Ndryshimet/ Sistemi i ri, si merren patentat nga shoferët e rinj dhe të vjetër

0
135

Sistemi i ri, si merren patentat nga shoferët e rinjMarrja e patentës kur të hiqen pikët. Dokumentet që duhen edhe për lejedrejtimi ndërkombëtare

Ndryshimi i sistemit për të hequr patentat ka sjellë që shumë shoferë të ngelen pa patentë, për shkak të masave që ka marrë policia. Kjo ka bërë që Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor të publikojë mënyrën si merret leja e drejtimit kur të hiqet patenta dhe rruga që duhet të ndjekin të rinjtë. Regjistrimi i aplikantit në Drejtori Rajonale bëhet nëpërmjet autoshkollës që e përgatit kandidatin për pajisje me lejedrejtimi. Lejedrejtimi për herë të parë (kur aplikanti nuk disponon asnjë kategori lejedrejtimi). Për shtetasit shqiptarë: Kërkesë me shkrim pranë Autoshkollës ku kërkon të regjistrohet. Dokument identifikimi. Vërtetimin e banimit të lëshuar nga organet e pushtetit vendor. Certifikatë mjekësore me fotografi, të lëshuar me datë jo me përpara se 3 muaj nga data e pajisjes me autorizim. Dokumentin e përcaktimit të Grupit të Gjakut dhe Rehzusin. 2 copë fotografi me ngjyra, me përmasa 4 x 5 cm, njëra nga të cilat nga pas të jetë e nënshkruar nga aplikanti (emër, mbiemër). Leje drejtimi për shtesë kategorie: Kërkesë me shkrim pranë autoshkolles ku do te regjistrohet. Dokument identifikimi. Vërtetim banimi të lëshuar nga organet e pushtetit vendor (vërtetim për ata që u ndryshon adresa ose nuk kanë lejedrejtimi pararendëse dixhitale). Certifikatë mjekësore me fotografi, të lëshuar me datë jo më përpara se 3 (tre) muaj, nga data e paisjes me autorizim. Dokumentin e përcaktimit të Grupit të Gjakut dhe Rehzusin (vetëm për ata që nuk kanë lejedrejtimi ekzistuese dixhitale). Lejen e drejtimit ekzistuese origjinale dhe fotokopje (origjinali kthehet dhe dorezohet në momentin e shpalljes fitues në praktikë). 2copë fotografi me ngjyra, me përmasa 4 x 5 cm, njëra nga të cilat nga pas të jetë e nënshkruar nga aplikanti (emër, mbiemër).

 

Tarifat

Autorizimi teorik dhe praktik është i vlefshëm një vit nga data e lëshimit. Tarifat e shërbimit janë si më poshtë: Pajisje me autorizim për kryerjen e kursit teorik 500 lekë. Provimi i njohurive teorike 500 lekë. Pajisje me autorizim për kryerjen e kursit praktik 200 lekë. Provimi i njohurive praktike 1000 lekë(A, B, BE) dhe 1300 lekë (C, D, CE). Vlera e kartonit të lejedrejtimit është3500 lekë.

 

Dokumentet

Dokumentet për rinovimin e lejes së drejtimit për ndryshim vendbanimi: Kërkesë me shkrim për transferim dosje. Dokument identifikimi të lëshuar nga organi i vendbanimit të ri. Vërtetim i vendbanimit të ri të lëshuar nga organet përkatëse të pushtetit vendor. Lejedrejtimi ekzistuese. Certifikatë mjekësore, të lëshuar me datë jo më shumë së 3 (tre) muaj nga data e paraqitjes së kërkesës (vetëm për rastet kur pajiset për herë të parë me lejedrejtimi të ri ose ku i ka kaluar afati i vlefshmërisë së lejes pararendëse). Dokumentin e analizës së Grupit të gjakut dhe Rehzusin, (vetëm kur pajiset për herë të parë me lejedrejtimi dixhitale). Kërkesa e aplikantit së bashku me dokumentacionin për transferim dosjeje, mund të depozitohet në Drejtorinë Rajonale, të vendbanimit të ri ose në atë të vendbanimit të mëparshëm. Lëshimi i lejeve të drejtimit ndërkombëtare: Kërkesë me shkrim pranë Drejtorisë Rajonale përkatëse. Lejedrejtimi kombëtare (në origjinal me të drejtë rikthimi). Fotografi me ngjyra copë..Aplikanti paraqet, në sportelin përkatës të Drejtorisë Rajonale, dokumentet e kërkuara. Lejedrejtimi Ndërkombëtare lëshohet menjëherë . Afati i vlefshmërisë është 1-vjeçar. Pagesa për lejedrejtimi ndërkombetare është 500 lekë.

 

Si hiqet patenta

Një problem i madh për shoferët mbetet heqja e pikave dhe informacioni i pakët që ata kanë për shkeljet rrugore. Sipas të dhënave të policisë Rrugore pjesa më e madhe e shoferëve nuk e din sa pikë hiqen për çdo shkelje. Drejtuesi i mjetit rrugor që nuk jep përparësi atij që qarkullon në rrugë kur hyn në rrugë nga zona që nuk janë për kalim publik dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje, brenda periudhës kohore prej 12 muaj i hiqen 8 pikë. Kur drejtuesi i mjetit rrugor zë kryqëzimin apo edhe kapërcimin e linjave hekurudhore apo të tramvajit, duke mos pasur mundësi të lirojë zonën e manovrimit, pa penguar kalimin e mjeteve që vijnë nga drejtime të tjera dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 12 muaj i hiqen 8 pikë. Drejtuesi i mjetit rrugor përpara zënies së një kalimi pa barriera ose gjysmëbarriera nuk sigurohet që asnjë trentë jetë duke afruar i hiqen 6 pikë. Drejtuesi i mjetit rrugor përpara një kalimi në nivel pa barriera ose gjysmëbarriera kalon kur barrierat ose gjysmë barrierat janë duke u mbyllur i hiqe 6 pikë. Drejtuesi i mjetit rrugor përpara një kalimi në nivel kalon kur gjysmëbarrierat janë duke u hapur i hiqen 6 pikë. Drejtuesi i mjetit rrugor që kalon kur janë duke funksionuar sinjalizimet ndriçuese i hiqen 6 pikë. Drejtues i mjetit rrugor përpara një kalimi në nivel kalon kur janë duke funksionuar objektet zëvendësuese të barrierave dhe gjysmëbarrierave i hiqen 6 pikë. Drejtuesi i automjetit që nuk i bindet sinjalizimeve të personelit ushtarak, edhe të pa shoqëruar nga personeli i policisë rrugore, që i jepen për të lejuar lëvizjen e kolonës ushtarake, hiqen 8 pikë. Drejtuesi i mjetit që nuk qëndron në pikat e kontrollit policor ose postbllokun e ngritur nga Policia e Shtetit apo Policia Ushtarake, hiqen 10 pikë. Drejtuesi i mjetit që nuk zbaton urdhrin për të ndaluar ose të vazhdojë udhëtimin, duke treguar interes të veçantë që të mos dëmtojë rrugën, hiqen 8 pikë. Drejtuesi i mjetit që nuk respekton ndërprerjen e udhëtimit, kur sistemet e sinjalizimit pamor dhe të ndriçimit ose gomat paraqesin defekte dhe parregullsi të tilla që mund të krijojnë rrezik të madh për sigurinë e tij dhe të të tjerëve, duke pasur parasysh edhe kushtet atmosferike ose kushtet e rrugës, hiqen 10 pikë. Drejtuesi i mjetit që nuk mundëson kontrollin e mjetit për verifikimin e normave në lidhje me karakteristikat dhe pajisjen e mjetit, hiqen 6 pikë. Drejtuesi i mjetit që nuk paraqet pa lëvizur nga mjeti, me kërkesën e funksionarëve, oficerëve të policisë, kur janë me uniformë ose të pajisur me dokumentin e caktuar dallues, leje qarkullimin, lejen e drejtimit dhe çdo dokument tjetër që, sipas normave të Kodit Rrugor, duhet të ketë me vete, hiqen 10 pikë. Drejtuesi i mjetit që nuk ndalon, kur kjo kërkohet nga funksionarë, oficerë dhe policë, të cilëve i takon kryerja e shërbimeve të policisë rrugore, kur janë me uniform ose të pajisur me dokumentin e caktuar dallues, hiqen 10 pikë. Drejtuesi i mjetit rrugor që nuk zbaton detyrimin e ndalimit në rast aksidenti me dëme në njerëz, hiqen 15 pikë. Drejtuesi i mjetit që nuk zbaton detyrimin e ndalimit në rast aksidenti me dëme në njerëz, hiqen 10 pikë. Drejtuesi i mjetit rrugor që nuk pranon të bëhet verifikimi i gjendjes psikofizike si pasojë e ndikimit të lëndëve droguese ose psikotrope në rast aksidenti, hiqen 10 pikë. Drejtuesi mjetit rrugor nuk pranon të bëhet verifikimi i gjendjes psikofizike si pasojë e ndikimit të lëndëve droguese ose psikotrope, hiqen 10 pikë. Drejtuesi i mjetit rrugor qarkullon me mjet nën ndikimin e lëndëve droguese ose psikotrope, hiqen 10 pikë. Drejtuesi i mjetit rrugor që nuk pranon të bëhet verifikimi i gjendjes psikofizike si pasojë e ndikimit të alkoolit në rast aksidenti, hiqen 10 pikë. Drejtuesi i mjetit rrugor që nuk pranon të bëhet verifikimi i gjendjes psikofizike si pasojë e alkoolit, hiqen 10 pikë. Drejtuesi i mjetit rrugor që qarkullon me mjet në gjendje të dehur, hiqen 10 pikë. Drejtuesi i mjetit rrugor që qarkullon me mjet të pajisur me tahograf kur janë prekur vulat ose është ndryshuar, hiqen 10 pikë. Drejtuesi i mjetit rrugor që qarkullon me mjet të pajisur me tahograf kur nuk është futur letra e regjistrimit hiqen 10 pikë. Drejtuesi i mjetit që qarkullon me mjet të pajisur me tahograf që nuk funksionon hiqen 10 pikë. Drejtuesi i mjetit që qarkullon me mjet të pajisur me tahograf që nuk i ka karakteristikat në përputhje me ato të përcaktuara hiqen 10 pikë. Drejtuesi i mjetit rrugor që qarkullon me mjet të pa pajisur me tahograf kur është parashikuar që mjeti duhet të ketë një të tillë, hiqen 10 pikë. Drejtuesi i mjetit rrugor që gjatë qarkullimit, përdor sinjalizime zanore shtesë të alarmit dhe ose sisteme shtesë sinjalizimi pamor me dritë vezulluese, në kundërshtim me përcaktimin e pikës 1, të nenit 175, të Kodit Rrugor të ndryshuar, hiqen 10 pikë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here