Prokuroria/ Pronarët e karroatrecëve të Bashkisë së Fierit vendosnin gjoba, bllokohen

0
133

 

Artan Cena

Pronarët e karroatrecëve të Bashkisë së FieritDisa automjete tip karroatrec të kompanisë “International Parking 2011”, drejtuesit e të cilës, edhe pse janë në proces gjyqësor, janë sekuestruar gjatë ditës së djeshme

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar disa automjete tip karroatrec të kompanisë “International Parking 2011”, drejtuesit e të cilës, edhe pse janë në proces gjyqësor, të akuzuar për veprën penale të “Mashtrimit” për faktin se kanë abuzuar me gjobat për një numër të lartë qytetarësh për parkim të gabuar sipas pretendimit te përfaqësuesve të kompanisë, sërish vijojnë aktivitetin e paligjshëm, duke u marrë automjetet personave të ndryshëm, të cilët parkojnë në rrugët kryesore të qytetit.

 

Sekuestrimi

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar disa automjete tip karroatrec të kompanisë “International Parking 2011”, drejtuesit e të cilës, edhe pse janë në proces gjyqësor, të akuzuar për veprën penale të “Mashtrimit” për faktin se kanë abuzuar me gjobat për një numër të lartë qytetarësh për parkim të gabuar (sipas pretendimit te përfaqësuesve të kompanisë), sërish vijojnë aktivitetin e paligjshëm, duke u marrë automjetet personave të ndryshëm, të cilët parkojnë në rrugët kryesore të qytetit. Prokuroria e Fierit ka nisur hetimin për këtë rast, pasi shumë qytetarë nga Fierit, por edhe nga qytete të tjera, kanë kallëzuar se, përfaqësuesit e kompanisë private të kontraktuar nga Bashkia Fier, abuzojnë haptas me detyrën e tyre dhe u dërgojnë makinat e tyre në pikën e grumbullimit të firmës, pavarësisht faktit se qytetarët kanë ndaluar vetëm për pak minuta. Për më tepër, duke u sjellë në mënyrë arrogante, sipas kallëzuesve, janë të detyruar të paguajnë shuma nga 10-13 mijë lekë të reja për të rimarrë mjetin e tyre.

 

Gjykimi

Për këto fakte, aktualisht janë në gjykim 8 persona, 6 prej të cilëve drejtues dhe punonjës të kompanisë private dhe dy zyrtarë të bashkisë Fier, përgjegjës për zbatimin e kontratës ndërmjet Bashkisë dhe kompanisë. Gjithsesi, pavarësisht se kjo çështje është në gjykim për shkak të abuzimit të kompanisë, sërish kjo shoqëri private vijon me paligjshmërinë në të njëjtën mënyrë si më parë. Nga hetimi ka rezultuar se babai i administratorit të kompanisë, shtetasi F. Kajolli, vijon të urdhërojë punonjësit e tij që të arkëtojnë minimumi nga 30-50 mijë lekë të reja në ditë dhe për të realizuar këtë kuotë të gjejnë ata mënyrat e nevojshme. Në këtë mënyrë, punonjësit e kompanisë, të detyruar për të realizuar këtë kuotë ditore, por edhe më shumë se sa aq, vijojnë abuzimin, duke u marrë mjetet qytetarëve me karroatrec dhe duke u kërkuar shuma të ndryshme për të mundësuar rikthimin e mjetit. Në këto kushte, Prokuroria e Fierit urdhëroi sekuestrimin e mjeteve me të cilat kompania operon kundër qytetarëve, pasi mori miratimin edhe të Gjykatës.

 

Krimet e lanë në burg, Apeli e çon në shtëpi gjyqtarin e Sarandës

Pasi u la në qeli nga Gjykata e Krimeve të Rënda për 30 ditë, ai e kishte apeluar këtë vendim. Dhe dje, Gjykata e Krimeve të Rënda e Apelit vendosi që të ndryshonte këtë masë sigurie duke e lënë në “Arrest shtëpie” gjyqtarin e Sarandës Rasim Doda. Më se dy javë më parë, Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të rënda, kishte vendosur ndaj këtij gjyqtari si masë sigurie “30 ditë në burg”. Rasim Doda, gjyqtari i gjykatës së Shkallë së Parë të Tiranës, u arrestua disa ditë më parë pas autorizimit të dhënë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për arrestimin e tij. Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte kërkuar nga KLD-ja, arrestimin e gjyqtarit RasimDoda, pas  dyshimeve për afera korruptive nga ana e tij. Sipas prokurorisë, gjyqtari Rasmi Doda kishte në shqyrtim një çështje civile dhe për të favorizuar njërën palë, ka kërkuar një shumë të konsiderueshme parash. Në pamundësi për të paguar shumën e kërkuar, nga kjo pale, gjyqtari ka favorizoje palën tjetër edhe pse një ditë më parë e kishte printuar vendimin në favor të palës që nuk kishte mundësi të paguante. Të ndodhur në këto kushte, ata kanë kallëzuar gjyqtarin. Nga këqyrja e kompjuterit personal është gjetur kopja e vendimit në disfavor të palës që nuk pagoi.

 

Pranga punonjëses së Postës në Vlorë, vidhte paratë e faturave

Policia e Vlorës ka vënë në pranga gjatë ditës së djeshme një punonjëse të Postës Shqiptare në Novoselë, pasi ka rezultuar se ajo ka arritur të vjedhë dhjetëra milionë lekë përmes faturave të energjisë. Sipas një njoftimi për shtyp, në pranga ka përfunduar punonjësja Luiza Mbyeti, e cila ka përvetësuar pagesat e energjisë elektrike të rreth 210 abonentëve të OSHEE-së, duke vjedhur 6 milionë e 200 mijë lekë të reja. Arrestimi ka ardhur pas një hetimi të përbashkët të policisë dhe prokurorisë së Vlorës, të cilat kanë zbuluar se punonjësja e postës merrte pagesat që bënin abonentët, u vendoste vulën në librezë, ndërkohë që nuk pasqyronte në bilanc arkëtimet, duke i përvetësuar paratë. Arrestimi i Luiza Mbyetit është kryer nga hetuesit e antikrimit financiar në hyrje të qytetit të Vlorës, ku ajo po udhëtonte me bashkëjetuesin e saj në automjetin e tyre.

 

Kërcënimi: Më jep 100 mijë euro ose do të të vras brenda muajit

Një grua nga Vlora, që kishte një biznes është kërcënuar me jetë nga një person ende i paidentifikuar. 45-vjeçarja Arta Xh. biznesmene në Vlorë është përballur me presionin psikologjik për ekzekutim, nëse deri në fund të këtij muaji nuk dorëzon plot 100 mijë euro. Kërcënimi është bërë rreth datës 17 qershor, por gruaja nuk gjente forcë për të kallëzuar në polici, deri sa dy ditë më parë, ditën e zgjedhjeve 45-vjeçarja u paraqit në policinë e Vlorës për të bërë denoncimin. Shtetasja nga Vlora rrëfeu në polici se rreth orës 20:00 të 17 majit një person i paidentifikuar i kishte thënë asaj se nëse nuk do të dorëzonte 100 mijë euro deri në fund të muajit qershor, ai do ta vriste atë. Pas vënies në dijeni të situatës, policia është vënë në ndjekje të autorit, por deri tani nuk ka asnjë të dhënë nga ai.

 

 Shkatërrohet rrjeti grek i trafikut, pranga dhe dy shqiptarëve

Policia greke ka asgjësuar një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës ku u vunë në pranga dhjetë qytetarë grekë dhe dy shqiptarë. Mendohet se grupi i trafikantëve sillnin sasi të mëdha droge nga jashtë dhe i trafikonin në tregun grek. Paralelisht, rrjeti financonte krijimin e plantacioneve për kultivimin e hashashit. Sipas komunikatës zyrtare të policisë, vlerësohet se rrjeti kishte nxjerrë një fitim prej 4,7 milionë euro nga aktivitetet e paligjshme. Hetimet ndaj tyre mësohet se kishin nisur prej disa muajsh për tu arrestuar gjatë ditës së djeshme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here