Sinan Hoxha sjell Bollywood-in në Shqipëri?

0
178

sinani-e1435263487402-690x333Rikthehet këngëtari i njohur shqiptar Sinan Hoxha, artist i cili është dalluar gjithmonë për klipet të veçanta gjatë gjithë karrierës së tij muzikore. Mediat kanë arritur të zbulojnë disa detaje nga klipi më i ri i Sinan Hoxhës, i cili mesa duket do t’i shtohet listës së top-hiteve verore. Klipi i ri i Sinan Hoxhës ka dhe disa detaje interesante nga Bollywood-i të cilat nuk kanë qenë prezente më parë në asnjë klip tjetër në Shqipëri. Klipi i veçantë është i mbushur me figurantë ashtu siç jemi mësuar ta shohim Sinanin nëpër klipet e tij, të cilat gjithmonë kanë patur mjaft sukses. Kënga do të jetë mjaft energjike dhe me ritme verore. Ky klip pritet të publikohet këto ditë në kanalin “ArkivaShqip” në “YouTube”, si dhe në të gjitha televizionet muzikore. Se si e ka sjellë Sinani Bollywood-in në Shqipëri na mbetet veçse ta shohim.

 

Alban Skënderaj “ndez” Prishtinën

albaniPas Tiranës dhe Gjakovës, koncerti “Tingujt e ditarit tim” i kantautorit shqiptar Alban Skënderaj, u mbajt edhe në Prishtinë. Vazhdimisht gjatë koncertit, publiku këndonte bashkë me Skënderajn, por edhe vallëzonte, duke dhuruar kështu një atmosferë të jashtëzakonshme në këtë mbrëmje. “Eklips”, “Një herë në jetë”, “Refuzoj”, “Nëse thua po” e “24 orë” ishin disa nga hitet që Skënderaj interpretoi në këtë koncert, i cili zuri vend në Amfiteatrin e Gërmisë. “Kjo është mënyra se si dua të prezantohem unë. Ky është një piknik në natyrë dhe dua ta përjetoni, ju dua me zemër”, – tha ndër të tjera Albani gjatë koncertit.

 

Jona e Big Brother 7 bëhet nënë

jonaJona Kalemaj, e cila ka qenë banorja finaliste e edicionit të vjetshëm të “Big Brother 7” është bërë nënë e një vajze. Ajo ka postuar një foto me të voglën e saj në “Instagram”, ndërsa bashkëngjitur saj ajo ka shkruar: “Nuk di në ka dritë më të bukur se drita që solle ti në jetën tonë. Ti je jetë mbi jetë! Ti je dhe do jesh përgjithmonë e vogla jonë”.

 

 

 

Era si një princeshë në Tiranë

eraKëngëtarja Era Istrefi e cila është ndër këngëtaret më të kërkuara të momentit, është duke i shijuar në maksimum mbrëmjet e shumta muzikore që po mban. Mbrëmë ka qenë e pranishme në Tiranë, ku ka performuar para publikut atje. Ajo dukej si një princeshë me një fustan të dizajnuar nga Valdrin Sahiti, në të cilin Era duket se po ndihet shumë mirë.

 

Dafina si faraone në klipin e ri

dafinassssDafina Zeqiri ka befasuar për mirë për fansat e saj me ndryshimin në look që ka bërë së fundmi.

Nga flokët e gjatë dhe biond, Dafina ka prerë flokët e shkurtra dhe të zeza, derisa në shumicën e komenteve të fansave ajo është krahasuar me një faraone. Frizeri i saj Kaci ka njoftuar se ky është stili i flokëve që do të ketë Daffy në videoklipin e ri. Kënga titullohet ‘Te ti’ dhe do të publikohet shumë shpejt për të gjithë fansat e saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here