Lazarat/ Tahiri: Ata që qëlluan mbi policinë do marrin dënimin e merituar

0
143

Ibrahim BashaPas vrasjes së efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, dhe plagosjes së dy efektivëve të tjerë, tashmë jashtë rrezikut për jetën, ministri Tahiri ka organizuar në Gjirokastër një takim urgjent me krerët e unifomave blu të qytetit të gurtë, prej nga pritet të merren masat operacionale për të ndërhyrë nga çasti në çast në fshatin e rrethuar nga forca të shumta policore si dhe nga ato të ndërhyrjes së shpejtë.

“Janë momente të vështira për policinë. Përfaqësuesit e politikës ta dënojnë këtë akt. Shërim të shpejtë efektivëve të plagosur. Ngushëllime familjarëve të policit të vrarë. Ata që qëlluam mbi policinë do të marrin dënimin e merituar”, u shpreh Tahiri.

Mendohet se policia ka informacionin e duhur për grupin e armatosur që qëlloi ndaj efektivë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë. Ky grup, sipas burimeve policore, qendron i fshehur pranë ish pularisë së fshatit.

Nga ana e tyre, banorët e Lazaratit shprehen të shqetësuar se po kryhen arrestime të paligjshme ndaj të pafajshmëve, që nuk kanë lidhje me ngjarjen e rëndë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here