Patos/ Tre të plagosur me armë zjarri e mjete të forta

0
138

policia ne vendngjarjePas një grindjeje në rrethana ende të paqarta, tre të rinj kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në qytetin e Patosit.

Sipas uniformave blu të këtij qyteti, personat e përfshirë në sherr kanë debatuar ashpër me fjalë dhe më pas kanë qëlluar me mjete të forta dhe armë zjarri.

Njëri prej të plagosurve, A.L. 24-vjeç ,u qëllua me armë dhe mbeti i plagosur në këmbë, ndërsa një tjetër u plagos me levë në kokë.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e qytetit ku po u jepet ndihma mjekësore. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here