Rezultatet/ Gara në këshillat bashkiakë, PS kryeson, e dyta PD. LSI në vend të tretë në rang vendi

0

Gëzim Saliu

Loading...

numerim voteNga 49% e qendrave të numëruara për këshillat PS ka marrë 198.656 vota ose 26,63%, PD ka marrë 138.372 vota ose 18,55% e LSI 120.898 vota ose 16,20%

Pas mbylljes së etheve partiake për kryebashkiakët e rinj të 61 bashkive që prej ditës së djeshme ka nisur gara mes palëve për këshillat bashkiakë. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, kur ishin numëruar rreth 49% e qendrave, rezultonte në vend të parë për këshillat partia Socialiste me 198.656 vota ose 26,63%. Pas saj me një diferencë të dukshme PD ka marrë 138.372 vota ose 18,55% e ndërsa në vend të tretë LSI me 120.898 vota ose 16,20%.

 

Qarku Kukës

KUKËS- 3.86% PS, 10.67% PD, 6.34% LSI

HAS -5.92% PS, 7.04% PD, 4.15% LSI

TROPOJË – PS, 18.09% PD, 6.54% LSI

Qarku Lezhë

LEZHË 13.57% PS, 13.83 PD, 6.93% LSI

KURBIN – 21.44% PS, 6.69 PD, 22.51% LSI

MIRDITË – 8.29% PS, 6.98% PD, 8.57% LSI

Qarku Shkodër

SHKODËR- PS, 36.52% PD, 16.58% LSI

PUKË- 3.66% PS, 7.48% PD, 23.5% LSI

VAU I DEJËS- PS, 28.25% PD, 7.49% LSI

Qarku Tiranë

TIRANË – 36.25%- PS, 26.81% PD, 17.67% LSI

KAVAJË – 31.83% PS, 27.63% PD, 18.02% LSI

RROGOZHINË – 21.6%- PS, 24.73%, PD, 22.38%

 

Qarku Vlorë

VLORE – 41.54% -PS, 19.1% PD, 10.22% LSI

DELVINE – 16.06%- PS, 9.58% PD, 18.33% LSI

FINIQ – 22.67% -PS, 5.88% PD, 9.53% LSI

HIMARE – 45.32%- PS, 6.12% PD, 22.25% LSI

KONISPOL- 19.01% -PS, 14.58% PD, 10.18% LSI

SARANDE – 23.7%- PS, 13.67% PD, 10.69% LSI

SELENICE – 21.89% -PS, 18.1% PD, 9.02% LSI

 

Qarku Berat

URA VAJGURORE – 23.28%- PS, 14.09% PD, 19.62% LSI

SKRAPAR- 19.37% PS, 9.01% PD, 57.2% LSI

POLICAN- 8211 46.66% PS, 8.68% PD, 18.57% LSI

KUÇOVE- 23.29% PS,16.71%, PD 16.77%

 

Qarku Dibër

BULQIZE – 15.48% PS, 10.28% PD, 14.6% LSI

DIBER – 21.45% PS, 30.69% PD, 11.22% LSI

KLOS – 7.14% PS, 7.22% PD, 10.86% LSI

MAT – 14.12% PS, 14.43% PD, 13.01% LSI

 

Qarku Durrës

DURRES – 30.65% PS, 23.74% PD, 24.97% LSI

SHIJAK – 26.55% PS, 18.68% PD, 11.95% LSI

 

Qarku Elbasan

ELBASAN- 26.91% PS, 21.55% PD, 17.15 LSI

LIBRAZHD – 22.66% PS, 8.14% PD, 10.61% LSI

BELSH – 21.05% PS, 9.69% PD, 18.72% LSI

PEQIN – 8.96% PS, 14.41% PD, 15.25% LSI

CERRIK- 23.73% PS, 14.97% PD, 17.88% LSI

GRAMSH -8.45% PS, 4.14% PD, 7.4% LSI

PERRENJAS – 10.61% PS, 6.78% PD, 5.52% LSI

 

Qarku Fier

FIER- 37.65% PS, 18.5% PD, 20.87% LSI

RROSKOVEC – 35.85% PS, 16.91% PD, 12.87% LSI

PATOS – 33.69% PS, 14.57% PD, 24.18% LSI

LUSHNJE – 34.1% PS, 23.9% PD, 12.8% LSI

DIVJAKE – 30.82% PS, 18.88% PD, 20.20% LSI

MALLAKASTER – 18.51% PS, 10.59% PD, 12.38% LSI

 

Qarku Gjirokastër

GJIROKASTER- 26,94% PS, 22,86% PD, 22,35% LSI

DROPULL- 12,18% PS, 12,64% PD, 39,00% LSI

KELCYRE- 9,97% PS, 3,05% PD, 12,07% LSI

LIBOHOVE -28,36% PS, 27,98% PD, 17,81% LSI

MEMALIAJ -21,05% PS, 10,64% PD, 27,03% LSI

PERMET -8,35% PS, 5,28% PD, 15,85% LSI

TEPELENE- 27,83% PS, 11,14% PD, 24,66% LSI

 

Qarku Korçë

KORCE- PS 36,85%, PD 22,97%, LSI 15,50%

MALIQ- PS 27,73%, PD 21,07%, LSI 14,98%

DEVOLL- PS 14,56%, PD 21,00%, LSI 14,66%

POGRADEC- PS 18,55%, PD 18,05%, LSI 19,45%

KOLONJE- PS 29,64%, PD 23,31%, LSI18,32%

PUSTEC- PS 14,78%, PD 14,70%, LSI 11,18%

 

Gara e Durrësit, Dako fiton me 13.700 vota përballë Dumës

Kandidati i ASHE-së, Vangjush Dako, siguroi dje mandatin e tretë si kryebashkiak i Durrësit. Ai ka triumfuar me një avantazh prej 13.700 votash përballë kandidates së majtës Grida Duma. Në intervistën e parë pas rizgjedhjes për të tretën herë Dako falënderoi qytetarët dhe fitoren ia faturoi aleancës dhe punës së kryer në këto 8 vite. “Qyteti vlerëson punën dhe puna jonë u shpërblye sot me këtë fitore. Për t’u theksuar është jo vetëm puna, por gjithë koalicioni që më dha një mbështetje të fuqishme nga të gjitha anët”, – tha ai.

 

Në Peqin PS doli forcë e pestë

Në zgjedhjet e 21 qershorit për Bashkinë e re Peqin, Partia Socialiste ka dalë forcë e pestë. Në statistikat pas përfundimit të numërimit të votave për subjekteve politike rezulton që PDIU ka dalë forcë e parë dhe PS renditet në vendin e pestë. PDIU ka marrë 21.44%, LSI ka marr 14.79%, PD 14.08%, PS 8.24%. Bashkinë e re të Peqinit e fitoi kandidati i PDIU, Saimir Hasalla, me një diferencë të konsiderueshme votash ndaj kundërshtarit të tij të djathtë.

 

“Rilindja” humbet në bashkinë e rilindësve

Një rezultat me të vërtete surprizues në këto zgjedhje ishte ai në Bashkinë Përmet, ku mazhoranca e majtë humbi një ndër bastionet më të forta të saj. Ish-kryebashkiaku i Përmetit që rikandidonte në emër të ASHE-së Gilberto Jaçe humbi me diferencë garën përballë Niko Shupulit të APPD-së. Ky i fundit siguroi 58.58% të votave, gjithsej 4771 vota përballë Jaçes që siguroi vetëm 38.53% me 3138 vota. Kjo humbje e PS-së në Përmet mund të përkthehet edhe si një humbje e “rilindjes” në qytetin e rilindësve.

Loading...

Lini nje pergjigje