Malësi e Madhe/ Paloka: Sterkaj goditi Spatharin. Prokuroria të hetojë

0
129

Edi-Paloka-847x477Partia Demokratike ka akuzuar deputetin e PS-së, Paulin Sterkaj, se ka goditur me qytën e armës kreun e degës së PD-së në Malësinë e Madhe, Pjerin Spatharin. Deputeti Paloka deklaroi për për mediat se policia nuk ka reaguar, teksa ka kërkuar nga Prokuroria të nisë hetimet në lidhje me këtë akt kriminal.

“Partia Demokratike dënon me forcë aktin kriminal të përfaqësuesve të qeverisë në KZAZ-në Nr.1, në Malësi të Madhe, ku deputeti Sterkaj dhe banda e tij kanë ushtruar dhunë e presion ndaj numëruesve e vëzhguesve, dhe ndaj përfaqësuesve të Partisë Demokratike, në përpjekje për të ndikuar rezultatin atje. Kulmi ka arritur kur deputeti Sterkaj ka nxjerrë armën dhe ka goditur me qytën e saj pikërisht kreun e degës Pjerin Spathari, i ndihmuar nga banditët e tij. Një akt e një ngjarje e rëndë që ka minuar zgjedhjet në këtë zonë, nisur nga fakti se banda e qeverisë dhe e deputetit Sterkaj gëzon imunitet dhe bën ç’të dojë, me bekimin e Policisë. Në fakt, më e rënda është se vetë policia, në vend se të ndalojë shkaktarët e kësaj dhune, është rreshtuar në anën e banditëve e personave që shkelin ligjin. Prokuroria duhet urgjentisht të nisë hetimet e të vendosë para përgjegjësisë autorët e kësaj ngjarjeje. Ne e kemi dokumentuar ngjarjen dhe do ta paraqesim para vëzhguesve ndërkombëtarë. Partia Demokratike do ruajë çdo votë të qytetarëve, ne jemi të vendosur për këtë, ashtu siç paralajmërojmë këdo që tenton të prekë vullnetin e qytetarëve se do përgjigjet para ligjit”, tha Paloka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here