Si e ëma dhe e bija

0
155

 

nena dhe e bijaKris Jenner nuk ua lëshon rendin vajzave të saj, sa i takon bukurisë dhe të qenit në qendër të vëmendjes. Nëna e Kim Kardashianit dhe Kris Jenner, ka qenë bashkë me të bijën e saj më të vogël, 17­vjeçaren Kylie Jenner, në festivalin Cannes Lions. Anëtarja më e moshuar dhe ajo më e re e familjes Kardashian, kanë qenë të shoqëruara nga të dashurit e tyre. Edhe pse 59 vjeç, Kris nuk ishte aspak në hijen e të bijës, duke u shfaqur me një veshje seksi dhe madje duke treguar edhe gjoksin, ndryshe nga e bija.

 

Schwarzenegger pendohet për ndarjen

 maria8Teksa kanë kaluar plot katër vite nga ndarja me bashkëshorten, tashmë është koha që Arnold Schwarzenegger të reflektojë, ndërsa është penduar tej mase. Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, ai ka treguar se cili kishte qenë shkaku i ndarjes dhe se ish-bashkëshortja ka qenë një ndihmesë mjaft e madhe që ai të takonte sërish katër fëmijët e tij. Në programin “Howard Stern Show”, për të promovuar filmin e tij të ri “Terminator Genisys”, aktori 67-vjeçar ka folur hapur rreth divorcit të tij nga Maria Shriver. Ai ka treguar se ishte ai fajtori i kësaj ndarjeje, për shkak të marrëdhënies së fshehtë me shërbëtoren e shtëpisë. “Çdo gjë ka funksionuar mirë me ndihmën e ish-bashkëshortes sime”, – ka thënë ai.

 

Po ndahen Jolie dhe Pitt?

brad-angelina-690x460Martesa e Angelina Jolie-së dhe Brad Pitt-it nuk po shkon ashtu siç është pritur, prandaj shumë shpejt mund t’i shohim ata të shkurorëzuar. Çifti i famshëm u martua në gusht të vitit 2014, pas një lidhjeje të gjatë së bashku, mirëpo ky hap duket të mos ketë qenë pozitiv për dashurinë e tyre. Sipas “InTouch Weekly”, aktori 51-vjeçar tashmë ka kontaktuar me një avokat shkurorëzimesh dhe mund t’i japë fund lidhjes 10 vjeçare me aktoren hollivudiane. Burime të revistës thonë se problemet kishin filluar menjëherë pas kurorëzimit, derisa ishin thelluar gjatë xhirimit të filmit “By the Sea”. Jolie dhe Pitt pritet ta bëjnë publike ndarjen e tyre deri në fund të vitit.

 

Swift, zili për familjen e madhe të Jolie-së

taylor_angelina320Angelina Jolie çdo ditë e më shumë admirohet për jetesën e saj dhe familjen e saj të madhe. Një ndër fansat e saj është këngëtarja e mirënjohur Taylor Swift, e cila e ka shprehur hapur se ajo dëshiron një familje të madhe, të njëjtë si të aktores. Gjatë një interviste të dhënë së fundmi ajo është shprehur se në moshën 30-vjeçare dëshiron të jetë një nënë dhe se ndihet në ankth kur mendon se si duhet t’i mbrojë fëmijët nga fama. Këngëtarja 25-vjeçare ka thënë se e konsideron Jolie si personin që di mirë si të kujdeset për një familje të madhe, pavarësisht se sa e famshme është ajo apo bashkëshorti i saj.

 

Shokon modelja: Ndihem e shëmtuar dhe e shëndoshë

Modelja Charlotte McKinney Modelja Charlotte McKinney ka një trup të mrekullueshëm dhe konsiderohet si Kate Upton e re, por vetë ajo thotë se ka raste që ndjehet “e shëmtuar dhe e shëndoshë”. 21-vjeçarja, në një intervistë për revistën “Galore”, flet për pasiguritë e saj dhe pozon me kostume banjoje, duke na bërë të kuptojmë se nuk ka arsye të jetë e pasigurtë. “Ndjehem shumë keq për veten, sidomos kur lexoj komentet idiote në internet. Ka momente që më duket vetja shumë e shëmtuar dhe e shëndoshë. E di që jam fatlume për jetën që bëj, por më duhet të punoj shumë për të mposhtur pasiguritë që kam”, – ka thënë McKinney.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here