PBDNJ/ Dule: Përballë kishim struktura shtetërore me implikim antikushtetues

0
146

Vangjel-DuleKreu i PBDNJ-së Vangjel Dule pranon humbjen në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, por nuk lë pa shigjetuar një pjesë të konsiderueshme të mediave që sipas tij e sulmuan partinë e tij në mënyrë të paprecedentë dhe të paarsyeshme. Dule bën me dije se përballë partisë së tij në zgjedhje gjendeshin struktura qeveritare apo edhe shtetërore, që u përfshinë në mënyrë antikushtetuese në zgjedhje, duke ndikuar madje, sipas tij, edhe në rezultatin e tyre.

“Ky fakt duhet të na preokupojë të gjithëve sa jemi, sinqerisht të interesuar për demokracinë funksionale, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe ato të minoriteteve në veçanti. Veçse kjo nuk mund të eklipsojë përgjegjësitë tona politike. Si struktura drejtuese, dhe unë si kryetar në mënyrë të veçantë, marrim përsipër përgjegjësinë e plotë politike të rezultatit zgjedhor. Kjo, së bashku edhe me parametrat e tjera respektive, do jenë objekt analize dhe debati në strukturat drejtuese të PBDNJ, të Kongresit të saj të ardhshëm, si edhe të një dialogu të gjerë në radhët e anëtarësisë, simpatizantëve, atyre që për njërën apo tjetrën arsye janë larguar prej saj, por edhe gjithë atyre që e shikojnë PBDNJ si strehë të idealeve dhe interesave të veta politike”, tha Dule

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here