dhe pa konfliktualitet.

Ndërkohë, kryetari i PDIU-së tërhoqi vëmendjen për partitë e mëdha.“Sërish procesi drejtohet nga partitë e mëdha. Kjo gjë sjell sërish probleme në administrimin e procesit zgjedhor. Mungesa e numëruesve të PDIU-së tregon se ka ende probleme me procesin, i cili duhet të depolitizohet”, deklaroi kreu i PDIU-së.

Ndërsa në lidhje më koalicionin e majtë, Idrizi u shpreh: ”Synojmë që të jemi pjesë e qeverisë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here