Eliminatoret/ Ekipet shqiptare gati për Europa Ligën

0
162

 

Partizani, Kukësi dhe LaçiPartizani, Kukësi dhe Laçi janë drejt përgatitjeve të fundit për të luajtur në Europa Ligë

Faza e eliminatoreve të Europa Ligës është afër dhe mobilizimi i skuadrave shqiptare duket i madh. Kjo, edhe për faktin se kësaj radhe ekipet duken se kanë shanse reale për të ecur përpara për në fazën tjetër. Kjo përkthehet në para dhe më shumë investime për në merkato, prandaj ecja përpara është objektiv kryesor i skuadrave në këtë fazë. Një javë përpara sfidës së “Qemal Stafës” dhe në pritje për të mësuar diçka më të detajuar përreth kundërshtarit, tek nënkampionët e vendit po kristalizohet edhe formacioni që mund të zbresë në fushë. Ndryshimet krahasuar me skuadrën që mbylli edicionin e kaluar janë të shumta, teksa skema taktike pritet të jetë e njëjta, 4-2-3-1. Porta me largimin e vlonjatit Halilaj do t’i besohet Stanislav Stazhillës, teksa gardiani nga Moldavia ka fituar besimin e stafit teknik. Mbrojtja do të jetë e njëjtë me atë që luajti në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit, me kapitenin Rrahman Hallaçi në krahun e djathtë, Renato Malota dhe Ylli Shameti në qendër, teksa në të majtë do të aktivizohet Gledi Mici. Dilema ka në mesfushë pasi për një vend titullari përkrah brazilianit Jeferson janë në garë Edon Hasani me Besar Musollin. Gjithashtu dilema ekziston edhe për sa i përket futbollistëve që do të mbështesin në majën e sulmit kroatin Pero Pejic. Brazilianët Da Silva dhe Erick Flores që cilësohet si afrimi më i bujshëm tek verilindorët duket të kenë vendin e sigurtë ndërsa në balotazh është aktivizimi i Vilfor Hysës me brazilianin tjetër Moreira. Stafi teknik me në krye Marcelo Troisin kanë edhe një javë kohë për të shuar dilemat teksa miqësoret e ardhshme do të vlejnë akoma më shumë për të konsoliduar formacionin titullar. Koha e eksperimenteve ka përfunduar dhe në miqësoren ndaj Lacit që do të zhvillohet të mërkurën, trajneri Partizanit Sulejman Starova do të kristalizojë formacionin me të cilin do të kërkojë kualifikimin ndaj Stromsgodset. Për momentin dilemat më të mëdha për të vendosur formacionin titullar ekzistojnë në mbrojtje teksa pjesa tjetër duket e konsoliduar. Mendohet që ndaj norvegjezëve Partizani të zbresë në fushë me rreshtimin 4-3-3 ku në portë i besohet Alban Hoxhës. Të sigurt formacionin në repartin e mbrojtjes duket ta kenë Arbnor Fejzullahu në të djathtë dhe Ditmar Bici në qendër. Stafi teknik ende nuk ka vendosur për partnerin e mbrojtësit të ardhur gjatë merkatos së verës, teksa në balotazh janë Endri Vrapi me Labinot Ibrahimin. Në të majtë Kalari pritet ta nisë si titullar, duke përjashtuar ndonjë lëvizje të çasteve të fundit. Mesfusha me 3 pritet të përbëhet nga Emiliano Vila, Idi Batha dhe Lorenc Trashi, me kapitenin Nderim Nexhipi që mund ta nisë nga stoli. Treshja e sulmit është e vendosur me Stefan Racic në majë i mbështetur nga Astrit Fazlliu në të djathë dhe i sapoardhuri nga merkatoja Sebino Plaku në të majtë. Megjithatë ka edhe një javë kohë për të vendosur teksa përgjigjet më të pastra, Partizani pritet t’i marrë në miqësoren me Laçin që do të zhvillohet në Laç të mërkurën në orën 17. Kurbinasit kanë ndryshuar shumë pak krahasuar me edicionin e shkuar, teksa janë larguar kapiteni Stipe Buljan dhe mesfushori Olsi Teqja. Gjithashtu dëmtimin e fantazistit Marko Cetkovic drejtuesit e klubit kurbinas e kanë mbuluar me afrimin e ish kapitenit Erion Vucaj për aventurën evropiane. 4-4-1-1 pritet të jetë rreshtimi për bardhezinjtë me Vujadinovic si titullarin e portës. Në mbrojtje rikthehet pas dëmtimit Elton Doku në krahun e djathtë, teksa dilema qëndron në qendër të mbrojtjes. Arjan Sheta pritet ta nisë si titullar por ende nuk është vendosur nëse do t’i besohet blerjes së re kroatit Dalibor Bagaric apo Emiliano Celës vendi në krah të veteranit. Në të majtë Taulant Sefgjinaj duket në avantazh teksa mund të vihet në diskutim vendi i tij nëse Bagaric preferohet në qendër me Celën që mund të spostohet në të majtë. Mesfusha me 4 pritet të jetë e përbërë nga Valdano Nimani në të djathtë Emiliano Veliaj dhe Argjend Mustafa në qendër si dhe Agim Meto në të majtë. I tërhequr pas shpinës së nigerianit James Adeni prite të jetë Erjon Vucaj që duhet të marrë përsipër organizimin e lojës së skuadrës. Megjithatë dilemat trajneri Armando Cungu pritet t’i heqë në miqësoren që do të zhvillojë të Mërkurën në Laç ndaj Partizanit.

 

 

Mayweather pozon para parave të fituara

Jo më kot ai mban nofkën “Money Man” ose thënë shqip “Njeriu i parave”. Pak kohë më parë revista prestigjioze “Forbes” e cilësoi sportistin më të ardhurat më të mëdha, pasi gjatë vitit të fundit ka fituar plot 300 milionë dollarë. Bëhet fjalë për Floyd Mayweather Jr., i cili pozon me krenari përpara pikturës që tregon gjithë madhështinë e xhepave të tij pas suksesit të arritur në përballjen e shekullit kundër Manny Pacquiaos. Piktura që pasqyron suksesin financiar të boksierit amerikan është vendosur në muzeun Mob të Las Vegasit. Gjithsesi ky mesa duket është vetëm fillimi i një viti tjetër ku Mayweather pret të arkëtojë edhe më shumë sepse në një postim në rrjetet sociale ai shkruan: “Forbes, viti tjetër sapo ka filluar”. Një premtim që “Money Man” duhet ta mbajë pasi ai ka paralajmëruar se gjatë 2015-ës do të zhvillojë edhe përballjen e fundit të karrierës, çka do të bëjë që të ardhurat nga sfida e radhës të jenë stratosferike. Kampioni amerikan që nuk ka regjistruar ende asnjë humbje në karrierë, arkëtoi rreth 150 milionë Dollarë vetëm nga sfida me Pacquiaon, ndërsa arriti të fitonte diçka më pak për sfidën e shtatorit 2014 kundër Marcos Maidana. Në ndryshim nga Mayweather, gjatë vitit të fundit, Pacquiao ka arkëtuar rreth 160 milionë Dollarë, pothuajse sa gjysma e “Money Man”.

 

Moratti: Kondogbia më kujton Ronaldon

Ish-presidenti i Interit, Massimo Morati, ka thënë se blerja e Geoffrey Kondogbias ia kujton transferimin e Ronaldos te klubi italian. Mesfushori u transferua nga Monakoja për 35 milionë euro, plus bonuset, ndërsa ish-shefi i klubit ka krahasuar transferimin e francezit me atë të Ronaldos nga Barcelona në vitin 1997. “Urime për presidentin Thohir”, – ka thënë fillimisht Moratti. “Kondogbia është lojtar i rëndësishëm. Është i ri dhe mund të jetë e ardhmja e këtij klubi. Entuziazmi i tij do të thotë shumë për gjithë klubin. Ai më kujton ardhjen e Ronaldos, sepse ne e dinim se kishim transferuar një kampion”, – ka shtuar ai. Ronaldo gjatë karrierës së tij te Interi realizoi 59 gola në 99 paraqitje dhe fitoi vetëm Kupën e UEFA-s. Ndërkohë që Roberto Mancini nuk do të ndalet me kaq pasi ua ka vënë syrin katër lojtarëve të Gallatasarajit. Siç dihet, trajneri italian ka punuar në skuadrën turke dhe i njeh mirë futbollistët gjigantit turk, ndërsa tani mediat italianë raportojnë se ai do t’i shfrytëzojë marrëdhëniet e mira që i gëzon me disa nga lojtarët, për t’i bindur ata që t’i bashkohet atij te Interi Lista prej katër lojtarëve që i interesojnë Mancinit përbehet nga Alex Telles, Semih Kaya, Felipo Melo dhe Burak Yilmaz. Interi tashmë është përforcuar me një mesfushor cilësor siç është Geoffrey Kondogbia, teksa raportohet se kanë arritur marrëveshje edhe me Jeison Murillon dhe Joao Mirandan.

 

Ramos, larg Realit afër United-it

Zyrtarët e Realit të Madridit dje janë takuar me Sergio Ramosin me qëllim që t’ia bëjnë me dije se klubi nuk dëshiron largimin e tij drejt Manchester United-it që tashmë raportohet se ka bërë ofertë zyrtare për të. Lufta mes Ramosit dhe presidentit Florentino Perez ka filluar të përkeqësohet edhe më shumë në 24 orët e fundit pasi drejtuesi i klubit spanjoll po refuzon të plotësojë kërkesën e mbrojtësit sa i përket rritjes së pagës. Pedro Riesco, i cili punon së bashku me vëllanë dhe agjentin e Sergios, Rene Ramosit, ka thënë se e ardhmja e mbrojtësit spanjoll është larg Real Madridit. “Me atë çfarë ka ndodhur është e vështirë për Sergio Ramosin që të qëndrojë në Madrid”, – ka thënë Riesco për radio “Marca”.

 

Cana: Asgjë konkrete me Marsejën

Lorik Cana mund të kthehet te ish-klubi i tij, Marseja. Sinjalin që palët kanë nisur bisedimet e dha faqja zyrtare e klubit francez në “Twitter” nëpërmjet një postimi ku i uron mirëseardhjen 31-vjeçarit në këtë rrjet social, pasi Cana ka hapur llogari të re. Cana ka pohuar se është në bisedime me klubin francez, por thekson se deri në këto momente nuk është arritur asnjë akord mes dy palëve. “Po është e vërtetë që jam në bisedime me klubin e Marsejës, por nuk ka asgjë zyrtare. Klubi më dëshiron, por unë akoma nuk e kam vendosur se ku do luaj sezonin e ardhshëm”, deklaroi kapiteni kuqezi. Cana ka qenë një nga futbollistët më të spikatur te Marseja në sezonet 2005-2009 ku ishte edhe kapiten skuadre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here