Ankimimi në KQZ/ PD kundërshton rezultatin e Tepelenës: U ngatërruan zgjedhësit, të dy kandidatët me nr. 2 në fletë

0
116

Gëzim Saliu

kqz pdZbardhet ankimimi i PD-së: Mazhoranca ushtroi presion ndaj administratës për të votuar kandidatin e majtë

Përmes një animimi të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Partia Demokratike kundërshton rezultatin e lokaleve të 21 qershorit në Bashkinë e Tepelenës. Në ankimim, forca më e madhe e opozitës kundërshton rezultatin që nxori fitues kandidatin e majtë në këtë Bashki, duke kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve në Tepelenë. Sipas demokratëve, fleta e votimit ditën e zgjedhjeve ka qenë e gabuar, pasi të dy kandidatët si ai i ASHE-së Tërmet Peçi ashtu edhe ai i APPD-së Veip Çela kanë pasur të njëjtin numër rendor. Numri dy ka personifikuar të dy kandidatët në fletët e votimit, gjë e cila sipas opozitës ka sjellë ngatërrimin e zgjedhësve në ditën e votimit. Për PD ky gabim i administratës së KQZ-së ka ndikuar direkt tek rezultati në garën e bashkisë së Tepelenës, ku kandidati i majtë Peçi la pas me 2138 vota rivalin e djathtë Çela. Po ashtu një tjetër pikë ku PD e mbështet kërkesën e saj ankimore është edhe pretendimi, sipas të cilit mazhoranca e majtë ka ushtruar presion të hapur ndaj administratës për të votuar kandidatin e majtë. Ndërkaq, edhe kandidati i pavarur në Tepelenë, Dritan Memushi, pritet të dorëzojë një kërkesë ankimore në KQZ.

 

Kundërshtitë për zgjedhjet

Krahas ankimimit për Tepelenën, PD ka dorëzuar tashmë në Prokurori edhe Bashkinë e Kurbinit lidhur me komisionerët e PS-së. Në të njëjtën linjë, demokratët pritet të dorëzojnë një ankesë edhe në KQZ për këtë çështje, ku përveç faktit se gara u zhvillua me vetëm një kandidat, pasi Altin biba i PD-së kishte dhënë dorëheqjen prej kohësh, do të përfshihet në dosje edhe pjesëmarrja në zgjedhje. Edhe pse KQZ shpalli publikisht se në këtë zonë pjesëmarrja ishte 22%, një shifër minimale e cila nuk garanton mbështetjen e banorëve të Kurbinit për kryetarin e ri, PD pretendon se pjesëmarrja ka qenë shumë herë më e ulët. Ndërkohë në mbledhjen e djeshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u paraqitën edhe kundërshtitë e para për zgjedhjet e 21 qershorit. Partia Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Lëvizja e Legalitetit, si dhe Partia Aleanca Demokratike Shqiptare të cilat kundërshtuan miratimin e tabelës përmbledhës në disa bashki. Përkatësisht PBLD dhe PPL kundërshtuan tabelën përmbledhës në Bashkinë Klos, Balli Kombëtar Demokrat në Bashkinë Ura Vajgurore dhe Lushnje, Aleanca Demokratike Shqiptare në bashkinë Vorë, Has, Klos dhe Tiranë. Ndërkaq edhe LSI-ja ka kontestuar zgjedhjet në bashkinë Vorë, ku kandidati i së majtës nuk pranoi rezultatin ku u shpall fitues Fiqiri Ismaili. Për forcën e drejtuar nga Ilir Meta në këtë bashki u shtuna 600 votues fiktivë, të cilët ndikuan sipas kësaj parti në rezultat pasi Ismaili me një diferencë prej vetëm 239 votash me kundërshtarin e tij Luan Sallaku. Ndërkohë dy ditë më parë deputeti demokrat Astrit Patozi Deputeti i bëri thirrje LSI-së dhe kreut të kësaj force që “të heqë dorë nga përpjekjet për rrëmbimin në tavolinën e KQZ-së të fitores të kandidatit Fiqiri Ismaili në Vorë”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here