Standard.al

Dieta me perime dhe fruta zgjat jetën, ja sa kg mund të humbni

0

Dieta me perime dhe fruta zgjat jetënPesë porcione në ditë me fruta dhe perime mund të zgjasin jetën për plot tre vjet. Këtë pohon një studim i Karolinska Institut të Stokholmit dhe që është publikuar në “American Journal of Clinical Nutrition”. Studiuesit kanë monitoruar shëndetin dhe ushqimin e 71 mijë burrave dhe grave mes 45 dhe 83 vjeçëve, për një periudhë prej 13 vitesh, gjatë të cilëve kanë vdekur 11.500 njerëz. Si përfundim doli se pesë porcione në ditë me fruta dhe prime zgjasin jetën për një mesatare prej 37 muajsh. “Lidhja mes konsumit të frutave e perimeve me vdekshmërinë, rrallë herë analizohet nga studimet e mëdha. Rezultatet e pak studimeve të kryera deri më sot ishin jo koherente, kurse ky hodhi dritë mbi shumë gjëra në kë7të drejtim”, kanë shpjeguar studiuesit. Veçanërisht, studimi ka treguar se në momentet e stresit më të madh, organizmi kërkon një sasi më të madhe frutash.

 

Dieta

Duke futur sa me shume fruta dhe perime ne dietën tuaj arrini te zëvendësoni ushqime te tjera te cilat kane me shume kalori. Përveç se humbisni peshe ne këtë mënyrë ka dhe një efekt te tjetër pozitiv për trupin tone fal vitaminave dhe kripërave natyrale. Mbase është thjesht zakon ajo qe vendosim ne pjate, për dembelizëm apo thjeshte sepse jemi gjithmonë me nxitim.

 

Sallata

Ne vend qe te përdorni sallatën e zakonshme, fusni spinaqin dhe lakrën te prere shume holle, shtoni përbërësit e tjerë edhe do te shtohet edhe ndjenja e urisë. Te reduktoni niseshtenë: Ne vend te patateve zgjidhni perime te tjera për shoqërim, domate, karote, patëllxhan ne pjekur ne grill. Eksperimentoni: Provoni diçka te re. Shkoni ne supermarket dhe përpiquni te gjeni gjethe vegjetale ekzotike, mbase do te zbuloni shije qe do ti preferoni me shume. Ne restorant: Zgjidhni pjata me perime qe ne shtëpi mbase nuk keni mundësi ti përgatitni për arsye kohe apo për mungese prakticiteti. Pure si alternativ: Keni provuar purenë me lulelakër apo kunguj? Zëvendësoni gjysmën e patateve me një perime tjetër do te reduktoni shume kalori.

 

Vakte me perime

Përgatitni karota krudo, selino, kastravecë dhe përdorini si zemër kur keni uri, ju bëjnë mire dhe mund te hani sa te doni. Festa: Përgatitni një sallate me fruta pylli ne festen tjetër qe do te organizoni ne shtëpinë tuaj apo te një mikeje. Shtoni edhe disa fruta ekzotike për ta bere edhe me te shijshme. Mëngjesi: Shtoni fruta dhe perime ne mëngjesin tuaj. Mjafton një sallate me spinaq apo kunguj dhe një lëng frutash i freskët. Salca me perime: Përdorni perime ose fruta për te bere salca dhe për te shoqëruar mishin pasi ta keni gatuar ne grill.

 

Si ndikon stërvitja tek sëmundjet e zemrës

Ushtrimet u rekomandohen të gjithëve. Për personat me sëmundje të zemrës ushtrimet mund të paraqesin sfidë. Para se të filloni me cilindo program të ushtrimeve këshillohuni së pari me mjekun tuaj. Ushtrimet janë të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut, prandaj ekspertët ua rekomandojnë edhe personave me sëmundje të zemrës. Ekspertët theksojnë që sëmundjet e zemrës nuk është e nevojshme që domosdo të ndalin ushtrimet trupore. Disa persona kanë të meta të lindura të zemrës, por kjo gjë nuk i ka penguar kurrë të jenë fizikisht aktivë. E gjithë kjo është e mundshme me masat e kujdesit dhe me këshillat e ekspertëve më të mirë botërorë.

Nxehuni të paktën 5 minuta.

Pas ushtrimeve zgjatuni të paktën 5 minuta.

Bëni ushtrime me intensitet të ulët (shëtitje) në periudhën prej 30 minutash dhe atë çdo ditë të javës.

Shmangni ushtrimet me intensitet të lartë.

 

Kushtojuni kujdes simptomave të pazakonshme para, gjatë dhe pas ushtrimeve:

Dhimbjet në gjoks

Lodhja

Thartësira në stomak

Frymëmarrja e vështirësuar

Dhimbja në qafë dhe veshë

Marramendja

Dhimbja e kokës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.