Maqedoni/ Raporti që acaroi partinë qeverisëse

0
134

Maqedoni ParlamentiRaporti i Avokatit të Popullit ka irrituar deputetët e VMRO-së, teksa u prezantua në Kuvend. Debat më së shumti ndezi pjesa për përfaqësimin jo të drejtë si dhe diskriminimin në baza etnike. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski akuzoi se raporti është etnocentrik dhe është shikuar nga këndi etnik.

“Në radhë të parë do të thosha se në gjithë raportin dominon etnocentrizmi ndaj cilësdo të drejtë në vend që t’i jepet përparësi të drejtës së konsumatorëve, shëndetësisë, arsimit e kështu me radhë”, deklaroi Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Ndërsa Ixhet Memeti tha se raporti ka qenë gjithëpërfshirës edhe pse sipas tij, ka edhe shumë segmente të shoqërisë që duhet të shqyrtohen. Por Mehmeti, theksoi edhe mungesën e kapaciteteve kuadrovike për të cilat tha se Qeveria nuk ka shprehur gatishmëri të përmirësojë gjendjen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here